HISTORIA/ Financierja u vetëplagos në mes të Tiranës, nuk mund t’i kthente borxhin të atit

25 Nëntor 2015, 10:20Kronika TEMA

Pasditen e djeshme, Policia e Tiranës mori njoftim, se një femër ishte plagosur dhe grabitur para Bankës së Shqipërisë.

Por, pas verifikimeve, rezultoi se ngjarja ka rrjedhur ndryshe.

29-vjeçarja që pretendoi se ishte grabitur dhe plagosur, në fakt e kishte sajuar gjithë historinë.

Vajza që punon si financiare në një bankë në Tiranë, i kishte marrë të atit 10 milion lekë borxh, të vjetra.

Kjo, për shkak se i dashuri i saj, me të cilin bashkëjetonte në Sauk, kishte humbur shumë para në kazino dhe për këtë arsye, i kishin mbajtur peng makinën.

Vajza ka shkuar në Pogradec dhe i ka marrë të atit 10 milion lekë borxh, në mënyrë që i dashuri i saj të merrte makinën mbrapsht.

Por, edhe vetë i ati këtë shumë e ka marrë borxh, duke qenë se e bija i tha se për një javë do të merrte kredi dhe do t’ia shlyente borxhin.

Por, kur i ati ka shkuar në Tiranë për të marrë paratë, 29-vjeçarja është vënë në pozitë të vështirë, pasi nuk i kishte lekët.

Për këtë arsye, ajo ka sajuar grabitjen.

“I mora 1 milion lekë babait, se i dashuri la peng makinën në kazino. Kisha turp t’i thosha të vërtetën”, ka thënë ajo në polici.

7 komente në “HISTORIA/ Financierja u vetëplagos në mes të Tiranës, nuk mund t’i kthente borxhin të atit”

  1. rrufeja says:

    TE FUTET MBRENDA QE TE ZENE MEND EDHE TE TJERET

    1. vk says:

      fajin e ka Rilindja

  2. Kucka says:

    Pa na thoni e si do te procedohet me kete kucke, qe injoroi familjen, financieret dhe gjithe shoqerine per hater te kumarxhiut. Nuk e dime ja donte mami saj kete dashnor apo jo.

  3. nji uj selite te lutem says:

    FUTENI NE BURG nuk ka vjedhur per buk ose per hall por per manall.

  4. Shqiptari says:

    vari leshte, cti thuash tjeter. Lere mutin njehere e mire se do te fundose megjithe kazino

  5. lulja says:

    Cfar pafytyrsie, te ndiqet penalisht, e le ta provoj perseri her tjeter kjo fshatare e kallangjosme. ( te me falin fshataret per kte shprehje )
    Dhe per ETIK…ta heqin edhe nga puna , se neser pasneser ja ben kte genjeshter dhe atyre te punes .

  6. qytetari says:

    Hajde hajde ne cfare duarsh te sigurta i kemi parate neper banka. Punonjesja e bankes me te dashur kumarxhi. Perfundimisht jane nje kategori trushkulurash qe nuk ribehen me. Mire vete qe jeton me nje horr por mashtron dhe familjen! Te hengert mortja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje