Grasso-Metës: Shpresoj të kryeni një reformë substanciale në drejtësi

26 Nëntor 2015, 14:24Kronika TEMA

Gjatë qëndrimit në Romë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me homologun e tij, Pietro Grasso me të cilin diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe zhvillimeve në rajon.

Gjatë takimit, Meta dhe Grasso theksuan se projekti TAP do të rrisë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe rajonit të Pulias dhe se ky projekt është me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike.

Kryeparlamentari i Shqipërisë u shpreh se Italia është partneri kryesor ekonomik dhe tregtar i dhe se forcimi i Italisë dhe rimëkëmbja e saj ekonomike është jetike edhe për zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik të Shqipërisë.

“Një Itali e fortë, do të thotë edhe një Shqipëri më e fortë”, tha ai.

Presidenti i Senatit të Italisë, z. Grasso theksoi hapat e rëndësishëm që ka ndërmarrë Shqipëria dhe avancimin e saj në arenën ndërkombëtare, si një vend anëtar i NATO-s dhe Kandidat për në BE.

Në këtë kuadër, Presidenti Grasso theksoi se Italia shpreson në një reformë substanciale të sistemit të drejtësisë shqiptare duke dëshiruar dhe mbështetur fort hapjen e negociatave për anëtarësim sepse Italia ka lidhje të forta me Shqipërinë.

“Vlerësoj peshën dhe rolin e Shqipërisë në Ballkan, dhe ne jemi gjithnjë të gatshëm t’ju ndihmojmë të avanconi edhe më shpejt në rrugën tuaj evropiane, sepse besojmë se me reformat e duhura, i gjithë Ballkani e ka vendin e tij të sigurt në Bashkimin Evropian”, theksoi ai.

2 komente në “Grasso-Metës: Shpresoj të kryeni një reformë substanciale në drejtësi”

  1. paradoxal says:

    Po po, vari ujkut melcite.

  2. sokol says:

    kujt po i kerkon drejtesi ky,kryekriminelit kryehajdutit koka e korrupsionit dhe tumorit politikes shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje