Kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë Gerd Hoxha shprehet në një intervistë për BIRN se për Reformën për Drejtësi po merren si model vende pa një demokraci të konsoliduar.
Nga Ben Andoni
Institucionet për monitorimin e gjyqtarëve ekzistojnë. Ato janë ILDKPI, Inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë etj… Me to është e mundur të kontrollohen gjyqtarët, thotë kreu i Unionit të Gjyqtarëve. Por, këto institucione veçanërisht ILDKPI dhe Inspektoriati, i cili duhet të jetë vetëm një dhe nën varësinë e KLD-së dhe jo të Ministrisë së Drejtësisë, duhen trainuar dhe mbështetur; duhen shtuar kapacitetet njerëzore dhe infrastruktura e tyre, në mënyrë që të përballojnë volumin e madh të punës që kanë për të kryer, sipas z.Hoxha. Ai është më i hapur për median dhe e kërkon bashkëpunimin e saj, kurse nga ana tjetër shprehet edhe për modelet e gabuara që janë marrë për këtë Reformë. “Me keqardhje ne kemi konstatuar se: Strategjia ofron modele të disa shteteve që kanë probleme të theksuara në demokracinë e tyre të brendshme (Serbi, Ukrainë). Unë besoj se: Shqipëria sot është më mirë se para 25 apo 15 vjetësh. Demokracia jonë është më e konsoliduar dhe nuk ka ngjashmëri me këto vende. Për më tepër, ne sot kemi gjysmën e trupës së gjyqtarëve të dalë nga shkolla e magjistraturës, të cilët kanë një nivel të lartë profesional e etik, gjë e cila nuk është evidente tek këto shtete”, shton ai.
Në ditët tona ka një anatemim të madh, kur vjen puna për gjyqtarët. A është e vështirë që të kontrollohen në konceptin tuaj dhe a janë të mjaftueshme strukturat që mund të verifikojnë drejtpërdrejtë dhe tërthorazi korrupsionin e tyre?
Hoxha: Ju falënderoj për pyetjen dhe mundësinë që po më jepni për t’u shprehur edhe ne gjyqtarët lidhur me Reformën në Drejtësi. Sa i përket pyetjes Tuaj dëshiroj të theksoj se: aktualisht me institucionet që ekzistojnë (ILDKPI, Inspektoriati i MD dhe KLD, KLD, etj…) është e mundur të kontrollohen gjyqtarët. Por, këto institucione veçanërisht ILDKPI dhe Inspektoriati ( i cili duhet të jetë vetëm një dhe nën varësinë e KLD dhe jo të MD) duhen trainuar dhe mbështetur; duhen shtuar kapacitetet njerëzore dhe infrastruktura e tyre, në mënyrë që të përballojnë volumin e madh të punës që kanë për të kryer. Për pasojë, mendoj se, nuk është i nevojshëm krijimi i superstrukturave kushtetuese për të kontrolluar gjyqtarët. Paratë që janë planifikuar për të rekrutuar personat që do punojnë në këto superstruktura (që më thënë të vërtetën janë shumë) është më mirë t’iu shpërndahen institucioneve ekzistuese. Aq më tepër që këto superstruktura do të mbledhin informacion nga strukturat ekzistuese”.
Ka shumë struktura që merren me drejtësinë dhe krijimi i superstrukturave kushtetuese, që propozohen, do t’u vendosen këtyre ekzistuese. Pse bëhet kaq e vështirë puna për transparencën, kur vjen puna për gjyqtarët?
Hoxha: Unë mendoj që pjesa më e madhe e gjyqtarëve në Shqipëri dëshirojnë të ketë një Reformë, përfshi këtu edhe rritjen e transparencës së punës së tyre. Madje UGJSH ka ndërmarrë nisma për të bashkëpunuar me median (sidomos gazetarët investigativë) për të sjellë më afër publikut punën e gjyqtarëve, sesi zhvillohen proceset, rregullat dhe kohën e domosdoshme që kërkon zhvillimi i një procesi të rregullt ligjor. Mendojmë se kjo do të jetë një iniciativë e mirë për të ulur perceptimin negativ që publiku ka ndaj nesh”.
Cili është koncepti i organizimit tuaj sa i përket rekrutimit të gjyqtarëve, sanksionimit me ligj të sistemit të gradave me tre shkallë, i cili do të parandalojë rikthimet e padrejta në sistem dhe do të ulte presionin ndaj gjyqtarëve në promovimin e tyre?
Hoxha: Sikundër e kemi shprehur edhe në rekomandimet tona drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë më dt.16.09.2015, ne jemi të vendosur që gradualisht të kalohet në sistemin e rekrutimit të gjyqtarëve vetëm nga Shkolla e Magjistraturës dhe ngritjen e gjyqtarëve në detyrë vetëm mbi bazën e eksperiencës së tyre profesionale si gjyqtarë. Por, me keqardhje shohim se, në Strategjinë e miratuar në korrik 2015 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka një devijim nga ky sistem që ne kërkojmë.
A janë disi arbitrare propozimet për t’u mbështetur në modele të huaja?
Hoxha: Modelet janë gjithmonë të vlefshme për t’iu referuar. Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm në përzgjedhjen e modeleve që duam t’iu ngjasojmë. Me keqardhje ne kemi konstatuar se, Strategjia ofron modele të disa shteteve që kanë probleme të theksuara në demokracinë e tyre të brendshme (Serbi, Ukrainë). Unë besoj se Shqipëria sot është më mirë se para 25 apo 15 vjetësh. Demokracia jonë është më e konsoliduar dhe nuk ka ngjashmëri me këto vende. Për më tepër, ne sot kemi gjysmën e trupës së gjyqtarëve të dalë nga shkolla e magjistraturës, të cilët kanë një nivel të lartë profesional e etik, gjë e cila nuk është evidente tek këto shtete. Ka plot shembuj të tjerë që mund t’iu referohemi, shembuj që kanë rezultuar produktivë ndër vite. Një problem tjetër që ne vazhdojmë të kemi është marrja e modeleve dhe implementimi i tyre on block, pa marrë parasysh kushtet dhe rrethanat në të cilat gjendet vendi ynë.
Kur Te pastrohen qelbesirat si ALAUDIN MALAJ dhe shoke atehere do e kuptoni cfare do te thote gjyqesor. Por keto qelbesira do pastrohen me te njejten monedhe si u formuan… Pyeteni Laon se ta thote vete.
fuck you corrupt thief.
yyppp Xhixhi
Sipas ketij palloshi ne 25 vjet demokraci vetem gjysma e gjyqtareve jane me dipllome nga shkolla e magjistratures… Po gjysma tjeter ?!?! Domethene gjysma tjeter nga Shkolla e Plepave.. Gjysma e administrates gjyqesore te pakualifikuar.. Hajde mendje hajde.. 25 vjet me gjysem administrate te pakualifikuar.. Gjysem thote ky por e dime qe eshte gjysma e gjysmes te gjysmes…
Po si te jeni pro….KREU I UNIONIT TE MAFIES…!!!!!. Une, ashtu si dhe Z.Ben Blushi, NUK e besoj se do te ndodhi, prandaj beni qejf o funderina…
Sa mund ta kete ky tipi sasine e miljonave ne bankat qe nuk e dime ne fakiret????????????????
Ky ka nevoje per nje transparence rrenjesore dhe pastaj te pyetet per keto qe kerkon ky gazetari.
ky kokrra e gjyqtarit mos merzitet se ja ka dosjen edhe ketij “rruga e elbasonit”. duhet shkrire i gjithe sistemi gjyqesor e te ngrihet nga e para pasi tju jete bere verifikimi i pasurise nje per nje e kush nuk justifikon qofte edhe nje qindarke te mos pranohet ne sistem.
Ti i pari duhet te vesh ne burg se largimin e ke pak.Sidoqofte bej c’te thote palaco Sali.
Kreu I unjonit te gjygjtareve Gert Hoxha-po lufton me shpirt neper dhembe per tu lene ndonje hapsire sado te vogel,ketyre kriminelave,dhe hjduteve te pa meshirshem sic jane gjygjtaret e sotem actual,qe nuk lene as dhe nje hallexhi,pa ja shkundur astarin e xhepave..Keta jane,
ushtaret e kryekriminelit Berisha, qe e kan lene te livadhise si I don
prapanica..Shoqatat e mirefillta te intelektualeve mbare shqiptare,duhet te jene ne nje mendim te perbashket..Se ne shqiperi, pese partite e sotme,sic jane; PD-ja,PS-ja,LSI-ja, PR-ja,dhe PK-om..
Me cdo cmim, kjo shoqate duhet te krijoi mundesine e nje referendum mbare popullor,me qellimin e mire qe partit ne fjale duhet te nxierren jasht ligjit,neqoftese shqiptaret do te duan te gjejne vetveten Brenda
hapsirave te ligjeve,burimet e secilave duhet te jene themelet e demokracise se vertete…
Ore ju të gjithë revolucionarë e rilindas që doni të fshini të kaluarën dhe të nisni nga fleta e bardhë.
Me ça do i zëvendësoni gjyqtarët? Apo me tipa alla kaubojsi i Lezhës?
Pse qeveria kërkon të vendosë nën kontrollin e ministrisë, gjyqtarë që mund të vendosin të dënojnë shtetin, e vendime të tjera që nuk i pëlqejnë qeverisë.
Ne kemi qeveri të korruptuar, deputetë të korruptuar, gjykatës të korruptuar… tani kush nga këta duhet të kontrollojë të tjerët?
Zoti Hoxha. Te te vij turp qe del e flet per drejtesin dhe per gjyqetar te ndershem. Vetem plehrat kan betur ne gjyqesor dhe ti je nje plehr qe mer ne mbrojtje plehrat. Po u ka mbetur nje fije cip, fillo nga vetja dhe terhiqu, se e keni ber kete populle te flas me vete o plehera.
Ky eshte nje hajdut me cizme qe se ka shokun. Ah po ka te shoqen bashke hajdute
O eklipso,me pastrimin e drejtesise nga prokuror dhe gjykates te superkorruptur ne deri me tani,do te jene vete gjykatesit e rinje dhe te moralshem si dhe demostratat e fuqishme dhe te pa ndalshme ne mbrojtje te shtetit te se Drejtes,qe do te pastrojne parlamentin,qeverine dhe gjygjesorin e prokurotine nga te koruuptuarit e te lidhurit me krimin me ze,figure dhe deshmi te gjalla.
Cdo pesimizem eshte nje grusht ndaj vetes,familjes dhe Shqiperise ne progres njerezor.Binduni,besoni dhe protestoni ne ndertimin e shtetit te se Drejtes,Shqiperia ka nevoje per Ju.