Problemet nga përmbytjet, ja akset më problematike

22 Nëntor 2015, 15:30Kronika TEMA

Reshjet e shiut kanë rënduar qarkullimin duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore.

Policia e Tiranës në një komunikatë për mediet ka bërë të ditur akset ku ka probleme me qarkullimin për shkak të përmbytjeve duke u bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm.

Përveç autostradës Tiranë-Durrës, probleme hasen në bllokun “Don Bosko”, “Komuna e Parisit”, “Pallati me Shigjeta”, “Qendër Kamëz”, “Qendër Kombinat” dhe “Rruga e Qelqit”.

Komunikata e policisë:

Për shkak të situatës së rënduar të reshjeve të orëve të fundit, ju bëjmë me dije se disa segmente rrugore kanë krijuar probleme dhe po vështirësojnë së tepërmi lëvizjen dhe qarkullimin e automjeteve.

Segmentet të cilat kanë probleme janë:

Autostrada Durrës- Tiranë (nga City Park në drejtim të hyrjes së Tiranës)

Blloku “Don Bosko”, “Komuna e Parisit”, “Pallati me Shigjeta”,

“Qendër Kamëz”, “Qendër Kombinat” dhe rruga e “Qelqit”.

Ndërsa qarkullimi në segmentet e tjera është normal por këshillohen drejtuesit e automjeteve të kufizojnë lëvizjet dhe të tregohen të kujdesshëm dhe mirëkuptues ndaj situatës.

11 komente në “Problemet nga përmbytjet, ja akset më problematike”

  1. tfgs1 says:

    po ne rrugen ” beqiri sunit” qe te con per tek shtepia e Zike camit,a ka noi problem…!!???

  2. report.al says:

    Nga pamjet dhe filmimet me del vetem nje shprehje: 1991-2015 Shqiperia eshte nje vend i shkaterruar!!!

    Jam konfuz nga ta nis denimin tim personal mbi cfare vete Shqipetaret i kane bere ketij vendi. Si mos kontrolli dhe anarkia, mos qeverimi dhe injoranca, mos civilizimi dhe arroganza kane shkaterruar vendin tone te mrekullushem.

    Shakterrimi i pyjeve, mos mirembajtja dhe mbyllja e kanaleve kullues/bonifikues po sjellin rezultatet qe ju vete shikoni. 24 vjet demokraci e rreme, 24 vjet ku interesi i te pakteve i ngrit mbi interesin e nje vendi dhe populli. 24 vjet vetem vjedhje, shkaterrim, zhvatje, degjenerim, korrupision, poshterim i nje vendi qe edhe nje diktator si Enver Hoxha nuk kishte bere ne 50 vjet sketerre komuniste.

    Cfare duhet te na bejne akoma??? Ma thoni, cfare? Kemi arritur deri aty ku nuk mban me.

    Grihuni si ne 1990 dhe 1991 dhe mos terhiqni zvarre buste apo statujat e politikaneve por terhiqni ata vete zvarre dhe ne shqelma di hidhi ne det.

    1. Mandi says:

      Ky popull eshte i denuar vetem me terhek buste zvarre se frymoret nuk ka fuqi. me mire i le ta shtypin e shker…. se sa tu kundervihet atyre

  3. . says:

    *********************************************************************

    TIRANA mbytet … dhe ankoheni Ju te ardhurit …. pse ?

    Sepse Sali Bisha,
    25 vjet la “RRUMPALLE” me levizjet pa kontroll …

    dhe te gjithe JU te ardhurit me kazma dhe arme ne duar i kthyet ne “RRUMPALLE PERSONALE” gjithe hapesirat e TIRANES dhe SHQIPERISE …

    … 25 vjet “RRUMPALLE” pallate dhe gjithe ndertesat i bete mbi kanalizime dhe puseta duke mbuluar dhe zhdukur me llac dhe pluhur gjithe trotuare dhe rruget …

    Mos ja kerkoni Z.Veliaj por Sali Bishes me kompani, qe ju la te shkaterronit dhe varrosur gjite kanalizimet e TIRANES …

    TANI ESHTE VONE, KESHTU DO NDODHE SA HERE TE BJERE SHI NE SHQIPERI !

    ***********************************************************************

  4. beni says:

    un dua te vij nje dallge e madhe te fshije gjith tiranen,, te mos ket me kembe njeriu ..

    1. ttt says:

      Kush te pyet ti se cfare do?……

  5. A says:

    Ja sa te ZGJUAR dhe te SHKATHET jane shqiptaret pas 25-se vjeteve te ashtuquajtures demokraci. Gjithe andej korrupsion, anarshi totale.
    Nuk duam qe ne krye te vendit te kemi njerez te sakte dhe korrekte, por gjithenje vendosim shperdorues, vagabonda, injoranta dhe gangstera.
    Me tipa te tille pervers si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META dhe EDI RAMA nuk shkohet hic gje kundi, por nuk rrime as ne vend, por shkohet vetem mbrapa. Ne qoftese ne vitin 1990 hoqem zvarre monument ENVER HOXHEN, tani duhet te terheqim zvarre ashtu si jane keto ftyra te qelbura si SALA, TOSI, ILIR FLORIRI dhe EDI.
    Me brockulla, me genjeshta, mashtrime, me demagogji jemi ngopur. Muaji DHJETOR 2015 shenon KRIZEN me te rende EKONOMIKE.
    Shqiptare cojuni prej gjumit cojuni si thoshte patrioti PASHKO VASA. O sot o kurre se u beme qesharak ne sy te Evropes dhe te Botes.

  6. bekim says:

    o report .al shume mire e ke thene por ma shpejgon pak se cfare shkatarrovi Enver ne lidhje me natyren,pyjet fushat ,ndertimet etj .Ti duhet ta dishe shume mire se ne qofte se hapej nje kanal dhe te ndodhte permbytje per mbrapa inxhinieri kalbej ne burg dhe quhej armik i popullit ,prandaj dhe Enveri quhej diktator se e dinte se cfare kombi jemi vetem diktatura ne ben njerez

    A e shikon cfare beri demokracia ,liria,fjala e lire ,them cfare te dua,beje cfare te dua,e kame pronen time dhe beje cfare te dua dhe si ta dua dhe te gjitha keto i kemi fale Berishes me shoke ,ta gezoni demokracin se ky eshte vetem fillim prisni kur te dali brezi qe u rrit me heronjet e tyre drogaxhiun me X6,kreminelin cuni trim ,biznesmeni politikani hajdut etj

  7. tomi says:

    Ta them une nje o enverist meqe pyete cfare. Fushen e Bradasheshit. Shkaterrimi i asaj fushe per te ndertuar nje perbindesh vjetersire me emrin celiku i partise, i ndjejne edhe sot e kesaj dite banoret e Elbasanit, Peqinit e Rrogozhines. Ndersa per permbytjet ti nuk dije asgje sepse vetem suksese tti quante nena parti. Kush te informonte ty per permbytjet? Tani vazhdo mbro partine se mos te lere pa buke.

  8. tomi says:

    Ta them une nje o enverist meqe pyete cfare. Fushen e Bradasheshit. Shkaterrimi i asaj fushe per te ndertuar nje perbindesh vjetersire me emrin celiku i partise, pasojat i ndjejne edhe sot e kesaj dite banoret e Elbasanit, Peqinit e Rrogozhines. Ndersa per permbytjet ti nuk dije asgje sepse vetem suksese tti quante nena parti. Kush te informonte ty per permbytjet? Tani vazhdo mbro partine se mos te lere pa buke.

  9. citizen says:

    po eri? ku eri? ‘situata nen kontroll’ tha mbas pilafit. apo atehere u kthye nga Madridi, ku kishte shku te merrte eksperience si luhet derbi. vaj me det, se me shi u mbyt ky milet!!!

    nje propozim juve te Temes, pyeteni Erin ku ishte gjate permbytjeve dhe pastaj verifikojeni per te gjithe ne!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje