Marion Le Pen, mbesa e papërmbajtur

7 Dhjetor 2015, 09:45Bota TEMA

Eshtë fytyra rinore e Frontit Nacional, në krye për presidencën e rajonit Provencë-Alpe-Bregu i Kaltër, pikërisht në vendin që dikur ishte bastion i gjyshit, në toka të konsideruara shumë besnike.

Marion Marèchal-le Pen, që mbush 26 vjeç pas pak ditësh, provon për herë të dytë, pas humbjes në zgjedhjet rajonale të 2010-ës.

Ndërkohë, është bërë deputetja më e re në moshë e Francës në 2012, dhe exit poll-et e nxjerrin fituese.

Që e vogël shfaqej si vogëlushja në krahët e gjyshit, në manifestet e tij elektorale, pastaj në pranverën e kaluar u rebelua, mori vendin e saj si kandidate dhe kontribuoi për të dhënë një të shytë, në luftën atvrasëse mes tezes Marine kundër kreut dhe themeluesit të Frontit Nacional.

“Nuk mund të jetë më president i Frontit Nacional”, deklaron mbesa e dashur, të cilën udhëheqësi i moshuar e konsideronte trashëgimtaren e tij të vërtetë politike.

E dalë gjithësesi e paprekur nga zënkat familjare, shfaqet krah më krah në fushatën e fundit elektorale me presidenten Marine, nga ana e saj super e favorizuar në rajonin e Nord-Pas-de-Calais-Picardie.

Por të dyja janë vënë ballë për ballë, me Marion që nuk pranon rrugën e “zhdoganimit” të partisë që ka ndërmarrë tezja, të cilës më shumë i intereson, me sa duket, gara për në pallatin presidencial pas 16 muajsh.

Në këta vite politike, bjondina Marion, e shprehur kundër martesave të homoseksualëve, ashpërson tonet, deklaron që Franca nuk është tokë e Islamit apo që dëshiron të mohojë fondet publike për planifikimin familjar që “banalizon abortin”.

Deri kur kërcënon, pak muaj më parë, gazetarët, me rastin e një çmimi për një eksponent të Frontit Nacional, i bojkotuar në minutën e fundit: “Do jua hedhim, kur të vijmë ne, do ju bëjmë vërtetë keq…”./ Bota.al

1 komente në “Marion Le Pen, mbesa e papërmbajtur”

  1. Dean says:

    Pavarsisht si shkon kariera e saj,1 gjo mund te thuhet me plot goj: Llap eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje