Arrestohet prokurori i Prokurorisë së Fierit, kërkoi lirimin e personit që aksidentoi për vdekje shefin e Rendit për 3 milion lekë

27 Nëntor 2015, 09:28Kronika TEMA

Mëngjesin e së premtes është arrestuar prokurori i Prokurorisë së Fierit, Petrit Vukaj, i dyshuar për “korrupsion pasiv”.

Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se shtetasi Petrit Vukaj, në përmbushje të funksioneve të tij, nëpërmjet ndërhyrjes korruptive të disa personave, ka marrë përsipër zbutjen e kërkesës për dënim e shtetasit Elton Xhemali, i paraburgosur për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ngjarje e ndodhur në datë 31.03.2015, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, me pasojë vdekjen e qytetarit Përparim Bizhga, Shef i Rendit në Policinë e Delvinës, pasagjer në mjetin e drejtuar nga i arrestuari Xhemali.

Në bazë të veprimeve hetimore është konstatuar se shtetasi Elton Xhemali, nëpërmjet vëllait të tij, Arjan Xhemali dhe oficerit të Policisë së Shtetit, Gazmir Nelollari, synon që të shmangë dënimin me burgim për veprën që i atribuohet.

Për të arritur qëllimin e tyre, shtetasit Arjan Xhemali dhe Gazmir Nelollari kontaktojnë me prokurorin e çështjes, Petrit Vukaj, i cili, në bazë të veprimeve të tij proceduriale, dukshëm ka marrë përsipër zbutjen e pozitës proceduriale të të paraburgosurit Elton Xhemali, në këmbim të parave, e cila, sipas të personave të përfshirë është 300 mijë lekë të reja.

Pas ndërhyrjes së dyshuar korruptive, prokurori Vukaj, në seancën e datës 07.10.2015 në gjykatën e Fierit, kërkon “dënimin me 2 vjet burgim për të pandehurin Elton Xhemali dhe pezullimin e dënimit e kalimin e tij në shërbim prove”. Kërkesa e prokurorit është pranuar pjesërisht nga ana e gjykatës, e cila vendos “dënimin me 18 muaj burgim”, por duke mos pranuar kërkesën e prokurorit për pezullimin e dënimit.

Ky vendim i gjykatës rezulton se nuk ka kënaqur aspak të pandehurin Elton Xhemali, të cilit, i vëllai Arjan Xhemali dhe polici Gazmir Nelollari, i kishin dhënë garanci se kishin ndërhyrë të prokurori dhe ai do të dilte nga paraburgimi. I pandehuri Elton i kërkon dy personave të tjerë që t’i marrin paratë që i kanë dhënë prokurorit Petrit Vukaj, pasi ai (prokurori) nuk e kishte mbajtur premtimin e tij.

Shtetasit Arjan Xhemali dhe Gazmir Nelollari kanë tentuar të qetësojnë të pandehurin Elton Xhemali, duke i bërë të ditur Elton Xhemalit se prokurori e ka bërë punën e tij, pasi ka kërkuar pezullimin e dënimit të tij.

Në vijim të hetimit, nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, fillimisht është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Elton Xhemali, Arjan Xhemali dhe Gazmir Nelollari, për veprën penale të “korrupsionit aktiv të prokurorit”.

Ndërkohë, po me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, në datë 26.11.2015, gjykata vendos masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin Petrit Vukaj.

9 komente në “Arrestohet prokurori i Prokurorisë së Fierit, kërkoi lirimin e personit që aksidentoi për vdekje shefin e Rendit për 3 milion lekë”

  1. sikur te isha djale says:

    He me ju lumte ,keshtu behet.
    Po Gjin Gjoni kur e ka radhen?

    1. per says:

      kur te behesh ti djale

  2. niku says:

    Jane duke shkuar per kontrolle nga unaza e madhe dhe nuk po ndalen ne qender, ne bllok, ne parlament, ne deputet e ish deputet, kryetar partie e ish kryetar partie,ministra e ish ministra, kryetar tenderash e ish kryetar tenderash, shefa policie e ish shefa policie, kryetar bashkish e ish kryetar bashkish e komunash,etj.etj, ne politikan qe kane vite te tera ne politik si ustallar dhe arqitekt te korrupsionit, qe jane bere me prona qe do t’i kishin zili edhe tregetaret qe qarkullojne shuma te medha parash, aq sa edhe biznesmen po futen ne politike ,duke paguar shuma te medha parash,si vendi ku pasurohesh shume shpejte. Vetem FBI e ligjet amerkane mund ta cojne vendin ne normalitet, duke cuar pas hekurave ata qe e meritojne.

  3. Tunxhi says:

    me kete akt Show, besoj se Prokuroria do te tregoje se munde te vetepastrohet, prandaj duhet at lene te qete.

  4. Tomorri says:

    Me behet qejfi kur bje era e forte e shtetit tim shqiperine.
    Bravo duhet te themi pamvarsishte se çfar do te shikojme deri ne fund te ketij proçesi.Keu del hapur ate qe thote populli shqiptar se ne shqiperi njerzit qe duhet te japin drejtesi duhet te kalojne te gjithe ne sater se ata dhe vetem ata e çuane kete popull ne pioken e fundit te durimit,jane keta qe sote jane shume nenea me shami te zeze ne gjithe ate komb qe padrejtesishte po sundohet nga bandat e Sali kreminelit

  5. Lani says:

    Mire sot u arrestua por besoni se do denohet nga koleget e tij?
    Kush beson te thote aresyet. Ose heqim bast qe nuk denohet.

  6. fiku says:

    BINAS NINA ne elbasan e ka radhen me sekserin VEIZ gjini

  7. tjetri says:

    Po njefar Kol Hysenaj kur e ka radhen apo kur te blej edhe nje lokal tjeter 500 mije evro tanime ngjitur me prokurorine e tiranes

  8. Burgu says:

    O RROTA KARIIII!!!
    KU QE VDIQ,ISHTE BASHKEUDHETAR NE TE NJETIN MJET…THOTE KRONIKA.

    PERSE TE DENOHET SHOFERI???? O RROTA KARI,O POPULL KOT,O NJERZ TE PA-KULTURUAR!

    MIRE BEN TFG QE JU THOTE SUNIT.

    NE VEND TE GRIHENI…KUNDER VENDIMIT TE GJYKATES(PERSE NJE NJERI DUHET TE BEJ BURG KUR NDODH NJE AKSIDENT RRUGOR)…THONI BRROCKULLA!

    O TE PA-EMANCIPUAR O TE PA-DALE O POPULL C’NJERZOR…..PERSE DUHET TE BEJ BURG NJE NJERI????
    JENI NJERZIT ME TE PA-EMACIPUAR NE BOTE!

    DHE 1 GJE PER GAZETARET!
    Ne vend te ishit me doemos kunder burgosies te shoferit,dhe kjo gje duhet te ishte si kryeartikull,merreni dhe mundeheni qe kete popull nga budalla qe eshe ta beni skizofren fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje