Fatos Klosi: Kundër terroristëve duhet të sillesh si terrorist. Eleminuam terroristë me lejen e SHBA-së, por BE u mërzit

30 Nëntor 2015, 11:01Kronika TEMA

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi, thotë se me terroristët duhet të sillesh si terrorist.

Ai thotë se kur Shqipëria përzuri personat e dyshuar për lidhje me terrorizmin, Bashkimi Europian u mërzit.

Klosi tregon identifikimin e 5 personave si terroristë, që sipas tij do të kryenin sulme në Shqipëri.

Ja çfarë rrëfen Klosi në një intervistë për gazetën Shekulli.

Z, Klosi si u arrit që të zbuloheshin 5 xhihadistët islamikë në Shqipëri?

Të parët ishin francezët që na sinjalizuan se brenda territorit shqiptar fshiheshin  persona dhe eksponentë të rrezikshëm të organizatës terroriste egjiptiane dhe që më vonë doli se kishin lidhje edhe me Al-Qaeda-n. Më pas, me asistencën e amerikane, ne si shërbim, na u vunë në dispozicion të gjitha dokumentet, fotot dhe pasaportat që përdornin ata brenda territorit shqiptar. Më i kërkuari në atë kohë ka qenë 28-vjeçari, Salah El-Sayed, i identifikuar si një nga eksponentët më të rrezikshëm të organizatës terroriste egjiptiane, i cili kishte kryer 25 akte terroriste në vendin tij, por edhe në vendet e tjera si: Kenia apo Tanzani.

Ata terroristë që janë arrestuar kur unë kam qenë në krye të SHIK-ut, nuk kanë qenë terroristë për të kryer akte ekstremizmi në vendin tonë. Ata e shikonin Shqipërinë si një vend të mirë për t’u strehuar. Xhihadistët islamikë e konsideronin Shqipërinë një vend të varfër që mezi po i priste ndihmat e tyre, si për xhami dhe shkolla fetare. Kjo gjë u bë nga ata me qëllim që, nëpërmjet fesë, të përhapej edhe propaganda e tyre radikale. Madje edhe në atë kohë pati familje që dërguan fëmijët e tyre për shkollim në Arabinë Saudite dhe në vendet e tjera të Lindjes së Mesme. Askush nga shqiptarët, por, as ne si Shërbim Informativ nuk e imagjinonim se ishin terroristë. Madje muxhahedinët mbijetuan gjatë në vendin tonë me këtë formë të kamuflimit.

Meqenëse identifikimin e paskan bërë partnerët euroatlantikë, SHIK-u çfarë bëri për t’i parandaluar ardhjen tyre në Shqipëri?

SHIK-u ka patur si detyrë vetëm verifikim dhe survejimin të tyre brenda territorit tonë. Ata kanë pasur shumë zyra, fabrika dhe vende ku strehoheshin dhe në këtë mënyre detyra jona në atë kohë nuk ka qenë dhe aq e lehtë. Kur them nuk ishte e lehtë t’i identifikoheshin kam parasysh se, njëri prej tyre kishte hyrë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë me 7 pasaporta, pra përdorte 7 identitete të ndryshme. Zbulimi i terroristëve ka qenë shumë i vështirë, pasi institucionet e zbulimit që kishim në dispozicion pas vitit ’97, ishin të djegura dhe të plaçkitura, ku nga 24 godina që kishte SHIK, vetëm dy mbetën në gjendje funksionale.

Prandaj them se, kemi qenë në kushte primitive në luftën kundër terrorizmit dhe kjo gjë, vërtetë, krijonte shumë vështirësi se kush fshihej pas personave me identitet të ndryshuar. Dhe diçka tjetër, ata (terroristët egjiptianë) erdhën në Shqipëri krejt normal dhe, me të thënë të drejtën, ne, nuk kishim asnjë informacion se kush ishin këta shtetas në të vërtetë. Por, falë shërbime partnere u bë e mundur kapja, arrestimi dhe dëbimi i tyre nga vendi ynë.

A ka qenë e vërtetë se 5 eksponentët e organizatës terroriste do të përgatisnin një sulm me bombë në Ambasadën Amerikanë në Tiranë?

Me sa më kujtohet jo! Ata kishin ardhur tek ne vetëm për t’u strehuar dhe jo për të bërë veprime terroriste. Pretendime të tilla, më vonë dolën që ishin vetëm përralla. Mbaj mend që Ambasada Amerikane u blindua, duke u ngritur një mur rreth 5 metra i lartë. Pavarësisht masave që morën amerikanët, unë isha i bindur dhe kisha siguruar edhe homologët e CIA-s se, ne si popull nuk do të lejonim qoftë edhe një hedhje guri përtej murit të ambasadës. Kisha parasysh se ne jemi një popull pro-amerikan dhe në një situatë të tillë çdo qytetar do të bëhej polic për të ruajtur dhe informuar nëse do të shikonin diçka të dyshimtë përreth Ambasadës. Pas viteve ’90, amerikanët kanë qenë idhuj për ne shqiptarët dhe kam përshtypjen se kjo “dashuri” do të vazhdojë të mbetet gjatë.

Si u arrestuan 5 terroristët radikalë që u strehuan në vendin tonë?

Partnerët e huaj na vunë në dispozicion të gjitha identitetet e tyre, ndërsa ne, si Shërbim Informativ Kombëtar na thuhej se: 5 të shumëkërkuar për veprime terroriste në vende të ndryshme të botës, kryesisht në Azi dhe Afrikë, strehohen në Shqipëri. Ne i ruanim në distancë, pasi kjo është detyra e shërbimit të fshehtë që të punojë pa rënë në sy. Pas verifikimit dhe pas asistencës së huaj rezultoi se, personat e rrezikshëm fshiheshin brenda territorit tonë. Katër prej personave me origjinë arabe u arrestuan në mëngjes duke ikur për në punë dhe i pesti, Salah El-Sayed bëri rezistencë, ku mbeti i vrarë ai dhe u plagos Artan Didi.

Çfarë ndodhi me personat e arrestuar?

Pas arrestimit të 4 terroristëve ndodhi një dukuri që Europa nuk e pëlqeu… Nuk e pranon Bashkimi Europian që të arrestosh një person dhe më pas ta ekstradosh në vendet ku është në fuqi dënimi me vdekje. Pra, ne i arrestuam terroristët dhe i ekstraduam drejt Egjiptit, ku ata u ekzekutuan me dënim me vdekje. E di që shkelëm shumë konventa për të drejtat e njeriut, por ne fillimisht u konsultuam me partnerët amerikanë dhe ramë dakord që, kundër terrorizmit duhet të sillesh si terrorist!

Kjo gjë u bë në atë kohë edhe për të dërguar një mesazh të fortë ndaj terroristëve të tjerë, të cilët mendonin se nuk do të ekstradoheshin, pavarësisht akteve terroriste që kishin kryer në vende të tjera të botës. Morëm disa vërejtje nga europianët por, ia hodhëm  paq, pasi edhe ne ia shpjeguam se bëhej fjalë për persona që kishin kryer sulme të mirëfillta terroriste dhe kjo si histori kaloi.

14 komente në “Fatos Klosi: Kundër terroristëve duhet të sillesh si terrorist. Eleminuam terroristë me lejen e SHBA-së, por BE u mërzit”

  1. bobi says:

    Ia hodhem paq? Hajde pavaresi hajde… shtet lolo.

    1. Barboon says:

      Sapo festuam pamvarsine,cja fut kot…ole,ole,ole
      ..ole
      Jena shqyptare me flamurin e Ballistit,Zi e Kuq…ole.ole.ole

  2. Harameini says:

    Nuk i keni mbaruar ende te gjithe terroristet o Klos. Ka mbetur edhe njeri qe ishte drejtor i Al Haramein, qe akuzohet per vrasjen e Sali Tivarit dhe tani del e jep mend per fene neper televizione me kostume te shtrenjta. Nje tip miu qe kujton se kane harruar njerezit cfare ka bere si sherbyes i bin laden ne Shqiperi

    1. astroboj says:

      Ti more gop i vogël që kaq shumë dijke kush e ka vra Salih Tivarin ose shko ne prokurori dhe denoncoje, ose trys bythën dhe mos boj llap llap llap.

  3. revelation says:

    Dmth e pranon QE paske vepruar Si antishtet brenda shtetit?!! E frikshme sesi qenke lene Te drejtosh nje institucion kaq te rendesishem! Gjithashtu nuk e kuptoj sesi merr guximin te flasesh ne publik per veprimtarine e shish ti kur me ligj drejtuesit e tij e Kane te ndaluar te bejne te ditur te tilla detaje. Idiot I deshperuar,me manine e protagonistit je!

    1. ░╣Sit Back and Relaks░╣ says:

      loqke, po thote vepruam jo ne rregull referuar rregullave te europes jo shqiperise, kjo vetem per rastin e ekstradimit drejt egjyptit ku i priste litari.

    2. jeta says:

      Po pse o “revelation” , te flasesh fshehurazi me Millosheviçin apo Fazlliçin lejohet dhe te flasish hapur me popullin tend nuk lejohet? Po u bete te gjithe sot specialiste per gjitheçka!

  4. evanghelis doules, dhjaku dhjakonar says:

    Po terroristet greko-orthodhokse me ne krye kolonelin e asfalise anastasios janullatos, kur do ti arrestoni ?

    1. Habil gjyllyrdum byrek hava. says:

      Ja sa te arrestojme Erdoganin, dhe hazer i ke prangat edhe per ta.

  5. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    O DALLKAUK IDIOT, MATUF.

    Ti terrorizmin e perkufizon ashtu si media sipas interesave dhe botkuptimit tend prej IDIOTI.

    Rdhe Enver Hoxha per “” Grupet armiqesore “” ashtu ja vinte nofken, por doli se ajo qe ato “” Grupe armiqesore “” paskeshin pasur te drejete dhe sot ti po jeton ate jet qe ata propogandonin, luftonin dhe jepnin jeten per te, megjithse ne ate koh i seviloseshe dhe jetoje me botkuptimin M-L, dhe me rregjimin ne pushtet.

    Njerez si ty, jan te demshmit e njerezimit, sepse ju gjithmon jeni me PUSHT etet dhe jo me te verteten, sepse dija juaj eshte e kufizuar vetem ne nje dije idjoti dhe servile .

    Mashtrimet e Bushit dhe Toni Blerit per arme kimike ne Irak kane shkaktuar dhe shkaktojne akoma ne miljona viktima dhe perse ???

    Vetem per ti plackitur pasurit dhe burimet e popujve duke i skllaveruar dhe vrare kundershtaret.

    Te gjith qe dalin kunder TERRORIZMIT tuaj SKLLAVERUES dhe SERVIL quhen terroriste.

    O MATUF DALLKAUK dikush qe ti dhe Amerika mund ta quaj terrorist eshte CLIRIMTAR per vendin dhe interesat e popullit te tij.

    Edhe ata qe Ti dhe rregjimi yt Enverist i quaje Armiq te Popullit sot doli qe jan me te ditur dhe largpames dhe me te drejte se matuferia , sevilizmi dhe shpirti yt i keq.

    Neser do te vij sistem dhe menyr tjeter jetese, qe idjotesia jote nuk e imagjinon prandaj dhe idjotesia jote dhe e njerezve si ty, jane sherbetor dhe servila shpirtezinj te se KEQES qe eshte ne largim.

    1 – http://www.gazetatema.net/web/2015/10/18/skandali-bush-dhe-blair-firmosen-per-nisjen-e-luftes-ne-irak-1-vit-para-pushtimit/

    2 – https://www.youtube.com/watch?v=MAi4Be3VNTI

    3 – http://www.tetovasot.com/2015/01/djali-im-ka-vrare-255-njerez-dhe-une-jam-babai-me-krenar-ne-bote-video/

    4 – https://www.youtube.com/watch?v=db8OZ41v9i8

    5 – http://www.youtube.com/watch?v=L25edwcNh9U

    6 – http://ilirida.net/gjenerali-wesley-clark-lufterat-jane-planifikuar-shtat-shtete-brenda-pese-viteve-video/

    7 – http://www.youtube.com/watch?v=9RC1Mepk_Sw#t=38

    8 – https://www.youtube.com/watch?v=8H3_7V0uHhU

    9 – https://www.youtube.com/watch?v=vu4H9MjoaI0

    1 – https://www.youtube.com/watch?v=BvDmZsAhrog

    2 – https://www.youtube.com/watch?v=HeFv3zhEviU

    3 – https://www.youtube.com/watch?v=F3mI-bpHwII

    4 – https://www.youtube.com/watch?v=0eCyCyalbBI

    5 – https://www.youtube.com/watch?v=9Hc6nL7ROCU

    6 – https://www.youtube.com/watch?v=RMW6fVZO8fw

    7 – http://islampress.info/2015/01/15/filozofi-francez-ate-qe-ua-bejme-ne-muslimaneve-eshte-me-e-tmerrshme/

    8 – http://islampress.info/2015/11/25/franca-mbledh-tatimin-kolonial-prej-14-shtete-afrikane-brenda-vitit-merr-500-miliarde/

    9 – https://scontent-mxp1-1.xx.fbcdn.net/hphotos-xpa1/v/t1.0-9/10408497_785199438184661_8987314698867015624_n.jpg?oh=27490e1d4ea29660252227fee0dd6e94&oe=56B8D13B

    O DALLKAUK TERRORIZMI prej IDIOTI dhe SERVILIZMI yt dhe padroneve te tu eshte me i keq se “” Terrorizmi “” i nje individi qe lufton per lirin dhe pavarsin e vendit te tij.

    Cdo rregjim ashtu dhe si rregjimi komunist i Enver Hoxhes qe ti perkrahje ne ate koh i jep vetes te drejten qe te mohoje dhe luftoje cdo gje tjeter qe eshte me i mir dhe me perparimtar ne dobi dhe interes te shoqerise.

    Ashtu edhe sot me ane te Globalizimit te ekonomise po skllaverojne dhe xhvasin pasurit e popujve te tjere dhe padronet e tu ne bashkpunim me fytyra si ajo e jotja kete e quajne te ligjshme dhe te drejte.

    Por me behet qejfi qe dhe ti mund te jesh deshmimtar ( nese Zoti sta ka marr shpirtin tend te zi , per te dhene lloogari per bemat e tua idjote ) i asaj qe po sjellin ti dhe padronet e tu: Te kesaj lufte te tmerrshme qe askush nuk do ti shpetoje mbi tok ne nje fare menyre dhe aq me shume ata qe dhane kontribut per afrimin e saj.

  6. cufe mullai says:

    po mire o Kos nuk na the kur fashistet e agimit të artë vinin në shqiperi dhe bërtisnin veriore Epir ju ku ishit.?e kanë radhën terrorizmi ortodokse I janulles tani.

    1. dauti says:

      Si nuk ka turp ky njeri! Mendoni, shefi i sherbimeve sekrete, nuk le rast pa dale ne gazeta e televizione per te dhene intervista. Gjeni nje homolog te tij, kudo ne bote, ne vende demokratike apo edhe diktatoriale, qe te flase per punet e institucionit te sigurise kombetare, ashtu si flet ky. Po c’te besh…kur ne krye te institucioneve te nje rendesie te tille vihen fizikane dhe matematikane te rene nga vakti. Ti Klosi nuk je as per te rruajtur bagetite ne fshatin me te humbur te Mallakastres.

  7. Antares says:

    Qe kur eshte eliminuar parlamenti Shqiptar? Nuk e dija se keta paskan eliminuar terroriste. Me sa duket nuk i ka lene Europa, sepse Parlamenti vazhdon seancat.

  8. Vlonjati says:

    Per sa u perket ketyre ngjarjeve Fatos Klosi nuk ka genyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje