Haradinaj flet pas takimit me Metën: Kushti yne, anulimi i marrëveshjeve dhe lirimi i të burgosurve politikë

6 Dhjetor 2015, 14:21Rajoni TEMA
Haradinaj flet pas takimit me Metën: Kushti yne, anulimi i

 

Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë takimit Meta ishte përpjekur për ta gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në vend. Haradinaj e ka vlerësuar iniciativën e Metës, por ka thënë se opozita nuk ka ndryshuar qëndrim. “Qëndrimi ynë është anulimi i marrëveshjeve dhe lirimi i të burgosurve politikë”, është shprehur ai.

Sa i përket thirrjes se kryeministrit Mustafa për një takim me liderët e opozitës, Haradinaj ka theksuar se opozita nuk shkon në takim te kryeministri. “Ne nuk shkojmë në takim me kryeministrin. Është një ftesë e vonuar dhe e thatë”, ka deklaruar Haradinaj.

Lideri i AAK-së, ka paralajmëruar se këto do ditë opozita mund të ketë takime edhe me presidenten Atifete Jahjaga.

Z. Haradinaj sot keni pasur një takim në Prishtinë me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metën. Cili ishte qëllimi i takimit?
Haradinaj:
 Biseda ishte krejtësisht e fokusuar te gjetja e një mundësie për t’iu kthyer normaliteti institucioneve institucionale. Pra, z. Meta ishte i interesuar për ta gjetur një zgjidhje, e cila do ta kthente normalitetin e jetës institucionale. Ai ka thënë se do t’i dëgjojë të gjithë për ta parë mundësinë e gjetjes së një zgjidhje.
Takimet me z. Meta kanë qenë të ndara?
Haradinaj:
 Unë e kam pasur takimin vetëm me z. Meta. Ne kemi një traditë të komunikimit me të edhe më herët.
 Çfarë përgjigje i dhatë ju z. Meta për situatën politike?
Haradinaj:
 Unë gjatë bashkëbisedimit me z. Meta prezantova qëndrimin tim se dalja nga gjendja e tashmë është anulimi i marrëveshjeve të dëmshme për vendin dhe lirimi i atyre, që janë të burgosur politikë.
 A pati kërkesë z. Meta që të gjithë liderët të ulën në një tavolinë të përbashkët?
Haradinaj:
 Z. Meta tha se në këtë etapë do të dëshironte t’i dëgjonte të gjithë.
Ju si e shihni këtë iniciativë të z. Meta?
Haradinaj:
 Çdo interesim për temat që kanë të bëjnë me situatën në Kosovë është i mirëseardhur. Pra kjo iniciativë e tij është e mirëseardhur. Meqenëse kemi një traditë të komunikimit me të gjithë, që vijnë nga Tirana zyrtare, ne jemi të interesuar që të bisedojmë.
 Opozita mbetet në qëndrimin e njëjtë?
Haradinaj:
 Po. Ne e kemi pas rastin për të zhvilluar edhe takime të ndara si liderë opozitarë me presidenten e vendit. Mund të ndodhë që do të takohemi këto ditë sërish me presidenten Jahjaga. Kuptohet, qëndrimi ynë është anulimi i marrëveshjeve dhe lirimi i të burgosurve politikë.
Z. Haradinaj, kryeministri Mustafa i ka ftuar në takim liderët opozitare, i cili ishte planifikuar të mbahet nesër. A ka ndryshuar qëndrim opozita rreth kësaj ftese?
Haradinaj:
 Ne nuk shkojmë në takim me kryeministrin. Është një ftesë e vonuar dhe e thatë. Është i njëjti kryeministër, i cili ia ka shkaktuar këto trauma vendit që disa muaj. Tash së fundi, pas gjithë kësaj, ai kërkon një takim të thatë, pa përmbajtje dhe nuk ka kuptim kjo sjellje e tij.

Epoka e Re

2 komente në “Haradinaj flet pas takimit me Metën: Kushti yne, anulimi i marrëveshjeve dhe lirimi i të burgosurve politikë”

  1. Mal Uka says:

    IlLe ir Meta per cfardo qellimi qe shkon ne kosove per qytetaret e
    Kosoves eshte njeri i pa deshiruar Eshte kryeministri i pare
    qe e shkele Beogradin ne kohen e kasaphanes Eshte majtisti qe
    UCK -en bashk me klosa e shik e ka ndar ne frakcione Eshte
    personi i gjurulltive ne shqiperi Si pas shtypit shqipetar
    ky eshte i zhytun deri ne vesh ne krimin e organizuar Po sipas
    shtypit Ky matrapaz per oborr te vetzin blene e sjell pisha nga
    italija Ky eshte njeri xheparosh politik Ky me majtistat majuc
    ka shume mekate ne shqiperi Ky dje e kishte kuvendin torishte
    me probleme shamje kacafytje nderprerje E kishe po shkon me
    ndermjetesue ne kosove Ky ska cka lype ne kosove ! Le te pastrohet
    vet, le ta pastron politiken ne tirane E mos te vij fare ne
    kosove per ta flliqe edhe ma shume flliqenin Ky eshte cub
    dhe kosova eshte rrase me cuba te shqiperise qe veq sherrin ua ka pa
    Rri ne shpi tane Ilir Meta Ki telashe qe nuk ti duron deti!

    1. Barboon says:

      Te gjithe Shqiptaret qe respektojne te drejten dhe duan te miren e Shqiperise nuk ka si ta duan Ilir Meten….por cdo te thuash: Kosova eshte rrase me cuba….e ke fjalen per race apo rrase eshte ndonje fjale koqevarce…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje