Pas takimeve të shumta të kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Metës, me të gjithë udhëheqësit e Kosovës duket se janë afruar së tepërmi qëndrimet për të zhbllokuar krizën.
Express mëson se palët tashmë duket të jenë dakorduar lidhur me asociacionin të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese nëse Gjykata Kushtetuese e konsideron kushtetuese marrëveshjen atëherë palët, pozita dhe opozita, duhet të punojnë në Statutin e Asociacionit në mënyrë që të sanohet dëmi eventual i shkaktuar.
Sa i përket demarkacionit, çështja është më e thjeshtë. Për këtë do të vendosë Kuvendi. E që nisur prej deklaratave të deputetëve, pritet hedhja poshtë e kësaj marrëveshje në votim.
Ka indikacione që opozita në të ardhmen të bëhet pjesë e dialogut me Qeverinë më mënyrë që të mos ndodhin keqkuptime të tilla.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë ka takuar udhëheqësit e pozitës dhe opozitës në përpjekje për t’i bindur dy palët për të arritur një marrëveshje për tejkalimin e krizës politike.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Jahjaga i ka thënë Metës se po angazhohet për të krijuar kushte për dialog mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare. Temë e diskutimit në takimin Jahjaga-Meta kanë qenë zhvillimet në Kosovë dhe përpjekjet për ta tejkaluar situatën e krijuar në vend, njofton Zyra e Presidentes së Kosovës.
Meta kishte takuar me heret Veselin dhe Haradinaj, ndersa takoi dhe Fatmir Limaj i cili pas takimit duket se eshte me elastik ne qendrimet e tij.
Ne deklaraten e Fatmit Limaj pas takimit ndjehej nje fare terheqje.
“Sot pata një takim miqësor me Kryetarin e Kuvendit të Rep. së Shqipërisë z. Ilir Meta, i cili ishte i interesuar të informohet më hollësisht për shkaqet që e sollën këtë situatë politike në vend, e po ashtu biseduam edhe si të dilet nga kjo krizë e thellë në të cilën është vendi ynë.
Pas një diskutimi miqësor e informues për shkaqet e kësaj krize në të cilën ky koalicion qeverisës e ka sjell vendin, unë po ashtu ia bëra të njohur z. Meta qëndrimin e opozitës së bashkuar se në Kosovë tashmë është instaluar pushteti policor nga Isa dhe Hashimi, se këta dy po shtypin zërin opozitar, po burgosin deputetë, po bastisin shtëpitë e deputetëve dhe po bastisin e po thyejn zyrat e partive opozitare. I tregova z. Meta se ftesën e Isa Mustafës për dialog e vlerësojm si një hipokrizi. Para çdo ftese duhet së pari të lirohen të gjithë të burgosurit politik nga regjimi i tyre policor dhe pastaj reflektim për anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për vendin”, shkruan Limaj.
Vet Meta u shpreh optimist se do shkohet drejt Marreveshjes.
“Vë re me kënaqësi që rrugët e dialogut mbeten të hapura dhe të pa shteruara. Dhe ka dëshirë dhe ka vullnet për të ecur drejt kapërcimit të këtij momenti delikat të funksionimit të institucioneve, me qëllim që të shënohet një progres për të gjitha ato çështje të debatuara deri tani dhe tanimë të njohura. Kështu që, unë besoj se politikanët e Kosovës i kanë të gjitha mundësitë dhe kanë vullnetin që përmes një procesi reflektues të rivendosin një dialog të qëndrueshëm që do t’i shërbejë shumë Kosovës dhe të ardhmes së saj evropiane”, ka thënë Meta.
o zot sekur se kane nje apo dy serba Kosova , pa ti shkoje dhe nje adhurus tjeter serb per probleme qe kane te bejne me serbine….
ky zgjidhi paqen midis PD e PS,dhe i ngeli ketij engjelli ti zgjidhi hallet e nje shteti tjeter……
hahahhaha, ISMAIL QEMALI ne sfond si te flamuri i ballistit..
Me vjen shume keq per pyetjen qe shtrohet ne kete moment : A mund te shkohet drejt marreveshjes ? Po me thoni nje rast te vetem te nje problemi qe ka vene dore udheheqesi yne i madh dhe i lavdishem, themeluesi i partise me te madhe import – eksport ( LSI ) ne Ballkan, i paharruari Shoku Ilir Meta dhe nuk e ka zgjidhur. Une vetem nje gje kam me dyshim ? A thua te jete i kenaqur udheheqesi dhe strategu yne, Shoku Ilir Meta me % perqindjen e parave qe do i japin shoket kosovare per zgjidhjet e mosmarreveshjeve midis tyre? parimi baze i strategut tone eshte : vetem zogu kendon pa para. Pra, i dergoj nje thirrje popullit vella te Kosoves qe tani e me pas te rrine te qete, se hallet e tyre u zgjidhen perfundimisht bile edhe me mire se i kane zgjidhur dy strateget Rama – Meta problemet tona ketu ne Shqiperi. Dhe nje kesshille ; ju duhet vetem pak durim sa te kthehet dhe strategu tjeter i papare Ditmir Sylejman Bushati, i cili per momentin eshte ne nje fluturim 6 mujor rreth globit per te influencuar tek popujt per pranimin e Qeverise se Kosoves ne Federaten Boterore te Hokeit ne Bar.
Si e mer guzimin ky njeri i korruptuar kur shppine e vet ( SHqiprine) e ka si mos me keq e vjen ne Kosove dhe ben sikur qan hallet e tyre hajduti i mutit pa pik sedre e vrere
Hajt se ja u rregullon mire Meta punet, pak raki Skrapari, nje perqindje njerit, nje % tjetrit dhe u zgjidh. Vetem VV-ja nuk i ka shkuar ne takim se mesa duket nuk po blihen kollaj.
Po vuri dore Ky kryetari I Levizjes se Skraparllinjve te Inatosur patjeter qe rezultati do jete ndonje mutllek qe do te duhet 50 vjet qe te ndreqet.
Per interesa personale te veta ky babune ja ka ber gjemben Shqiperis,tashi kerkon tja bej gjemben dhe Kosoves