SHISH, 4 milion lekë bileta avioni vetëm për udhëtimet në janar

30 Nëntor 2015, 20:28Kronika TEMA

Shërbimi Informativ Shtetëror do të blejë 40 milionë lekë të vjetra, bileta për transport ajor ndërkombëtar dhe siguracion shëndetësor.

Ndryshe nga rastet e tjera, këtë herë biletat do të blihen me prokurim të hapur, por pa identifikuar vendin ku do të udhëtojnë zyrtarët e SHISH.

Për blerjen e tyre do të përdoret Agjencia e Prokurimit Publik.

Shërbimi Informativ Shtetëror është treguar i pakënaqur me fondin e dhënë prej 1.4 miliardë lekësh nga qeveria. Përfaqësuesi i këtij Shërbimi, Ylli Alushi, është shprehur në Komisionin e Sigurisë se, buxheti për 2016-n është i pamjaftueshëm për përballimin e situatës së krijuar, jo vetëm nga kërcënimet terroriste, por edhe nga kriza e refugjatëve që vijnë nga Siria.

Sipas tij, SHISH nuk ka para as për dieta, as për makinat e shërbimit.

5 komente në “SHISH, 4 milion lekë bileta avioni vetëm për udhëtimet në janar”

  1. portokalipsi says:

    futjani droges dhe ju se sju ndjek njeri juve e leriani dietat atyre pak te ndershmeve qe kane ngele

  2. sikur te isha djale says:

    Epo do kete pasur ndonje pune Visho ne Kanada.

  3. salah says:

    Afër SHI-së. Idiots nuk dinë diçka shpesh janë kriminelë

  4. Shefqet Cela says:

    Nga fondet e biletave duket se do te vezhgojne ISIS nga qielli apo komplotet e koalicione nderkombetare kunder nesh!
    Problemet e brendeshme i kane zgjidhur per bukuri!
    HALLALL!

  5. Realisti says:

    Keta Jane ME INJORANTET E TE PAAFTET E MUNDSHEM NUK JANE AS PER VETE TE TYRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje