Moti i keq, ja masat e marra nga OSHEE

22 Nëntor 2015, 12:00Kronika TEMA

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nepermjet rrjetit shperndares te energjise elektrike.

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, brigadat e OSHEE po bëjnë maksimumin për riparimin e defekteve brenda kohe të shkurtër. Gjithashtu, shoqëria thekson se ndërhyrjet në rrjet kanë mimuzuar defektet, megjithatë problem vijojnë të mbeten zonat rurale.

Në 10 Drejtoritë Rajonale dhe ne terren po punon një personel prej 1200 punonjësish për riparimin e defekteve, të ndara në 16 grupe për ndjekjen e regjimit të punes dhe 20 inxhinierë të sigurisë në punë.

Nga avaritë te Tensioni i Lartë janë prekur këto zona:

-Linja L 30-5 Shkozet – Mali Robit

-Linja 30-3/1 Shijak – Ndroq

-Pa energji Nst Durrës dhe N/st Porto Romano për shkak të demtimit të linjave 35 kV

– N/st Shkozet vazhdon puna për zëvendësimin e transformatorit të dëmtuar në linjat TM 20 kV, 10 kV, 6 kV

Nga avaritë në Tensionin e Mesëm, janë prekur këto zona:

Gjirokastra

Ka në avari 12 fidra si pasoje e erës së forte dhe kohës së keqe me shi gjate natës e në vazhdim. Zonat e mbetura pa energji janë: Ballaban, Piskovë, Sukë, Lekli, Lunxheri/ Kelcyrë; Zagori, Lazarat /qytet Gjirokastër, Kosine Petran/ Permet

Kukës

Ka në avari 9 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: Rexhepaj, Kalimash, Cahan, Qytet Kukes; Lekbibaj, Fierzë, Rragam, Valbonë, Bujan Pac në Bajram Curri

Burrel

Ka në avari 14 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: zonat Shupenzë, Kraste, Komsi, Klos, Cerrunje, Sllove, Zall Dardhe

Durrës

Ka në avari 19 fidra dhe zonat e mbetura pa energji jane zonat Xhafzotaj, Spitallë, Romanat, Koxhas dhe ish Kenete

Masat e marra nga OSHEE:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje