Agjentëve të SHISH u shpërndahet një listë me persona të ‘radikalizuar’

22 Nëntor 2015, 16:18Kronika TEMA

Një grup personash mbahen nën vëzhgim prej disa javësh në Shqipëri, si pjese e masave antiterror. Një listë me emrat e këtyre personave me prirje radikale është shpërndarë për Agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ato të antiterrorit pranë Policisë së Shtetit, qe pas kërcënimeve të para nga ISIS.

Lidhjet e këtij grupimi personash me besim radikal, vijnë nga Kosova dhe Bosnjë Hercegovina.

Nuk behet e ditur se sa është numri i këtyre personave, por ato përbejnë një rrezik potencial konkret, për sulme terroriste ne vendin tone, raporton ABC.

Agjentët e shërbimit kanë shtuar masat e vëzhgimit për këtë grup personash, të cilët dyshohet se kanë lidhje me individ të caktuar dhe organizata bamirëse me seli në Bosnjë dhe Kosovës. Këto organizata, dyshohet se kanë hapur degë të tyre edhe në Shkodër e Tiranë, pikërisht në zonën e Kamzës.

Lidhjet e tyre shtrihen edhe me besimtare myslimane rezidentë në qytetet e Kavajës, Cërrikut, Pogradecit, Elbasanit dhe Librazhdit. Këto individ, mësohet se janë edhe frekuentues të rregullt të xhamive të cilat nuk janë nën juridiksionin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Burimet thonë se krahas këtyre informacioneve operative në terren, policia ka shtuar masat e sigurisë edhe në pikat e kalimit kufitar të zonave ku mendohet se operojnë këta individë. Policia thotë se pikat e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, Muriqanit, Morinës së Kukësit dhe Kapashticës janë zonat ku është intensifikuar vëzhgimi.

Në këto pika të kalimit kufitar, policia thotë se janë angazhuar edhe agjent të SHISH-it të cilët në bazë të informacioneve operative, kanë arritur të listojnë disa emra të personave me rrezikshmëri apo prirje radikale. Këto individë, sipas policisë, nuk lejohen të dalin nga territori shqiptar. Madje personat që janë pjese e listes se dyshimeve dhe qe jetojnë jashtë vendit nuk lejohet të hyjnë në territorin shqiptar.

Nga ana tjetër, burimet pranë policisë së shtetit thonë se janë shtuar masat e sigurisë pranë rezidencave të personelit diplomatik dhe të huaj të akredituar në Shqipëri si dhe pranë Ambasadave të tyre.

Ata thonë, se informacioni i ardhur nga agjencitë e huaja vënë theksin pikërisht këto ambiente, ndërtesa apo edhe vende ku frekuentohen nga rezidentët e huaj në Shqipëri përbëjnë potencial rreziku. Ajo qe bie ne sy është fakti qe përjashtohet mundësia e një sulmi në zona të mbipopulluara nga qytetaret shqiptare.

6 komente në “Agjentëve të SHISH u shpërndahet një listë me persona të ‘radikalizuar’”

  1. tfgs1 says:

    muslims muslims,mega problem………..
    e forta eshte se ”agjentet” e SHIUT jane totalisht vete muslims,te cilet tradicionalisht jane se pari myslimone e me pas ”shqiptare” te cileve u kerkohet te ”luftojne” ndaj suniteve jihadiste……………pra ”lufte sunitesh”!!!

    1. partiro says:

      Nuk e kuptoj:-Kane marre listat me emera?!
      Ku eshte Lajmi? Kjo eshte pjese e Detyres.
      Lajm do te ishte po qe se do te na thonit:
      Listave ju jane shtuar te tjere emera,madje
      funksionare… ose Lista sa vjen dhe po
      zvogelohet,pasi SHISH ka kapur shumicewn prej
      tyre.Keto Po-perbejne Lajm.Nejse…

  2. ilir says:

    Merruni me folet,atje ku pergatiten.

  3. . says:

    ————————————————————–

    Pse harruat ? … kerkojani kriminelit-verior Sali Bisha,

    qe nxiti dhe futi “Xhihadizmin” ne shqiperi per tu futur ne NATO … !

    ————————————————————–

  4. . says:

    Sali Berisha

    per tu afruar Natos beri gabimin me te madhe Historik qe nuk beri BOTA

    duke pranuar terrorista Islamike (xhihadiste) ne SHQIPERI.

  5. mosss moreeeeee says:

    Ramy I pari ne list

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje