Policia e Durrësit ka njoftuar se ka gjetur në fshatin Manëz e Vjetër trupin e pajetë të 39-vjeçarit Arben Hasa, i cili ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri.
Më herët, policia kishte gjetur të braktisur mjetin e viktimës në fshatin Shkallë.
Në makinën tip BMW me targë AA 938 DR u gjetën njolla gjaku, fishekë e gëzhoja.
Policia bën të ditur se ka identifikuar autorin e vrasjes dhe është vënë në ndjekje të tij.