Revolta e një nëne: Gjykata e liroi, por do ta vras unë atë që më vrau djalin e vetëm

27 Nëntor 2015, 10:07Kronika TEMA

Gjykata e Apelit në Korçë ka dhënë ditën e djeshme vendimin për Elton Bregun, autorin e vrasjes së Klement Hoxhallarit, 28 vjeçarit nga Pogradeci.

Ai u dënua me 18 vjet burg, ndërsa personi që akuzohej si bashkëpunëtor i tij, Redi Kazerna, është liruar në sallën e gjyqit.

Kjo ka sjellë irritimin e nënës së viktimës, e cila ka thënë: “Gjykata e liroi, por do ta vras unë”!

Prokuroria thotë se krimi që ndodhi qershorin e shkuar, ka vetëm një autor dhe ndodhi në një bilardo.

Por, nëna e 28-vjeçarit shprehet se i biri është vrarë nga 5 persona.

Kam marrë dëshminë e një gruaje që shiste misra pak metra larg vendit të ngjarjes. E kam regjistruar gruan dhe ia kam çuar edhe prokurorisë, por prokurorët Dorina Bejko dhe Sotir Kllapi nuk e morën parasysh. Krimi ndodhi në një lokal dhe atje ka pasur kamera, por filmimet e zhdukën. Pronari dhe kamerieri i barit nuk dëshmuan nga frika, se u kërcënuan. Por djalin ma goditën me thika 5 veta. 2 prej tyre i mbanin duart mbrapa dhe të tjerët e kanë goditur me thika. Por ekspertiza nuk gjeti as thikën dhe asgjë tjetër. Në këtë çështje kanë ndërhyrë njerëz me pushtet. Dënuan vetëm njërin prej tyre vetëm 12 vjet dhe 1 tjetër për moskallëzim krimi, ndërkohë që ata ishin bashkëpunëtorë në krim bashkë me ata të tjerët. E gjithë ngjarja u manipulua.

Që nga policët dhe ata që bënë ekspertizën, deri te spitali, gjyqi me prokurorët dhe gjykatësit, se ishin 3 gjykatës, Liradin Lila, Admir Belishta dhe Arben Lera. Prokurorja Dorina Bejko e ka manipuluar procesin bashkë me Sotir Kllapën. Ata i fshehën të gjitha provat dhe thikat nuk u gjetën. Kërkova të shihja ekspertizën nga mjeku ligjor Hasan Laho, por ma kanë fshehur se edhe atë e kanë kërcënuar. Vrasja ishte programuar. Gjykata e uli dënimin nga 18 vjet në 12 se gjoja ai ishte jetim. Ne kërkojmë drejtësi, se na morën dritën e syve kot. Dora vrastare ma mori djalin e vetëm e më mbylli derën”, tha ajo.

Të njëjtën gjë thotë edhe babi i viktimës, Nevzat Hoxhallari.

Ma ngritën djalin nga gjumi për të ma vrarë. Gjykata liroi personin që e telefonoi dhe e thirri tek lokali, ku një grup personash i morën jetën, ndërsa ai që e qëlloi me thikë do të dalë shumë shpejt. Përveç korrupsionit, nuk gjej fjalë tjetër.

 

Unë e rrita atë djalë me gjak, nuk arrita ta shoh të martohet, të bëhet prind. Më mbylli derën. Çfarë drejtësie është kjo? E vrasin djalin në mes të rrugës dhe i lënë të lirë. Mua djalin nuk ma kthejnë më, por edhe me kaq nuk i lë. Ata i fshehën provat dhe lanë të lirë kriminelët,” thotë babai i viktimës për gazetën Panorama.

Djalin e kishin goditur tetë herë me thikë, ata thanë që e qëlluan katër herë. Dy persona e kishin mbajtur nga kyçet e duarve, ndërkohë që Elton Bregu e godiste me thikë. Askush nuk i nxori këto prova. Kanë qenë pesë persona që e vranë tim bir, por policia dhe shteti i fshehën. Nëse autorët do më kishin kërkuar pronën, do ua jepja, në një qese plastmasi do flija dhe të kisha djalin gjallë”.

28 komente në “Revolta e një nëne: Gjykata e liroi, por do ta vras unë atë që më vrau djalin e vetëm”

    1. i says:

      Ti or zonje ne rradhe te vrit dorinen qe sshte ajo qe duhet te te jepte drejtesi e ta futi, pastaj merru me autoret e tjere te krimit

      1. Adriatik says:

        Kerkoji Putinit te filloi bombardimet aty se me turkoshqiptare s’ka shtet.

    2. Kusaxhe says:

      Shtet pa shtet pa drejtesi ne rradhe te pare do hek qafe drejtesia turp edhe per qeverin qe i ndigjon i sheh dhe Nuk mund te veprojn , jeta ne duart e kriminelave

  1. Shqipo says:

    Hajt te te marre malli per Shqiperine pastaj! Ai vend ka drejtesine me te korruptuar edhe ne Ballkan,edhe ne bote! Komplet sistemi gjyqesor dhe politik eshte kriminal dhe i neveritshem!

    1. Viktima says:

      Kot e ke qe hakerrehesh! Po ka byth ndonje nga prinderitte shkoj te marr hak tek prokuroete gjyajtesit qe te zene mend te tjeret! Shqiptaret vriten kot me kot dhe nuk hakmerren per ata qe i rivrasin! Cfare i beri Vlora sali berishes po ata te 21 janarit!!

      1. Kristo says:

        Bravo, shume e sakte

    2. Lutraku says:

      Doli perseri emri i ARBEN LERES. Krimbi dhe degradimi i sistemit gjyqesor ne Korce. Me rroge gjyqtari ka investuar rreth 1 milion euro ne biznesin e tij. Jepte gjykime kur ndodhej ne USA. Per keta duhet bere reforma ne drejtesi.

  2. nuk ka drejtesi says:

    ti e rrite ate djale dhe ata e futen ne dhe.dhe gjykatat tona tallen me jetet e njerezeve.ju qifsha demokracine dhe drejtesine qe i kemi sjell ketij vendi!

  3. rrofshin te drejtat e njeriut says:

    ku eshte amnesty international per te drejtat e njeriut qe benne ham ham kot,pse nuk i shikon keto raste? po su vu denimi me vdekje nuk behet ky vend!

  4. Vladimir Putin says:

    ti bombardojme

  5. rikard says:

    Ske faj moj nene dhe cuditen pse ka hasmerira nuk e di shkakun e sherrit por si meŕret jeta tjetrit , jo te marrin hake por dhe qe e moce tja u zhdukin me pare prokurorit dhe gjykatesit.

  6. Iliria says:

    Drejtesia ne Albanistan eshte kancer…

  7. xx says:

    gjynah nga zoti,krim!!!!

  8. taipi says:

    ah shtet kurve me kete drejtesi vetem sa perhap gjakmarrjen o ju qifsha ropt!

  9. Prokurore te korruptuar ne palce !Drejtesi e blere nga kriminelet !

    1. Eduard says:

      Mjere populli i shkrete ne duart e kujt ka rene Shtet prokurori gjykate dhe kriminele jane bere nje

  10. Kristo says:

    E dashur zonje! Kjo drejtesi eshte me e felliqura qe ka pasur ndonje here historia e Shqiperise, pasi edhe ne kohen e Enver Hoxhes, gjykatesit e zbatonin ligjin me perpikmeri. Ky tipi qe eshte denuar me 12 vjet pas dy vjetesh ka per te dale per sjellje te mire. TURP TURP TURP. I refuzoj keto gjyqtare qe nuk kane piken e etikes ne pune por kane per zot vetem parane. TURP

  11. llapi says:

    Paguaj ndonje xhihadist nga Kosova se ato i njohin mire keto pune te ngrejn Gjykaten e Korces zgubthi megjithe Gjykates

  12. mir says:

    lavdi shkelqesise se tij zotit ENVER HOXHA.

  13. formim says:

    Vetem vetegjygjesimi ben pune ne kete vend .
    Krimineli denohet 12 vjet ???? E pabesueshme .

  14. zaho says:

    Qeni qe leh nuk te ha thon I hiqni qafe me vrases e me prokuror pa llapur

  15. demo says:

    Reforme ne drejtesi,dmth. te pushohen menjehere nga puna te gjithe prokuroret dhe gjykatesit dhe te merren ne pune ata qe kane perfunduar universitetin e Tiranes me 10.Jane me dhjetra studente te shkelqyer.

  16. nardi says:

    Ne kete situate duhet te hidhet ne gjyq prokuroria e korces.Autoret e krimit meritojne edhe denimin material, jo vetem fizik dhe moral, per tragjedine dhe demin qe kane shkaktuar kesaj familje.

  17. vala says:

    Jam shume dakort me @demo.

  18. njeri qe ka kallash says:

    Akoma nuk e kan kuptuar shqiptaret qe drejtesia ne ate vend eshte kallashi? Mbani armet fort se do tju duhen…dhe po I keni dorezuar blini te reja.

  19. 2015 says:

    Ah more prinder te gjore!!! teksa mu trishtua shpirti, dhimbshem ju besoj… Kriminelet qe ju kane marre djalin dhe kriminelet qe nuk i ndeshkuan jane qe kur ndodhi hataja te ndeshkuar!!! Mos i ndyni duart!!! Djali juaj nuk do ta donte kete gje!!! Ai do qe ju ta kaloni sa me lehte dhembjen (edhe pse e pa pershkrueshme)…Jetoni sa me gjate e sa me bukur qe kujtimi i djalit tuaj te jetoje sa me gjate e sa me bukur me ju!!! Mos mendoni se hakmarrja ju heq dhembjen, e mos mendoni se ata rrugace kriminele do kene nje jete te mire!!! Ndonjehere ata qe jane gjalle vuajne denim me te madh se edhe vete vdekja!!! do jua degjoni krismat!!! Ndonjehere “AI” qe eshte mbi ne te gjithe, dhe pse nuk do ta uroja t’ju ndodhte gje familjareve te tyre, ta jep denimin aty ku te dhemb me shume!!! Lerini te vuajne ne ndergjegjen e tyre te kalbur e te dekompouar!!! Ky eshte mjerimi dhe ndeshkimi me i madh!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje