Një kompani e quajtur “ALENFRA” është sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me një vlerë prej 2 milionë eurosh.
Kompania administrohet nga shtetasja italiane Simonetta Coniglio, ndërsa pasuritë dyshohet se janë vendosur në mënyrë të paligjshme. Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare.
Sipas regjistrimit në QKR, shoqëria ‘ALENFRA” do të merrej me “import – eksport, tregtim me shumicë dhe pakicë i gurëve të çmuar, metaleve të çmuara”, nga Tanzania, në drejtim të Shqipërisë e më tej në Evropë.
“Për këtë arsye, shoqëria ka qarkulluar shuma të ndryshme nga Tanzania në drejtim të bankës në Shqipëri, të cilat arrijnë në shumën e 2 milion eurove. Por lëvizjet e shpeshta në këto llogari (derdhje dhe tërheqje brenda një kohe të shkurtër) kanë krijuar dyshimet se po kryhej veprimtaria e paligjshme e pastrimit të parave”, thekson Prokuroria në komunikatë.
Masa e bllokimit është vendosur fillimisht nga Prokuroria e Kavajës dhe më pas kanë vijuar hetimet për një periudhë njëvjeçare. Nën hetim janë edhe dy shtetas të tjerë italianë, si Sergio Pisaneschi, bashkëshorti i Simonetta Coniglio, si dhe Paolo Tadeo. Nga letër-porositë, është konfirmuar se këta shtetas janë me precedentë penalë në Itali, për “mashtrim” dhe “procedura mashtruese falimenti”.
E cfare ka ketu,per cfare duhet shqiperia,per te vjedhur ose per ta vjedhur,kushe di se kujt i ka shkelur ne kallo ose nuk ka paguar bakshishin,por te vjedhur ,te gjithe vjedhin ne shqiperi,asgje te re nuk ka ketu.Ne fund do paguajne gjykates dhe prokuror dhe do ikin rehat ne shtepi,kur deputeti eshte hajdut dhe vrases ,cpret nga te tjeret?