“Nuk ka vend për panik”, tha ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në lidhje me masat e shtuara policore në vend pas frikës për rrezikun e sulmeve terroriste.
“Shqipëria nuk është vend imun nga rreziku, por të gjitha të dhënat nuk lënë vend për panik, ndaj do kërkoja që edhe ju të mediave të mundoheni të kalsifikoni si duhet cështjet e informacionit duke gjetur balancën e duhur, mes nevojës që kemi për të rritur alertin e qytetarëve shqiptarë, por duke evituar panikun. Po bashkëpunojmë me partnerët. Nuk duket se ka rrezik të shtuar, përvec rrezikut që kanë të gjithë vendet që janë rreshtuar krah aleancës” u shpreh Ministri pas raportimit në Komisionin e Sigurisë mbajtur me dyer të mbyllura, për masat anti-terror.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se janë marrë masa të shtuara policore pas sulmeve terroriste në Paris.
Sipas Tahirit këto masa janë marrë për shkak të rrezikut që vjen pasi Shqipëria rreshtohet në krah të aleancës anti-ISIS.
“Ka masa të shtuara të forcave policore për shka të rrezikut që vjen nga rreshtimi krah aleancës anti-ISIS. Çdo institucion në vend ka marrë masa parandaluese”, ka thënë ministri Tahiri.
“Nuk jam i autorizuar të jap më shumë informacion – ka thënë më tej Tahiri, duke shtuar– se në vendet e tjera kemi parë ushtrinë ne rrugë, kurse në vendin tonë ka më shumë forca policore”, raporton Ora News.
Po kush pjerdh per Shqiperine asaj ka 20 e kusur vjet qe i ka rene bomba dhe prape spo e marin vesh .Cfare te vrase e shkateroje sa ti harxhoj kot si parate e njerzit Ata jane te kenaqur me kamikazet e tyre Berishen, Nano,Like ate qe i kane bere Shqiperise ata dhe kelyshet e tyre smund tja beje ISISi kure.
o @ Tahiri, personalishte kame respekt per Punen Tuaj….por..ka nje Pore te madhe per Shefin tuaj:
1-Rama i “Gati” i Premtoj Shqipetareve se do te conte ne Banken e te akuzuareve autoret e 21-Janarit 4-te vrare…si u be??Qe ..vetem fjale??
2-Si nuk pame nje Pushtetare te Larte apo Politikane apo edhe ish..qe te Futej per disa dite ne “Qypte” te 313-tes??bej tumin kesaj pune…
Po ca do na boj isisi ne qe sna e kan bo politikanet….Te rrezikum si aleatet….eheeee. kush na pyt neve po mos leni nam. Apo dum me u duk si te rendesishem.