Shqipëria, lidhjen më të dobët të internetit në Europë

1 Dhjetor 2015, 11:47Hi-Tech TEMA

Shqipëria renditet e fundit në Europë përsa i përket cilësisë së lidhjes së internetit. Raporti është publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit.

Ky raport e rendit Shqipërinë të 40-tën në Europë, pas Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi, dhe të 94 nga 167 shtete në të gjithë botën, raporton TCH.

“Këto të dhëna tregojnë se në Europë vlera më e madhe e Indeksit të Zhvillimit në Teknologjinë e Informacionit është 7.35 pikë, me të vetmin vend në rajon, Shqipërinë, e cila është nën mesataren e 5.03 pikëve”, thuhet në raport. Shqipëria renditet me 4.73 pikë.

Korea e Jugut renditet e para për lidhjen më të mirë të internetit në botë, duke lënë pas Britaninë, SHBA-në dhe Japoninë.

1 komente në “Shqipëria, lidhjen më të dobët të internetit në Europë”

  1. perkthyesi says:

    Lidhjet me te dobeta, por dhe pagesat me te shtrenjta! C’behet ne ate vend?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje