Policia e Vlorës ka sekuestruar 128 kilogramë marijuanë ndërsa ka arrestuar 3 persona si posedues të lëndës narkotike, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Personat janë kapur në momentin kur po tentonin të shkëmbenin lëndën narkotike, vlera e të cilit kapte shifrën 120 mijë euro.
Operacioni i policisë është zhvilluar në fshatin Trevllazër dhe droga është gjetur në banesën e një prej personave të shpallur në kërkim, e cila shërbente si bazë për përpunimin dhe mbajtjen e lëndës narkotike.
Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri automatik (2- model 56 dhe 1- Sharrz), 3 krëhëra me 6 fishekë,1 automjet Mercedez-Benz me targë AA542MP dhe 4 celularë.
Të arrestuarit janë:
Janë shpallur në kërkim:
Kujt i plasi. Nuk ka ujë, dhe po na përmbyt një shi, shteti harxho mund kot me hashashin që nuk i bën dëm njeriu.
Shteti ja ka rrit vetë çmimin hashashit që të kultivojnë vetëm miqtë e Koços.