INTERVISTA/ Shkëlqim Hajdari: Prokurorët t’i vënë prangat kolegëve të korruptuar

22 Nëntor 2015, 16:20Kronika TEMA

Nga Ben Andoni

Modeli anglo-sakson, sipas tij, do të ishte moduli i parë, që do ta ndihte Reformë në Drejtësi.

“Kam qenë dhe jam i mendimit se në këtë Reformë duhet të përfshiheshin edhe elementë të së drejtës anglo- saksone. Gjykimi në shkallë të parë me JURI do të pastronte gjyqësorin nga paaftësia dhe korrupsioni dhe do të përfshinte publikun në dhënien e Drejtësisë . Shqipëria ka traditë në lidhje me efektivitetin e jurive”. Nga ana tjetër, ai e shikon me shumë optimizëm drafti e përgatitur për ndryshimet që prekin institucionin e Prokurorisë, të cilat me ndryshimet e duhura japin mundësi dhe parashikojnë ndryshime, të cilat e ulin interferimin e politikës në punën e Prokurorisë në përgjithësi dhe për çështje konkrete, ku pjesë e hetimit janë edhe përfaqësues të politikës . Për të një Reformë e mirë do të thotë përmbysje e centralizmit arkaik, i cili ka shkatërruar pavarësinë, sistemin e karrierës, transparencën, efektivitetin e hetimeve…

Duket sikur prokuroria, e cila përfaqëson autoritetin e shtetit si palë në gjyqe, nuk ia arrin shpesh qëllimit, kur është punë për çështje, ku zakonisht interferon politika. Në konceptin tuaj, si duhet të jetë Reforma që ka lidhje me vetë institucionin e akuzës?

Hajdari: Drafti i përgatitur për ndryshimet që prekin institucionin e Prokurorisë parashikon ndryshime të cilat e ulin interferimin e politikës në punën e Prokurorisë në përgjithësi dhe për çështje konkrete, ku pjesë e hetimit janë edhe përfaqësues të politikës . Reforma në Prokurori është përmbysje e centralizimit arkaik, i cili ka shkatërruar pavarësinë, sistemin e karrierës, transparencën, efektivitetin e hetimeve. Ndryshimi më i rëndësishëm është krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili do të jetë organi vendimmarrës për emërimin, karrierën dhe shkarkimin e prokurorëve. Ky këshill do të përbëhet nga përfaqësues të trupës së prokurorëve dhe nga përfaqësues që do vinë nga bota akademike , organet kushtetuese dhe Shoqëria Civile.

A ka ardhur koha që vetë Prokurori i një çështje të caktuar të ketë përgjegjësi për dështimet. A mendoni se institucioni i akuzës është thembra e Akilit në këtë reformë?

Hajdari: Teorikisht edhe pa këto ndryshime të pritshme, prokurori që heton ose përfaqëson një çështje në gjykatë është përgjegjësi kryesor si për suksesin dhe për dështimin. Decentralizimi i sistemit të prokurorisë i bën realisht prokurorët të pavarur në punën e tyre. Po reformimi i institucionit të akuzës është pjesa më e rëndësishme e kësaj reforme. Është prokuroria që do të hetoje dhe do të çojë përpara Drejtësisë individë apo grupe kriminale të përfshira në krimin e organizuar dhe korrupsionin. Për të qenë më konkret prokurorët kanë sfidën që të çojnë përpara Drejtësisë edhe kolegët e tyre, të cilat janë të korruptuar, gjyqtarët, deputetët, ministrat dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. Është sfidë e madhe por me vullnet dhe mbështetje të aktorëve brenda vendit dhe me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së mund të realizohet.

Çfarë keni propozuar personalisht për mbarëvajtjen e kësaj reforme?

“Kam qenë dhe jam i mendimit se në këtë Reformë duhet të përfshiheshin edhe elementë të së drejtës anglo- saksone. Gjykimi në shkallë të parë me JURI do të pastronte gjyqësorin nga paaftësia dhe korrupsioni dhe do ta përfshinte publikun në dhënien e Drejtësisë. Shqipëria ka traditë në lidhje me efektivitetin e Jurive. Prokurorët dhe Gjyqtarët e rinj fillimisht duhet të hetojnë dhe gjykojnë jo çdo çështje dhe me kalimin e viteve duke fituar eksperiencë të marrin përsipër hetimin dhe gjykimin e çështjeve që kanë të bëjnë me vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, siç mund të jenë ato të krimit të organizuar , korrupsionin , trafiqet e kështu me radhë.

Në dokumentet për prokurorinë janë evidentuar vazhdimisht probleme, që shkojnë nga politizimi i skajshëm i procesit të përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe mungesa e pavarësisë së prokurorëve në hetim. Promovimi i prokurorëve vazhdimisht lë për të dëshiruar. A e shihni të realizueshme në kushtet e Shqipërisë këtë reformë?

Hajdari: Përsa i përket ndryshimeve që kanë të bëjnë me Prokurorinë duket se të gjithë aktorët dhe faktorët kanë rënë dakord për t’i realizuar këto ndryshime . Reformimi i prokurorisë do ta nxjerri nga politizimi përzgjedhjen dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm . Do të garantojë ligjërisht pavarësinë e prokurorëve në hetim dhe përfaqësimin e çështjeve në gjykim në të gjitha shkallet . Sistemi i karrierës do të bazohet mbi kritere të forta profesionale, morale dhe eksperiencës së gjatë në punë . Suksesin e kësaj reforme për prokurorinë e shikoj se përveç ndryshimeve strukturore duhet të mbështetet fort dhe me përmirësimin e kushteve të punës, logjistikës, mbrojtjes së jetës së prokurorëve dhe familjeve të tyre , rritjen e pagave, sigurimin e jetës etj…

11 komente në “INTERVISTA/ Shkëlqim Hajdari: Prokurorët t’i vënë prangat kolegëve të korruptuar”

  1. beso says:

    Ky Hajdari eshte tamam hajdar… E degjeneroi Llalla duke e rrahur dhe spati kurajo tw thosh qw me rrahu…ka mbet ky te jape mendje nje polic i rendomte ..

  2. Tik Llalla says:

    Reforma eshte ceshtje infrastrukturore.
    Ti kerkosh Cimit te jape mendimin e tij ped reformen, eshte komplet per te qeshur, pervecse nese Cimi i ka shpjeguar ne intimitet gazetarit se ai me fuqine magjike qe i ka dhene Allahu, do luftoje te keqen e ketij vendi.
    Kush e njeh nga afef Cimin, thjesht nuk mund ta marre sefiozisht

  3. Alv says:

    Ku e njef cimin ti mer qe flet kot.. Mos hani m*t kur nuki njifni njerzit

  4. Luan says:

    Shkalla e pare me Juri do te ishte mrekulli. Do te pastronte gjyqsorin nga cdo e keqe e mundeshme.Por eshte shume e veshtire e thuajse e pamundur. Aresya kryesore eshte se dhe gjyqtaret kane tarafet e tyre ne politike e ne parlament dhe nuk lejojne te realizohet kjo. Pra, Juria eshte perfekte, per Shqiperine eshte utopi. Ketu ne pergjithesi vepron interesi ne forme amalgamesh dhe nuk vepron e drejta. Flitet e perflitet rreth se drejtes, por ne fund vendos veton interesi ne forme grupi me shumice.

  5. genc says:

    Nga te paret qe duhet arrestuar eshte vet ky hajdari i cili eshte nje nga prokuroret me te korruptuar ne sistem ishte sekseri i bamir topit.

  6. dfg says:

    Keta teveqelet flasin kot per KORRUPSIONIN dhe te KORRUPTUARIT!
    Nuk eshte aspak e lehte,bile e pamundur qe te kapesh me PRESH ne dore nje gjyqtar qe merr apo kerkon PARE!!!
    KORRUPSIONI DHE TE KORRUPTUARIT KAPEN VETEM ME NJE MENYRE:
    -Te kontrollohen,verifikohen te gjitha procedurat e seancave gjyqesore dhe ne fund te kontrollohet VENDIMI i cdo gjykatesi!
    Ne cdo vendim,nje pale fiton,ndersa tjetra humb!
    Pervec ndjekjes ligjore ne shkallet e larta te gjyqesorit,te kontrollohen te gjitha vendimet gjyqsore,duke pare te gjitha dokumentet,ankimet e pales humbese dhe per cdo vendim apo shkeje te ligjeve e procedurave gjyqesore aty gjendet ne se e ka SHKELUR APO JO LIGJIN GJYQTARI!!!
    Per cdo shkelje ligjore gjyqtasri ose te denohet per PA AFTESI,ose te DENOHET ME BURG,sipas shkalles se SHKELJES SE KRYER!
    Nje gjyqtar merr nje VENDIM TE PADREJTE kur eshtre’
    -I PA AFTE:
    -Kur eshte i KORRUPTUAR!!!
    Vetem kesdhtu zguket KORRUPSIONI,KAPEN TE KORRUPTUARIT dhe mbrohet drejtesia!!!

    1. Kusaxhe says:

      Te pergjigjen nga viti 92 e deri ne 2015 te gjithe hajdute e mashtrusa jane ,
      Kane fituar kush ka paguajtur me shume

  7. mike says:

    O cimi po ku i gjete gjith ato prona ti. se je edhe rom edhe i jashteligjshem. pse nuk e nxjerr bajomen ne televizor. me 2 apartamente dhe 2 vila me 3 makina. femijet ne shkolla private… me qindra pushime jashte shtetit, ti je fytyra e korrupsionit. nga i gjete te ardhurat o lekurzi… i paturp.

  8. sheherazade says:

    Te gjithe hedhin parrulla:
    Te hetohet Luli.
    te hetohet Sala.
    Prokuroria te mmerret me Ramen.
    Te hetohet Meta.
    te pushohet Gjin Gjoni.
    Te hetohet …. gjithe shqiptaret ….
    Por askush nuk shkon ne prokurori te jape denoncim apo ndonje prove, por vetem kakarisin.
    Te gjitheve juve qe bertisni keshtu, une ju bej thirrje ti hani m… prokurorise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje