Drejtoria e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë, në bazë të një ankese të ardhur në Portalin “KOMISARIATI DIXHITAL” me subjekt “Në lokalin Versace shpërndahet drogë”, kanë nisur veprimet dhe pas një hetimi 3 mujor kanë finalizuar operacionin në një nga diskot e qytetit të Vlorës.
Janë arrestuar në flagrancë:
– Xhezmi Zykaj, 24 vjeç, banues në Fier.
– Emiljano Selmanaj, 23 vjeç, banues në fshatin Patos-Fier.
Gjatë periudhës kohore që ishin nën hetim nga Policia, në bashkëpunim me njëri-tjetrin Selmanaj dhe Zykaj kryenin shpërndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike të llojit Kokainë në dy pikat kryesore, në lokalin “Versaçe 1” (përballë Stadiumit) dhe në “Versace 2” (disko në rrugën Transballkanike).
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në lagjen “24-Maji” (të marrë me qera), kanë gjetur dhe sekuestruar:
– 4.5 gr lëndë narkotike Kokainë
– 2.8 gr lëndë narkotike Cannabis Sattiva
– 122 fishekë zhurmues (manovër)
– 5 aparate celularë
–1 automjet tip Audi TT me targë BS679YZ (në pronësi të Emiljano Sulejmanit).
Nashti ti re vllare prie mendjen qy Emiljanua si e ka mbiemrin Selmanaj apo Sulejmani