Dhjetë ose njëzetë vjet më parë, pyetja ekzistenciale me të cilën përballej Bashkimi Europian ishte nëse kishte ende një qëllim në një botë të globalizuar. Pyetja sot është nëse BE-ja mund t’i përgjigjet efektivisht shokeve madhore që vijnë nga jashtë.
Vendet që e rrethojnë Europën janë të varfra dhe të rrezikshme. Në jug, Xhibraltari ka të ardhura për frymë që zbresin 5-fish. Lufta ka shpërthyer së fundmi në Ukrainë. Konflikti Izrael Palestinë ka vazhduar për më shumë se 50 vjet. Dhe lufta në Irak mezi përfundoi përpara se dhuna në Siri të fillonte.
Për disa dekada pas Luftës së Dytë Botërore, Europa mund të përballonte vështrimin pa interes të asaj që ndodhte përtej kufijve të vet: siguria ishte problem i Shteteve të Bashkuara. Por gjërat kanë ndryshuar. SHBA u tërhoq nga Iraku duke sinjalizuar kufizimet e angazhimit të saj dhe problemet në lagjen e BE-së – jo vetëm në Siri, por edhe në lindje dhe jug – tani po i trokasin në derë. Ndaj duket se prioriteti kryesor i BE-së duhet të jetë mbrojtja e vetes dhe ndihma për të stabilizuar mjedisin e vet.
Megjithatë tre përçarje të brendshme e bëjnë të vështirë për BE-në të arrijë këto qëllime. Britania po pyet veten nëse duhet të largohet. Europa perëndimore dhe lindore janë në vështirësi nga kriza e refgjatëve. Dhe Franca dhe Gjermania kanë prioritete të ndryshme.
Problemi i Britanisë mbi anëtarësinë në BE i ka rrënjët në histori: në vitin 1946, Uinston Çërçill njihet se mbrojti një Bashkim Shtetesh të Europës – por pa Britaninë. Megjithëse ka një lloj eurofobie britanike asgjë thelbësore nuk e ndan Mbretërinë e Bashkuar nga pjesa tjetër e kontinentit.
Pikëpamja rigoroze e Zyrës së Jashtme Britanike për mënyrën si operon BE-ja nuk solli një axhendë për riatdhesimin e kompetencave.
E vetmja kërkesë e rëndësishme e shprehur nga kryeministri David Kamerun në letrën e tij të fundit ndaj BE-së lidhet me migrimin e brendshëm. Britania, ish-kampione e lëvizjes së forcës punëtore, është bërë tanimë e shqetësuar për punëtorët e huaj dhe do të kufizojë aksesin e tyre ndaj përfitimeve sociale. Kjo është me gjasa një pikë ngecjeje në marrëdhënien Britani-BE; por nuk mund të thuhet se është një arsye që t’i japë fund një partneriteti prej 4 dekadash.
Sondazhet tregojnë se referendumi i Britanisë mbi vazhdimësinë e anëtarësisë në BE, që Kamerun ka premtuar se do ta mbajë në fund të 2017, do të ketë një rezultat të ngushtë. Por do të jetë një tragjedi dhe gabim i madh nëse britanikët votojnë për dalje nga BE-ja si një formë e mbrojtjes ndaj trazirave të kontinentit.
Përçarja e dytë u shfaq me krizën e refugjatëve. Në vitin 2014, zgjerimi prej big bang-u i BE-së në vitin 2004 mund të vlerësohej si një histori suksesi, pasi kontribuoi në trazicionin e shpejtë dhe paqësor ekonomik dhe poliitk në Europën Qendrore dhe Lindore. Por duket se unifikimi i vërtetë europian është ende në proces.
Kriza e refugjatëve ka zbuluar se anëtarët perëndimorë dhe lindorë të BE-së nuk kanë të njëjtin koncept për një shtet. Shumica e vendeve të Europës Perëndimore kanë konverguar të paktën de fakto në një përcaktim jo-etnik dhe jo-fetar. Shumica janë shtëpi e minoriteteve të konsiderueshme etnike dhe fetare. Ky nuk ka qenë një transformim i lehtë dhe ka ndryshime në aftësinë e perceptuar të vendeve për të marrë imigrantë, por ndryshimi është i pakthyeshëm.
Shumica e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, megjithatë refuzojnë. Kryeminsitri hungarez Viktor Orban ka krijuar një retorikë të ashpër anti-myslimane. Homologu i tij sllovak, Robert Fiko lajmëroi në korrik se vendi i tij do të pranonte vetëm refugjatët e krishterë. Më herët këtë muaj, presidenti çek Millosh Zeman iu drejtua një grupi të quajtur Blloku Kundër Islamit, duke thënë te mbështetësit se nuk ishin ekstremistë. Dhe ministri i ri për çështjet europiane në Poloni, Konrad Szymanski, nuk priti as 24 orë nga sulmet në Paris përpara se t’i përdorte ato për të denoncuar problemet e Europës.
Kjo nuk është një mosmarrëveshje për politikat. Është një ndarje mbi parimet – ato parime që kanë traktatet e BE-së dhe Karta e të Drejtave Themelore. Në Gjermani, veçanërisht, çdo person i persekutuar për shkaqe politike ka të drejtën e azilit. Përkundrazi keqkuptimit të zakonshëm, kancelarja gjermane Angela Merkel veproi në bazë të vlerave të moralit, jo interesit demografik, duke lejuar hyrjen e një milionë refugjatëve këtë vit.
Gjermania nuk pret solidaritet nga partnerët e vet europianë. Në krye të krizës së migrantëve, ndoshta shpresoi të merrte pak solidaritet. Refuzimi publik dhe kategorik i thirrjes së heshtur të Gjermanisë nga vendet që vazhdojnë të përfitojnë masivisht nga solidariteti europian nuk mund të harrohen lehtë.
Përçarja e tretë ndodhet mes Francës dhe Gjermanisë. Që nga sulmet e 13 nëntorit në Paris, siguria është bërë një objektiv madhor i Francës. Megjithatë, Gjermania është e përqendruar në organizimin e pritjes dhe sistemimit të fluksit masiv të refugjatëve.
Kjo ndarje është më shumë rrethanore se thelbësore. Terrorizmi mund të përhapet në Gjermani dhe refugjatët mund të kalojnë kufijtë. Të paktën për tani, shqetësimet e publik dhe prioritetet e qeverisë janë të ndryshme.
Si Merkel dhe presidenti francez Hollande kanë shprehur zotimin për mbështetje të përbashkët. Franca do të mirëpresë disa refugjatë dhe Gjermania do të çojë ca trupa në Mali. Por gjesti simbolik nuk mjafton. Rreziku mbetet që çdo vend të ndihet sikur është lënë vetëm në këtë rrethanë kritike.
Iniciativa më ambicioze janë propozuar. Sigmar Gabriel dhe Emmanuel Macron, ,ministri gjerman i ekonomisë dhe ai francez, së fundmi bënë thirrje për një fond të përbashkët për të zgjidhur sfidat e refugjatëve dhe sigurisë në Europë dhe për të financuar politika të përbashkëta. Fondi do të shërbejë si një mekanizëm i përqendruar i ndarjes së rrezikut dhe do të jetë një hap modest por kuptimplotë për kalimin e këtij ngërçi te iniciativat e BE-së, në mos te përbashkimi i mbrojtjes dhe sigurisë siç sugjerojnë disa studiues.
Çfarëdo forme të marrë, duhet më shumë guxim. Ndryshe dështimi për të zgjidhur rreziqet dhe sfidat e zakonshme mund të rezultojë në investimin mendor të shtetasve në shtetin komb, duke refuzuar kështu solidaritetin dhe duke bërë thirrje për rikthim të kufijve shtetëror.
Nuk është rastësi që tre përçarjet e BE-së janë shfaqur në këtë moment të përballjes me sfida të pahasura më parë. Presionet e jashtme zbulojnë dobësinë e brendshme. Europa mund t’i kalojë ato ose të thërrmohet para tyre. Krizat binjake të refugjatëve dhe të sigurinë në BE janë një moment i së vërtetës.
Project Syndicate-BIRN
Ishalla shperbehet sa me shpejt ,Qytetaret Europian e kane shtrenguar rripin shume ,por megjithate kjo BE nuk FUNKSIONON.
MINISTRI I BRENDSHEM ITALIAN FRANKO FRATINI DEKLAROI SE:
EUROPA DUHET TE RITHEMELOHET DHE MUND TE FUNKSIONOJE NESE NENI NR 1 I KUSHTETUTES EUROPIANE MOS TE JETE DEMOKRACIA POR RRENJET E PERBASHKETA GREKO-KRISTIANE!!!
FILOZOFI MBI TE CILEN PO LEVIZ FRANCA DHE JANE DAKORT SHUMICA ABSOLUTE E QYTETAREVE EUROPIANE.
Minister i brendshem i Italise sot eshte Angelino Alfano.
Dhe nuk behet fjale per rrenje greko-kristiane, po per rrenje judeo-kristiane.
Informohuni pak para se te shkruani qe te mos beni figure dylekeshe.
Po lapsus ministri I brendshem I italise eshte angelino alfano.
Por thenie e tij eshte si e kam cituar ne emisionin ” virus il contagio delle idee” te rai mbase po te kerkosh e gjen ne Internet.
Dhe nuk eshte thjesht thenie e alfanos po eshte nje nga shtyllat e rilindjes europiane. Qe europa ka ne rrenjet e saj traditen greko – kristiane.
Mbase per vesh te caktuar eshte e rende po kjo eshte e verteta historike e europes qe nuk eshte se eshte e detyrushme per jo europianet.
Mazllem e ke me ze dhe figure te site I rai 2
Programi ” virus il contagio delle idee ” dt.26.11.2015.
pordhe me rigon
Broblemi i europes dhe i gjith botes eshte sot SHBA.
Cdo luft qe behet sot ne bote eshte qe te mbahet ne keme sistemi dollar i cili ushqen ekonomin parasitare amerikane.
Fuck USA
pordhe me rigon edhe ti vella
Obobobobobo, cfare injorance.
Lexoje shkrimin cfare thote: Derisa USA merrej me rregullimin e gjithe halleve te botes, Europa ishte rehat fare. Tani qe USA po merret me shume me hallet e veta dhe me pak me boten, plasen telashet pa hesap ne Europe dhe verdalle Europes.
Kevin, e ke kulturen shume te deformuar per te arritur te kuptosh, qe kjo bote pa USA do ishte nje kazan i madh me mut dhe kriminela. Pa diskutim qe USA ka paresore interesat e veta, por nuk eshte sistemi me i mire qe ka shpikur njerezimi deri me sot. Kur te gjesh ti ndonje me te mire na ndrico edhe ne te tjereve.
europa tani per tani nuk eshte as mish e as peshk.forma e drejtimit eshte shume burrokratike per mos te thene fare e pa efekteshme.nje shte drejtohet ne menyre operative te pa nderprere e jo me komisione e mbledhje burokrati.europa duo mhet te ktheje perandorite e dikurshme dhe te gjeje formen e organizimit efektiv te drejtimit.ajo eshte e shperbere.dhe sa shkruhet nuk ka se cfar te shperbehet.efektivisht forca e europes se sotme nuk ndihet ne asnje drejtim.nena i pranon te gjithe femijet e saje si do qe te jene dhe i barazon me te tjeret.vetem shpendet si lejleku i peshon zogjt e tije me sqep dhe ata qe nuk i plotesojne kushtet i heth nga foleja.me plotesim kushtesh europa nuk formohet kurre.duhet me pare te formohet e me pas te luftoje per ti sjelle popujt ne nje nivel.
lakejte serbe te Kosoves bejne cdo pisllek duke u mbrojtur prapa ombrelles BE europine qe i jane prishur telat dhe veshtire te rrgullohen
Qajini hallin kalorsit se i varen kembet. Qani hallin tuaj me mire se ne do ta paguajme haracin dhe jo gjermanet,francezet apo britaniket.Boll me keto filozofi se nuk do ta rregullojme ne europen por te perpiqemi te rregullojme shtepine tone te vogel qe quhet Shqiperi e cila me perkujdesjen e gjithsecilit mund te behet nje vend me i jetueshem per femijte tane.