Rrahën kreun e PD-së nën sytë e së bijës, arrestohen dy 17-vjeçarë

23 Nëntor 2015, 11:32Kronika TEMA

Policia e Sarandës ka arrestuar të dyshuarit për rrahjen e kreut të PD-së në Sarandë, Hariz Mema.

Ata janë dy 17-vjeçarë, Kevin Hoxhaj dhe Dorian Kamberi.

Këta të fundit akuzohen se e kanë goditur me mjete të forta Memën, të premten që shkoi.

Mema ka qenë nën shoqërinë e të bijës dhe një miku, në momentin që është sulmuar.

Për momentin nuk dihen arsyet e dhunës ndaj tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje