Korçë, babai qëllon me pistoletë djalin e vet 15-vjeçar

30 Nëntor 2015, 21:58Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të hëne në qytetin e Korçës, ku babai ka plagosur djalin e tij me armë zjarri, nën efektin e pijeve alkoolike.

Motivet e ngjarjes së ndodhur në fshatin Pojan janë ende të paqarta, edhe pse dyshohet për motive të dobëta, raporton TCH.

Shtetasi Romeo Nako, i dehur, ka qëlluar në këmbë të birin e identifikuar me inicialet P.N., vetëm 15 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të qytetit, ku mësohet se i është dhënë ndihma e parë mjekësore, për shkak se gjendja e tij mësohet të jetë e rënduar nga gjakrrjedhja.

Ndërkohë, policia që kishte mbërritur më herët në vendngjarje, ka shoqëruar autorin e këtij krimi në familje dhe ka nisur hetimet për të mësuar rrethanat e kësaj plagosjeje, pasi ka bllokuar edhe armën e zjarrit, me të cilën është kryer krimi.

5 komente në “Korçë, babai qëllon me pistoletë djalin e vet 15-vjeçar”

  1. nardi says:

    pushka top bajram curri !

  2. ii says:

    Fshati Pojan eshte shume i madh, por pas Podgories. Podgoria kishte me shume shtepi, por Pojani ia merrte me fryme njerezish. Flas per deri ne vitin 1990, tani nuk e di raportin. Po ç’ rendesi ka kjo.
    Rendesi ka qe vet Pojanaket me thoshin: “Se ne fshatin e tyre ka 12 rraca njerezore, madje dhe kineze…”.

  3. portokalipsi says:

    filluan prap keta te vrasin pjellat e tyre

  4. kevin says:

    Sunit megaproblem

  5. Realisti says:

    Jugoret jane bisha dhe egeresira qe abuzojne,c’do dite,familjaret e tyre.Jane nje soje si diktatori kriminel,Hoxha,qe masakroi dhe traumatizoi atdhetaret me gjak shqiptari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje