Pogradec, kapet fieraku me 5.1 kg kanabis në makinë

1 Dhjetor 2015, 09:16Kronika TEMA
Pogradec, kapet fieraku me 5.1 kg kanabis në makinë

Gjatë kontrollit të ushtruar në postobllokun e ngritur në hyrje të Pogradecit, Policia sekuestroi 5.1 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Specialistët anti-drogë arrestuan në flagrancë Viktor Behajn.

47-vjeçari nga Fieri u kap në vendin e quajtur “Enkelana”. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Mercedes – Benz”me targë AA 336 JC, me të cilin udhëtonte Behaj, në gomën rezervë u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale 5.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe automjeti i markës “Mercedes – Benz”, si dhe 1 aparat celular.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje