Itali, arrestohen “Bjondi” dhe i "Thinjuri”, dy shqiptarët që trafikonin kokainë

24 Nëntor 2015, 13:49Kronika TEMA

Policia e qytetit të Padovës ka arrestuar dy shqiptarë 39 e 40 vjec me akuzën e trafikimit të lëndës narkotike të tipit kokainë.

Dy nënshtetasit shqiptarë të njohur me nofkat “Biondi” dhe “i Thinjuri”, konsiderohen si dy trafikantë të rëndësishëm në territorin e provincës së Padovës e kryesisht në komunat e Ponte San Niccolò, Legnaro e Noventa Padovana.

Në makinën e përdorur për trafikimin e lëndës narkotike, policia italiane ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokaine të cilësisë së lartë, raporton Ora.

Nën pranga kanë përfunduar dhe një persona i tretë, si shitës së dozave të lëndës narkotike, furnizuar nga shqiptarët.

Në banesën e shqiptarëve janë gjetur dhe disa mijëra euro e materiale për përgatitjen e konfeksionimin e kokainës.

Hetimet e policisë vazhdojnë ende mbi zbardhjen e aktivitetit të trafikimit. Për momentin nuk bëhen të ditur as identiteti i tyre e sasai e lëndës narkotike të sekuestruar.

2 komente në “Itali, arrestohen “Bjondi” dhe i “Thinjuri”, dy shqiptarët që trafikonin kokainë”

  1. Kameleoni says:

    Qënka dhe “biondi”, tamam “dardan i racës ariane”… (ose “arjane”, siç shkruan një komentues zorzop, këtu)

  2. na flliqen says:

    Mbreme kane vrare nje tjeter hajdut shqiptar. I lumte pushka dhe mjeret ne te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje