FOTOT/ Jahte, 43 avionë dhe tualeti 75 mijë $, pasuria marramendëse e Putin

5 Dhjetor 2015, 13:20Lifestyle TEMA
FOTOT/ Jahte, 43 avionë dhe tualeti 75 mijë $, pasuria

Vladimir Putin është një nga krerët më kontrovers të shteteve në mbarë botën. Ai fillimisht ishte kryeministër i Rusisë, president nga viti 2000 deri në 2008, dhe më pas është rizgjedhur në maj të vitit 2012. Si udhëheqësit tjerë nëpër botë, njerëzit duan ta urrejnë Putinin, dhe shpesh kritikojnë taktikat e tij të lidershipit. Në fakt, edhe në zgjedhjet që e kanë nxjerr fitues, ishin polemizuar shumë për shkak të thashethemeve në lidhje me kurdisjen e tyre. Përveç këtyre akuzave, kreu i Rusisë është kritikuar gjerësisht për shpenzimet joserioze.

Derisa ekonomia ruse po lufton për mbijetesë, shpenzimet e Putinit po rriten në mënyrë eksponenciale. Ai u lind në një familje të varfër, ndërsa pas shumë viteve iu bashkua KGB-së si një spiun, para se të vazhdonte karrierën e tij në politikë. Duke punuar në popullarizimin e tij në politikë, Putin u zgjodh president pas një dekade. Fitorja e tij është përcjellë me polemika, veprime të dyshimta si dhe sjellje imorale.

Sipas Departamentit të Shtetit, pasuria neto e Putinit kap vlerën e 150.000 dollarëve. Megjithatë, këto shifra janë larg më të ulëta krahasuar me ato që flitet për 70 miliardë dollarë e deri në 200 miliardë. Edhe pse është kritikuar gjerësisht për këtë, Putin jeton si një mbret në mes të një ekonomie të zbehtë. Ju sjellim 8 mënyra me të cilat Putin thuhet se bën jetë luksoze në Rusi. Fillojmë me të preferuarën e të gjitha kohërave.

1. Orët

Një orë e bukur është një nga lukset e shumta që shumica prej nesh nuk mund të përballojmë, dhe nuk duhet, sepse shumica prej nesh posedojmë telefona mobil që na flasin dhe na tregojnë se sa është ora. Megjithatë, kur keni një grumbull të parave, orët janë gjëja e parë me të cilën mburreni. Putin është pronar i një prej orëve më të shtrenjta të gjithë kryetarëve tjerë të shteteve. Është raportuar se Barack Obama dhe Francois Hollande, kanë ora që kushtojnë nën 200 dollarë. Megjithatë, Putin posedon një koleksion të tërë të orëve që kapin vlerën prej gati tri të kartën e milionit. Ndërkaq, ora më e shtrenjtë në koleksionin e Putinit është ajo” Lanz & Son” që është i mbuluar me xham të kristaltë dhe ari, dhe që besohet se kapë vlerën e gjysmë milioni dollarë. Me sa duket, kjo orë vlen plotë 5 vite të pagës së Putinit.

2. 4 jahte

Shumica prej nesh do të ishim të lumtur po të kishim një jaht privat në jetën tonë. Për Vladimir Putinin një nuk e mjaftueshme. Udhëheqësi i Rusisë ka një flotë prej 4 jahteve të vendosura në mënyrë strategjike nëpër vendin e tij në rast se dëshiron të organizojë një festë në ujë, ose dëshiron të pushojë përgjatë bregdetit dhe të shohë se si po sillen njerëzit nëpër Rusi. Me sa duket, njërin nga jahtet Putin e ka fituar si dhuratë nga njëri prej njerëzve më të pasur në Rusi, por mund të paramendohet se çfarë shërbimi i ka kryer Putin që ia ka dhuruar këtë jaht. Jahti më i madh i tij është i gjatë mbi 175 metra dhe kushton rreth 37 milionë dollarë. Ky mega jaht ka një enterier të dekoruar për mrekulli dhe bodrum të verës plotë me verërat më të mira.

3. 700 vetura

Vladimir Putin ka pasur gjithmonë pasion të zjarrtë për veturat. Flitet se vetura e tij e parë ishte një dhuratë nga nëna e tij që fitoi lotarinë kur ai ishte në vitin e tretë të universitetit. Pasi ishte rritur pa kurrfarë mjeti të transportit, Putin këtë gjë e kishte kompensuar kur erdhi në pushtet si njeriu më i fuqishëm në Rusi. Sa vetura i posedon? Lista më e fundit flet për rreth 700 vetura, që janë 699 më shumë se sa i nevojiten një njeriu. Putin e ka në dispozicion edhe një Formula 1, por thuhet se të preferuarat e tij janë makinat e prodhuara në Rusi. Por duke pasur parasysh se Rusia nuk ka histori të gjatë të prodhimit të veturave luksoze, supozohet se deklarata e tij ishte vetëm sa për të tingëlluar si një patriot i madh. Vetura më e shtrenjtë në garazhin e Putinit, peshon plotë 3.5 ton dhe është një limuzinë luksoze e cila i ka gjitha tiparet e sigurisë, dhe është e pamundur të hidhet në ajër madje edhe me një raketë.

4. 43 aeroplanë

Në raste të rralla, edhe një person i zakonshëm mund të përballojë një fluturim privat, zakonisht kur shkon në muajin e mjaltit ose kur e shfrytëzon bonusin e fituar nga puna e madhe. Megjithatë, fluturimet private janë tw përditshme për Vladimir Putin-in. Pavarësisht faktit se aeroplani kryesor i takon presidencës, kjo gjë nuk e ka kënaqur edhe aq shumë Putinin. Në fakt, ai preferon të ketë në dispozicion aeroplanë të të gjitha madhësive, sa herë që i bie ndërmend për ta. Në total, Putin posedon 43 aeroplanë, vlera totale e të cilëve kap shumën e rreth një miliardë dollarëve. Por opinioni ende nuk e ka të qartë se pse aeroplani presidencial nuk është i mjaftueshëm për të, duke pasur parasysh brendësinë e tij të larë në ar, dhe të dizajnuar nga më të mirë me të vetmin qëllim që t’ia plotësojnë dëshirat. Pa marrë parasysh, ai shpenzon shuma të majme të hollave në çka do dhe kur do.

5. Tualet në vlerë prej 75.000 dollarë

Tashmë kemi përmendur flotën e tij ekstravagante, por tipari kryesor në njërën prej tyre është tualeti në vlerë prej 75.000 dollarë. Edhe pse nuk e dimë saktë se çfarë e bën këtë tualet kaq të shtrenjtë, për ato para do të ishte më së miri të lëshojë muzikë, të bëjë masazh dhe të lustroj këpucët. Tualeti ndoshta paraqet më së miri shprehinë e pabesueshme të shpenzimeve të panevojshme të Putin, dhe atë se pse është nën ‘zjarr” të kritikave gjatë gjithë këtyre viteve. Ai thjesht ka hedhur paratë në tualet.

6. 20 pallate

Këtu paksa i falet sepse Rusia është një vend i madh, dhe personi përgjegjës për atë duhet të ketë shumë shtëpi për të qëndruar në mënyrë që të udhëtojë lirshëm nëpër gjithë vendin. Megjithatë, kur ndërtohen 20 pallate masive në gjithë vendin që kushtojnë miliarda dollarë, kjo çështje bëhet problem, sidomos nëse ekonomia e atij vendi po pëson kolaps. Putin jo vetëm që i ka 20 pallate nëpër Rusi, ai ka 20 pallate që janë shumë më të mëdha dhe më luksoze sesa banesat për të cilat ëndërrojnë të tjerët të pensionohen në to. Gjitha shtëpitë janë të shkëlqyera dhe përfshijnë vetëm luks që nuk mund të paramendohet. Ky projekt është mbajtur si sekret i madh, dhe mediat kanë qenë të bllokuara të hyjnë në zonën e ndërtimit. Kur kritikoheni si Putin, njerëzit dëshirojnë të dinë më shumë rreth pallateve tuaja.

7. 15 helikopterë

A mund ta besoni se 43 aeroplanë janë të mjaftueshëm për të kaluar qiellin e Rusisë? Edhe pse janë mese të mjaftueshëm për të kaluar pjesën tjetër të botës, Vladimir Putin nuk dëshiron të dëgjojë për këtë. Gjithë helikopterët në flotën e Putinit janë të armatosur deri në dhëmbë, në rast se dikush dëshiron ta lëndojë atë. Flota e armatosur e Putinit nuk është edhe aq qesharake sa mendojnë të tjerët. Ai është në gjendje të shpenzojë pasuri në helikopterë për vete. Madje edhe Barack Obama ka një flotë që besohet se kapë vlerën prej rreth 20 miliardë dollarë, kështu që Putin është “peshk i vogël” në raporton me Presidentin e SHBA-ve. Helikopteri më mbresëlënës në flotë është Mi-8, i cili është plotësisht i përshtatur për siguri dhe komoditet për Vladimir Putinin.

8. Testuesi i ushqimit

26 komente në “FOTOT/ Jahte, 43 avionë dhe tualeti 75 mijë $, pasuria marramendëse e Putin”

  1. Akili says:

    Artikull pa lidhje.

    1. uci vete says:

      Tualeti $75.000 ,dhe gazetaruci e quan luksoz ??
      $ 750.000 ka pak kuptim.

      1. kollodoku says:

        Po ai beri ne 50 di te numroj

        1. hajdari says:

          Keto qe permend artikulli nuk jane pasurite personale te Putin, por rezidencat, jahtet dhe makinat qeveritare. Kur nje shtet bythe si Albanistani ble makine 500,000 dollare dhr kryeministri mban ore 200,000 dollare, hiqet lehte paralelja me Rusine…

    2. tt says:

      Artikulli me mashtrime, sepse cdo gje perdor Putin si krytar shteti, ja quajne personale.

      Ekziston nje artikull interesant qe ju keshilloj ta lexoni:

      https://www.rt.com/op-edge/203407-putin-demonized-thwarting-domination/

  2. shefi says:

    fshati digjet dhe kurvat krihen. nuk meren me politikanet tane qe po i pine gjakun ketij populli, e kane shnderuar kete vend si zambia e evropes dhe qe po i detyrojne njerezit te ikin nga syte kembet, po rine i qajne hallin superfuqive dhe shpifin ne interes te njeres apo tjetres. gazeta dhe gazetare te stisur dhe te shpifur.

  3. beni says:

    Zoti ja befte allall kur ben per shtetin e tij!

    1. Ramy says:

      hahaha kur ben per shtetin e tij apo kur vjedh shtetin e tij???? torollak janulle

      1. tt says:

        Shpellar ngele tere jeteon o derezi. E ngaterron me Salen dhe tanet? ?

  4. Fillonibqgreke says:

    E Ka fajin Amerika! Obama me Timex Indiglo, Putini me Rolex. Kush po e vjedh popullin e vet?

  5. mira says:

    Gazetar koti
    Nuk shitet gazeta me kete nivel
    E lexova dhe po buzeqeshja

  6. shoottheprophet says:

    Epo ne gop te semes . 200 miliarde dollare? Tualeti 75 dollare? Nuk e kuptoj ket gazetarin e larit. I nxorri nga bytha keto fakte?

  7. ,Qerosi says:

    Pse nuk na thoni qe ka 360 gra ne dispozicion, nje kopesht zologjik me 200 arinj Panda, nje satelik privat qe udheton sa here desheron ta shofe token nga lart etj. O tema mbetet ne cilimilleqe duke na numuruar rezidencat dhe avionet e udheheqjes Ruse si pasuri te Putinit, aq sa ishin rezidencat ne Shqiperi prone e Enver Hoxhes, qoftelargut Sali apo ketij udhetarit te gjate qe kemi tani. Perendimoret serioze e kane perkufizuar Putinin: Shume patriot, shume fetar, shume i vendosur dhe kaq.

  8. Enigma. says:

    Keto shpenzime marramendese ,per c’far i duhen Putinit?A mos do jetoj 300 vjet?….Jo mor jo,as 100 ska per ti mbushur
    dhe pastaj nje grop dy metra e dy karro dhe do mari me vehte! Do vij dita do ti sekuestrohen te gjitha Edhe varrin kane per tja shkallmuar!

  9. bra,ho,ho says:

    Helikopteret,jahtet,aroplanet mos jane te presidences ! Se asnje i pasur nuk i mban ne nje numer te tille,se nuk i nevojiten.

  10. Tunxh, bir says:

    E ka hak ti ket, Burre me Koqe jo shaka. Ti kesh me shendet edhe po i pate te tuat private o Putino.

  11. rikard says:

    Gazetar idiot , Putini ka qen oficer major i KGB ne Dresden dhe jo 80 leksh si keta tanet qe ben karrier politike dhe nxirni foto me avion apo helikopter e flisni per pasurin e Putinit pa asnje lloj fakti kur ne Rusi gati 80% jane pro politikes se Putinit .Putini esht patriot e do vendin e tij dhe jo byth lepires se politikanet tane qe jan hajdut .Ate librin e fundit biografik per Putinin or gazetar trap e ke lexuar gabim Putini e ka fituar lloton dhe bleu makin jo e ema or trap , e akuzojn perse nuk ndihmoj familjen por bleu auto , gazetar idiot.

  12. sonar says:

    Dy kategori shqipfolesish futen ata qe adhurojne Putinin. E para jane shumica e ortodokseve trushpelare qe nisen ne menyre strikte vetem nga feja dhe qe natyrisht jane antiperendimore (sidomos antiamerikan), dhe e dyta, mbetjet komuniste qe kane nostalgji per BRSSne. Me te liget jane kategoria e pare qe nuk kane kurrfar dallimi me talebanet.
    Putini ka rreth 20 vite qe sorollatet neper postet me te larta, ashtu sic edhe ne kishim nje te ngjashem qe mezor e hoqem me 1001 marifete. Ne patem njefar bekimi qe jemi dobet si shtet dhe presioni i perendimit ndihmoi sadopak ne dicka te tille por populli rus nuk e kishin ate “fat”. E njejta gje nuk funksionon me Rusine keshtuqe Putini ka qene ne gjendje ta mbaje pushtetin per kaq gjate pa i hyre ferre ne kembe…..dhe te gjithe kete “veteflijim” e ka bere per “te miren” e popullit rus. 150000 dollare pasuri ee? Sa ia qaj hallin te mjerit.

  13. 2015 says:

    75 mije dollare tualet?! te me falni per vulgaritetin por tualeti sado i shtrenjte sherben vetem per nje qellim…

  14. gjyshja says:

    Edhe Taci halen e beri me 100.000 euro jo me Putini, e gjith bota eshte njelloj,kush ja numeroj halet dhe makinat me siguri kane qene nga te PD,idiote pse nuk merreni me halet e juaja qe nuk punojne dhe pini uje me fekale.

  15. Daku says:

    Ky eshte nje shkrim idiot, i pa perkthyer mire, pa asnje logjike dhe me difekte te shumta e te dhena te pabesueshme.
    Aty thote shikoni Putin dhe ne foto eshte Medvediev.
    Hajde fol po deshe….

  16. kollodoku says:

    Mos I raft atak ne zemer se pastaj ti fusi ne byth te gjitha.

    1. X says:

      PUTINI ME NJE POPULLSI PREJ 300 MILION BANORESH KA GJITHE KETO PASURI,PO SALA ME NJE POPULLSI 100 HERE ME TE VOGEL SI ESHTE RAPORTI.

  17. metro says:

    Jane shifra te znadhuara ,persa i perket helikoptereve ,i kane shteterore ne sherbin te puneve te shprjta ,seps eshte vend shume i madh . Nuk dyshoget qe eshte i pasur ,por ne Rusi ka edhe me te pasur se Putin .
    Mos u beni merak se te gjithe keta tonet jane miliardera te heshtur

  18. shvejk says:

    Gazeta Tema duhet ti lutet Putinit per ca para, sa per te blere nje perkthyes qe di te shkruaje Shqipen zyrtare.

  19. Moisi Golemi says:

    O gazetar analfabet kosovar i Temes. Keni mbi 35 vher qe keni universitet ne Prishtine dhe ende nuk mesuat te shkruani shqip. O idiot gazetar kosovar. Mire qe ‘di shqip, po si perkthyes perse hiqesh? O Google Shqip, krimb i ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje