Rrëfimi i pengut në malet e Dukagjinit: Kisha jetë deri në 29 nëntor!

30 Nëntor 2015, 09:01Kronika TEMA

“Më datë 21 nëntor, rreth orës 18:30 kam qenë duke pirë kafe me vëllain në një lokal në vendin e quajtur Rus, në qytetin e Shkodrës dhe aty erdhën Tomi (Tomë Shkrepa), si dhe dy persona të tjerë të cilët na hipën në një makinë tip ‘Benz-Mercedes’ dhe na çuan në fshatin Grudë e Re”, ka thënë S.K.

Pengmarrësit ishin kultivues të hashashit, ndërsa dy vëllezërit kishin ndërmjetësuar shitjen e drogës, te një grup tjetër personash, të cilët nuk kishin bërë pagesën e drogës.

Sapo autorët kanë mbërritur në këtë fshat, kanë zbritur dy vëllezërit nga automjeti dhe njëri prej tyre kishte filluar duke i sharë, ofenduar, si dhe i kishte goditur me grushte duke u thënë:

“Ju ose do më jepni 10 mijë euro, ose do më gjeni shtetasin x (blerësi i kanabisit), nga Mali i Zi”.

Më pas, mësohet se autorët i kanë hipur dy vëllezërit në një makinë tip fuoristradë “Rang-Rover” me ngjyrë jeshile dhe i kanë çuar në një përrua në fshatin Rrash-Kullaj, në Malësinë e Madhe.

Pasi i kanë rrahur, u kanë marrë telefonat, kanë lënë makinën dhe pas rreth tri orësh udhëtim në këmbë kanë shkuar në një fshat në zonën Dukagjin, ku përpara u kanë dalë dy persona të armatosur, të cilët kanë marrë me vete vetëm S.K., ndërsa Tom Shkrepa dhe një person tjetër janë kthyer së bashku me A.K. në Shkodër, raporton Lapsi.al.

Vëllai me inicialet A.K u la i lirë për të siguruar shumën e lekëve që pengmarrësit u kërkonin, shumë e cila duhej të dorëzohej deri më datë 29 nëntor ose në të kundërt do t’i vrasnin vëllain (të mbajtur peng).
Menjëherë pas denoncimit, 40 forca policore së bashku me efektivë të FNSH-së Shkodër, më 27 nëntor zhvilluan një operacion për lirimin e S.K. dhe vënien në pranga të autorëve. Operacioni i koduar “Pengu” u zhvillua në një terren të thyer e me dëborë dhe zgjati rreth 6 orë. Sapo uniformat blu i janë afruar stanit, pengmarrësit kanë qëlluar me automatik në drejtim të tyre.

Po në të njëjtën mënyrë janë kundërpërgjigjur edhe forcat policore, ndërsa keqbërësit kanë tentuar të largohen prej andej të ndarë në dy grupe, pasi kanë lënë të lirë pengun. FNSH-ja ka ndjekur një prej grupeve dhe arrestuan Kolë Dushkun, Lek dhe Tomë Shkrepan, si dhe shpallën në kërkim edhe 4 bashkëpunëtorët e tyre.

2 komente në “Rrëfimi i pengut në malet e Dukagjinit: Kisha jetë deri në 29 nëntor!”

  1. www says:

    Kermat mos i nxirrni nga burgu . Degradimi vjen nga varferia e madhe dhe nga injoranca, qe ka kapur kete shtet duke e kthyer ne xhungel .

  2. wow says:

    E tani ta gezojne drogen. Pengmarrje plus droge I guess over 14 vjet burg.
    Apo kete dine gjyqtaret,kot ngatrrohemi ne ne keto pune,ata mezi e presin kete gjah.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje