Duke qenë i ndërgjegjshëm se kjo tryezë përfaqëson 75% të bashkive të vendit, por mbi 80% e popullatës së vendit, pra 80% e shqiptarëve administrohen nga bashkitë që drejton kjo tavolinë,sigurisht, ky gëzim do ishte edhe më i plotë nëse ftesat tona të përsëritura për të mos e përdorur këtë shumicë, por për të kërkuar bashkim, do tëkishinmarrëpërgjigje pozitive nga të gjithë. Unë besoj se për efekt të punës, pas 100 ditëve, ku secili prej nesh është në detyrë, nuk mund të lëmë disfunksionale një shoqatëe cila përfaqëson interesin e 80 % të shqiptarëve në nivel lokal dhe administrimin e çështjeve vendore.
Më vjen mirë që treguam vullnetin tonë që shumica i shtrin dorën pakicës dhe e fton në një bashkim të dy shoqatave. Unë si kryetar i ri i shoqatës për autonominë vendore nuk do tërresht së ftuari në mënyrë konstante dhe së kërkuari bashkim, duke pranuar atë që të gjithë ju besoj e keni të qartë, që përveç teserës së partisë, ne edhe me 15 kryetarët bashkive të tjera ndajmë 90% të të njëjtave halle, kur vjen puna tek administrimi i qyteteve, menaxhimi i parkimeve, infrastruktura, buxheti që marrim nga qeveria vendore.
Nëse shoqata jonë lobon për ndarjen e grantit, këtë e bën për të gjitha bashkitë, nëse ne kemi filluar përgatitjen për paketën fiskale dhe tarifat e taksat e reja vendore, kjo bëhet për të gjitha bashkitë dhe vetëm interes kemi kur bashkëpunojmë. Ju faleminderit dhe ju premtoj publikisht se do të vazhdoj me të njëjtën frymë kërkese bashkëpunimi me kolegët e minorancës, për t’u siguruar që autoriteti vendor të forcohet akoma më shumë.
Ky është një moment shumë i veçantë për pushtetin vendor, është një moment ku po kalojmë një reformë të jashtëzakonshme që me shumë gjasë, historia do jetë shumë bujare me të kur të shkruhet pas disa vitesh. Një lëvizje tektonike e mënyrës se si është konceptuar pushteti në Shqipëri nuk kishte ndodhur prej kohësh dhe më vjen mirë që edhe teksa flasim, paralelisht komisionet në Parlamentjanë duke u diskutuar kompetencat e reja që marrin bashkitë, si ato të pyjeve, arsimit parashkollor, emergjencave, zjarrfikëseve, të mbrojtjes qytetare, civile, shërbimit shëndetësor parësor dhe po shkojmë nga bashki që deri dje kishin rreth 13 kompetenca kryesore, në 30 kompetenca kryesore.
Angazhimi dhe bashkëpunimi ynë bëhet akoma më jetik në kuadër të kësaj reforme. Koha tranzitore e reformës nuk mund të jetë 6 muaj, duhet të jetë shumë më e shkurtër, sepse na duhen dispozita me të cilat ne të veprojmë që në janar. Nuk mund të presim 6 muaj për administrimin e këtyre kompetencave. Ne avokuam që sot, që ne nuk mund të marrim vetëm decentralizim të halleve e problemeve, pa decentralizuar financat dhe zgjidhjet për këto probleme.
Besoj se jemi në rrugë të mbarë, për t’u siguruar që përtej opozitës politike dhe ndonjëherë të pabazë për batutën e ditës, ne t’i ofrojmë qeverisë oponencë të vërtetë për interes publik, se si mund të menaxhojmë më mirë Shqipërinë, duke qenë se këtë interes e kemi të përbashkët si ne, si qeveria qendrore.
Dua shumë t’ju informoj gjithashtu që ndërkohë ne kemi filluar tashmë përpjekjen tonë për lobim edhe për këtë paketë fiskale, edhe për buxhetine vitit 2016. Duhet të pranojmë se ky është ndër buxhetet më të ndershme që kanë marrë bashkitë dhe mënyra më e ndershme për të ndarë buxhetin, megjithatë secili prej nesh kërkon maksimumin për bashkitë e veta. Unë besoj se disa nga tarifat që ne kemi propozuar, qoftë ato për taksën e ndikimit në infrastrukturë, që është mënyra kryesore se si financohen bashkitë, ne sot jemi më të diskriminuarit.
Në qoftë se për të ndërtuar në bashkinë e Shkupit apo Podgoricës, një ndërtues e ka taksën e ndërtimit në infrastrukturë nga 100-140 euro, për metër katror të shitjes, ne në Tiranë e kemi 8 euro metri katror. Me financa të tilla ne nuk mund të bëjmë shumë nga gjërat që kemi premtuar dhe aspiruar në fushatë. Kjo është arsyeja pse ne kemi kërkuar disa ndryshime dhe një delegacion yni do të jetë sot në Parlament dhe në komisionin e Ekonomisë e komisione të tjera, për të kërkuar që, për sa kohë ishte emri i secilit prej nesh këtu, në fletë votimi, për t’u dalë zot atyre problemeve, atëherë duhet të kemi edhe autoritetin për të vendosur tarifat e taksat vendore, për të realizuar misionin që kemi marrë përsipër.
Ajo që do të garantoj bashkë me dy nënkryetarët dhe dua t’u uroj shumë sukses Majlindës dhe Shukriut (respektivisht përfaqësojnë një zonë të veriut dhe një zonë të jugut), për t’u siguruar që ecim me të njëjtën shpejtësi veri-jug, edhe brenda shoqatës sonë. Ne do të jemi aktivë edhe në detyrimin që kemi për përfaqësimin e interesave të autonomisë vendore në strukturat e kongresit të Këshillit të Evropës për Autonominë Vendore.
Delegacioni shqiptar kësaj here do të jetë unik; nuk do të shkojmë atje për të transferuar debatet dhe sherret brenda shtëpisë sonë, por edhe premtimi që ne kemi marrë në Strasburg është se ne do të shkojmë atje, për të kultivuar interesat tona dhe për herë të parë të mos shkojmë të zihemi me njeri-tjetrin, por të shkojmë e të sigurohemi që të thithim sa më shumë fonde e projekte që janë të panumërta për autoritetet vendore. Mungesa e organizimit dhe përçarja që ka ekzistuar më parë na ka bërë që të jemi të paaftë për të marrë maksimumin nga këto fonde.
Dua t’i uroj shumë punë të mbarë si Drejtoreshë Ekzekutive e shoqatës sonë të Autonomisë Vendore, Adelina Farricit, koleges sonë që ka bërë një punë të shkëlqyer në drejtimin e Bashkisë së Burrelit dhe jam shumë i lumtur që na bashkohet në këtë ekip të kryetarëve të bashkive. I uroj Adelinës punë të mbarë!
Ne do të krijojmë një ekip pranë Adelinës, pra pranë ekipit ekzekutiv, i cili do t’u ofrojë asistencë ligjore për gjithë problematikën që mund të ketë lindur, qoftë për përkthimin e reformës, por qoftë edhe për çështje të tjera që keni dhe kryesisht asistencë për shkrimin e projekteve.Nëse në bashkinë e Tiranës kam gjetur një situatë “dëshpëruese” kur vjen puna te njerëzit e aftë që mund të thithin projektet e Bashkimit Evropian lidhur me fondet IPA, e marr me mend se ç’mund të keni gjetur në disa nga bashkitë tuaja. Kjo është arsyeja pse një nga misionet e drejtoreshës dhe të sekretariatit të shoqatës sonë do të jetë dhënia e asistencës në shkrimin e projekteve apo në projekte ‘joint venture’, projekte të përbashkëta mes disa bashkive për fondet rajonale të Bashkimit Evropian.
Ju falenderoj të gjithëve për besimin dhe ju siguroj që nga ky moment vetëm ditë më të mira vijnë për secilën prej bashkive tona. Kur jemi bashkë, kur lobojmë, kur kërkojnë gjëra me sens, kur kërkojmë që decentralizimi të jetë i plotë, jo vetëm i problemeve, por edhe i zgjidhjeve, unë besoj se jemi më të fortë të gjithë bashkë. Por, edhe secili prej nesh është më i nderuar në bashkinë e vet edhe në komunitetin që e ka parë në sy dhe ka ndërmarrë angazhime konkrete gjatë muajve të fushatës.
*Fjala e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e parë të Shoqatës për Autonomi Vendore
Qenke dobesu se ke dhene gjak,e shoh se mamaja nuk paska ardhur sot,nuk e di a e zgjidhe problemin e. shurres se Tiranes,sidomos per grate sepse mamaja jote tha qe ka adoptuar nje shurrtore per Women,per meshkujt tha le ta bejne ne breke.
Ik o fiqiri se na hape barkun…
Me falni ,nuk e di kush i lexon komentet por ky lajme eshte me i rendesishmi dhe ju e hiqni nga kryesoret,a thua se Veli pashaj ben kot, jo ai e ka serozisht kete rradhe dhe me te vertete une smora vesh asgje .Kalova nga rruga “Dritan Hoxha”dhe papritmas mu kujtua droga dhe kurvat qe Drtanii (rahmet paste) i perdorte per rrogat e Top-Channel.Qe kur i vuri emrin kesaj rruge ,Veli dela pordha po mundohet qe ta shtrije ne te gjithe Shqiperine kete inisiative te droges dhe prostitutave .El shikoni qe kete rradhe Velirama e ka me te vertete.
Shpifje e shemtuar pasi ajo rruge ka te pakten nja 7 vjet me ate emer
Adit Replike.
E ke gabim ore cune,nuk ka me shume se 10 dite kur Veliaj me mamane inaguruan me filispit rrugen e heroit tone te Tiranes,drogaxhiun dhe kurvarin “Dritan Hoxha” .Lexo me shume or djale ose je nga shpellat.