Pogradec/ U vra në Siri, familjarët e 27-vjeçarit: Na tha se do shkonte në Francë

24 Nëntor 2015, 11:47Kronika TEMA

Një ditë pas lajmit të vrasjes në Siri të Mariglen Dervishllari sot ka reaguar edhe familjarët e tij.

Ata janë janë shprehur se lajmin e kanë mësuar nga mediat, ndërsa Marigleni ndodhej në Siri prej një viti bashkë me gruan dhe dy fëmijët.

Familjarët e 27-vjeçarit nga Rrëmenji i Pogradecit u shprehën se që nga periudha e largimit, ata nuk kanë kontaktuar asnjëhërë me djalëin e tyre.

Ata thanë se Marigleni i kishte thënë se do të shkonte në Francë për punë dhe jo në luftë, raporton Ora.

Lajmi u publikua në media një ditë më parë, ku u tha se Mariglen Dervishllari ishte larguar për herë të fundit në vitin 2014.

Me vrasjen e 27-vjecarit Dervishllari shkon në dy numri i të vrarëve  për Shtetin Islamik nga fshati Rrëmenj i Pogradecit. Në 2013 në luftimet në Siri humbi jetën edhe Dorian Kuqo, po nga ky fshat.

3 komente në “Pogradec/ U vra në Siri, familjarët e 27-vjeçarit: Na tha se do shkonte në Francë”

  1. komunalja says:

    Hajt n’kok’t’shpellarit!

  2. valbona says:

    me e bindshme do ishte te thoshit se kishte vajtur per studime arkiologjike ne france

  3. vlonjati says:

    ngushullime myslymaneve dhe nga nje per dere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje