Policia e Vlorës i përgjigjet PD: Furgoni i sekuestruar ndodhet në ambientet e policisë

25 Nëntor 2015, 15:17Kronika TEMA

Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me deklaratat e Partisë Demokratike, të bëra nga deputeti Enkelejd Alibeaj.

Sipas policisë, furgoni me 808 kg lëndë narkotike, i sekuestruar në Radhimë më 10 nëntor, është i bllokuar në cilësinë e provës materiale.

“Ndryshe nga sa pretendohet në deklaratën e PD-së, theksojmë se furgoni së bashku me lëndën narkotike qëndron i bllokuar në cilësinë e provës materiale dhe ruhet 24 orë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, nën vëzhgimin e kamerave, dhe materialet për këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.

1 komente në “Policia e Vlorës i përgjigjet PD: Furgoni i sekuestruar ndodhet në ambientet e policisë”

  1. FLAMUR_VLORE says:

    SHPETONI PD NGA SRB DHE JIZI QE LUAJN ME KUKULLEN E TYRE LULE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje