Guximi i familjeve shqiptare në Maqedoni për shpëtimin e hebrenjve

5 Dhjetor 2015, 17:53Rajoni TEMA

Copëza nga rrëfimet e familjeve hebraike të Maqedonisë, të dokumentuara në 34 fotografi, për herë të parë ekspozohen në Qendrën Memoriale të Holokaustit në Shkup, në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, Institutin Kombëtar të Historisë Maqedonase, si dhe me mbështetjen përfaqësive diplomatike, atë amerikane dhe gjermane në Shkup.

Fotografi të familjeve shqiptare nga Maqedonia, që ishin hallkë shpëtimi për komunitetin hebre derisa ata arrinin në Shqipëri, janë ekspozuar në formë të dokumenteve të certifikuara edhe nga autoritet zyrtare të shtetit shqiptar gjatë viteve të dyzeta të shekullit të kaluar.

“Duke përkujtuar Holokaustin, rishtas kthehemi dhe i përkujtojmë ethet e historisë së hebrenjve dhe ia transferojmë ato gjeneratës së tanishme dhe të ardhshme, me porosinë e ndërgjegjshme: të tërheqim vëmendjen që e kaluara të mos përsëritet askund asnjëherë në të ardhmen”, tha kryetarja e Komunitetit Hebre në Maqedoni, Berta Romano-Nikoloq.

Ndërkaq, drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë, Skënder Asani, thotë se mungesa e shqiptarëve të Maqedonisë në institucione, ka bërë që, siç e quan ai, dora e vetme e shpëtimit për familjet hebraike, ajo e esnafëve shqiptarë kur bëhet fjalë për këtë pjesë të historisë, për shtatëdhjetë vjet të mbetet në harresë.

“Gjatë 70 vjetëve të fundit, kjo çështje asnjëherë nuk është hapur. Kjo bëri që ne si institucion shkencor të ndjejmë për obligim që ato ngjarje që i kishte mbuluar historia dhe koha, t’i nxjerrim në dritë. Fillimisht hymë për të hulumtuar në arkivin e Maqedonisë dhe arkivin e shtetit në Shqipëri dhe nxorëm në pah se si është shpëtuar popullata hebraike, format dhe mënyrat”.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes katër institucioneve, filluan të paraqiten dhe rrëfimet e ndryshme të familjeve shqiptare që kanë ndihmuar… Po edhe e kundërta, familjet hebraike na kanë rrëfyer për mënyrën se si ishin shpëtuar – rrëfime këto të cilat kishin mbetur të pazbardhura deri më tani”, tregon Asani.

Ramadan Meliqi, rrëfen për Radion Evropa e Lirë, se si fëmijë, gjatë vitit 1943, mban mend familjen hebreje Fransis, e cila për një kohë ka qenë e strehuar në familjen e tij dhe më pas babai i tij, Veli Meliqi, në emër të besës së dhënë, i ka dërguar në Shqipëri. Atje familja Fransis ka qenë më e sigurt.

“Katër anëtarët e familjes Fransis, i ka marrë baba nga shtëpia këtu në Shkup dhe i ka dërguar deri te shtëpia jonë, të cilën e kemi pasur në Han të Elezit. Aty ata mbërritën në mëngjes, ku edhe kanë bujtur, kanë tharë rrobat sepse ishin lagur nga rrjedha e lumit Lepenc”.

“Baba i ka mbajtur në shpinë, sepse lumi kishte ardhur me vrull në atë mars dhe kuajt s`kanë mundur të tërheqin karrocën kështu që fëmijët hebrenj të kësaj familjeje baba i ka bartur në shpinë një nga një”, veçon copëza kujtimesh Ramadan Meliqi, rreth të tetëdhjetave, i cili në atë kohë ka qenë më pak se dhjetë vjeç.

Ndërkohë, drejtori i Qendrës Memoriale të Holokaustit në Shkup, Goran Sadikario, konsideron se fati tragjik i hebrenjve, mund të shërbejë si leksion për të tashmen dhe të ardhmen, që t`i thuhet ndal së keqes.

“Asgjësimi fizik i 98 për qind të hebrenjve në Maqedoni, filloi më 11 mars të vitit 1943, datë fatale kjo për të gjithë hebrenjtë në Maqedoni. Në këtë datë, nga Shkupi u nisën 7,144 hebrenj në Treblinkë”.

“Por, edhe gjatë kësaj pjese të errët të historisë mësojmë se ka pasur rreze drite kur familje të caktuara rrezikuan sigurinë e tyre dhe strehuan dhe njëherësh ndihmuan familjet hebraike për të arritur në Shqipëri. Kjo na mëson se njeriu di të jetë human në momente kur është në rrezik edhe jeta e tij”, shprehet Sadikario.

Duke iu referuar të dhënave të evidencës së autoriteteve të atëhershme okupuese bullgare dhe gjermane, në Maqedoni, më 11 mars të vitit 1944 janë arrestuar 7,144 hebrenj (që përbën 98 për qind të popullsisë hebraike në atë kohë) nga të gjitha pjesët e vendit.

Të arrestuarit janë mbledhur në Monopolin e Shkupit, ku kanë qëndruar deri në fund të muajit mars në kushte ekstreme të rënda higjienike dhe psikologjike.

Prej Shkupit ata janë dërguar në Poloninë e atëhershme të okupuar, në kampin “Trebinka”, ku janë ekzekutuar. Asnjëri nga të arrestuarit nuk është kthyer.

Dëshmitë e fundit, përmes dokumenteve të ekspozuara në Qendrën Memoriale të Holokaustit në Shkup, nxjerrin në pah se ajo pjesë e popullatës prej 2 për qind, është shpëtuar falë guximit kryesisht të familjeve shqiptare, të cilat i kanë strehuar dhe njëkohësisht kanë ndihmuar në transferimin e tyre në Shqipëri.

17 komente në “Guximi i familjeve shqiptare në Maqedoni për shpëtimin e hebrenjve”

  1. Fotaqi says:

    Mesa di une Shqiptaret e Shqiperise shpetuan hebrenjte ne te vertet, por kosovaret qe shumica ishin pjese e SS skanderbeg, batallion qe kishte kryer vrasje te mijra shqiptare e serbe, dorzonin ne nazistet gjermane shum hebrenj qe kalonin nga Kosova e Serbia. Per Maqedonine nuk di shum gjera, por duke marre parasysh se aty kishin qendra te mdhaja ballistet nuk besoj se ishin kaq shum miqsore ndaj hebrenjve.

    1. Vasili says:

      Ato qe di, me dashje dhe pa dashje, i di gabim. Nuk ia vlen me te sqaruar me shume.

    2. miti pau says:

      Po kur nuk di shume gjera ca pidhin e motres komenton grek muti .

    3. DEVOLL VARDARI - GOSTIVARI says:

      FATOQ CINIKU!
      REGJENCA ia tregoi bërrylin Hitlerit. Unë jam nip ballistësh dhe shtëpia jonë pat strehuar një familje cifute.
      Ti je antishqiptar dhe një xero etike.

    4. DEVOLL VARDARI - GOSTIVARI says:

      JEMI shumë miqësor, or FOTAQI, ne të Shqipërisë LINDORE. PYET CILINDO që i ka ra puna të ketë trokitur në dyert tona.

    5. mando says:

      Fotaq.e ke shume gabim bataljoni Skenderbe I krijuar nga gjermanet ne Kosov me shqipetar nuk beri ndonje beteje shqipetar moren veshjet the market the iken ne shtepit e tyre keto qe them jane nga dokumentat e gjermaneve. Ti dukesh qe ke lexuar historian greke te luftes ll boterore cthote ajo historia per 250000 chifutet qe jetonin ne greqi the per kolonel zerven bashkpuntorin e gjermaneve kunder komunisteve grek the popullsise shqiptare keto qe them I kane dokumentuar si anglezet the gjermanet. Eshte koha e Google lexo shiko per te verteten the pastaj komento

  2. ben says:

    nuk e ka komentuar kete tfgs?

    1. tfgs1 says:

      Ore pushti, une nuk merrem me bëmat e beqirave shqiptare, une di vetëm te shaj. Mua me vjen turp qe jam shqiptar, nuk doja te lindja aty, por ne eladha. Mua vetëm heronjtë si Marko Boçari e bubulina me kuptojne se sa turp është te jesh shqiptar. Cti bej une qe turko sunitet kane bere nje gje te mire. Une jam grek sepse zoti është grek. Rroftë Janullatos

      1. miti pau says:

        Mire o te qifsha rrobte si te duash vetem mos u nxe se do na hash karin pastaj.turgomoterqiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiìiiiii.

      2. DEVOLL VARDARI - GOSTIVARI says:

        JU JENI FIRMANTË INTRIGASH dhe HAJDUTËRISH. KU i KENI MILIARDAT e avulluara. Jeni duke shkatërruar Evropën.
        Marko BOCARI, the BOCARI, apo jo?

  3. Pa fjale says:

    Kjo ka qene , eshte dhe do te jete diferenca e padiskutueshme midis ndjenjave fisnike te popullit Shqiptar dhe popujve te tjere, Jo vetem te rajonit .

    1. KOZi says:

      Duhet te theksohet se institucionet shqiptare nen pushtim jane ato qe te parat nuk pranuan zbatimin e vrasjes se cifuteve.Eshte vendimi i qeverise Mitrovica dhe i miratuar nga Regjenca. Kjo duhet thene e para ,pastaj shqiptaret po i mbajten ne shtepiat e tyre. Pse si kujtoni se i kane mbajtur ilegale.?
      Gjithashtu duhet te dijni se ne ate periudhe Maqedonia sllave ishte pjese e Bullgarise. Edhe Shkupi,Kumanova,Ohri ishin pjese e Bullgarise. Tetova,Gostivari,Dibra Struga ishin Shqiperi. Prandej thote ai-nga Shkupi i percollem ne shqiperi.Edhe Kosova ishte pjese e shqiperise keshtu qe ne Han te Elezit ishin te sigurte.tung

  4. ilir says:

    si tha hitleri
    nuk po I vras te gjithe qe ta marre vesh bota pse I vrapa

  5. polisi says:

    IZRAILI duhet qe te ndimojn Shqiperin me ndima dhe armatim te teknologjis se fundit sepse vetem Shqptaret i mbrojten aq sa paten mundesit(kuptohet) Ndersa fqinjet e shqiperis mbushnin trenat dhe jua dorzonin nazisteve

    1. DEVOLL VARDARI - GOSTIVARI says:

      POLISI, mendimi yt është i drejtë, i thënë pa gufje. Shtëpia ime në Gostivar, që ndodhej në Udhën e Dibrës, strehoi një familje cifute vetëm për motive njerëzore. Ishim të Ballit dhe mbetemi me dashuri të Ballit dhe për Ballin.
      Artikulli, autori shërbehet me nocione anakronike. Shqiptarët që mbetën të jetojnë në shtetin e Bullgarisë, ishin ata që shpëtuan, aq sa patën mundësi, cifutët, ndërsa serbobullgarët, sot me emërtimin fabrikat “maqedon -ë”, ishin ata që dekonspironin cifutëet. Ja vija e karakterit ETIK ndërmjet shqiptarëve dhe sllavëve ortodoksë.

  6. .... says:

    Te ndihmosh njerez ne hall eshte gjeja me e mire qe mund te beje njeriu per njeriun. Por sot Izraeli poltiken dhe interesin e ka me shume me Greqine, dhe jo me Shqiptaret.

  7. .... says:

    Kane bere shume mire qe i shpetuan jetet e njerezve. Ndersa sot shteti Izraelit mbeshtet dhe ka interesa me Greqine dhe jo me ne Shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje