Një kujtim me komentatorin e madh të futbollit

6 Dhjetor 2015, 11:45Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Aty nga mesi i viteve ’70, ishim studentë në aksion. Ndërtohej hekurudha Elbasan – Pogradec. Pasditeve vinin edhe persona që bënin biseda me ne aksionistët, ndonjë këngëtar, ndonjë grup i vogël artistik, etj.

Një ditë erdhi Ai, komentatori i madh i ndeshjeve të futbollit. Na foli për sportin. E donim të gjithë për pasionin, ngjyrat dhe gjallërinë që i jepte transmetimit të ndeshjeve të futbollit në radio.

Aty nga fundi i takimit dikush i bëri pyetjen më të çuditshme në botë : A mund të na transmetosh përsëri ndeshjen Shqipëri – Gjermani?

Ndeshja ishte bërë vite më parë. Ai e kishte transmetuar në radio. Kishte bërë bujë sepse kishte dalë barazim, madje Gjinali, mbrojtësi ynë i djathtë, kishte shënuar një gol në portën gjermane që arbitri nuk e kishte quajtur. Padrejtësi e pastër. Ndoshta edhe arbitri nuk i besonte syve sesi një skuadër si Shqipëria mund të mundte Gjermaninë Federale.

Posi – tha komentatori i Madh dhe sytë i ndritën. E mbante mend në imagjinatë ndeshjen. Atëhere pak kishte televizora. Dhe ja nisi :

Tooooopin e ka Netzer. Eeeeecën përparaaaaaa, ja kalooooon maaaaajtas Fëler që lëshon topin paralel me vijën anësoooooore, tërhiqet me gjithë top, dhe e kaloooon afër teeeeee Myyyyyyler i ardhur në ndihmë të tij, ky ja pasoooooon Bekenbauerit, i cili endet me top dhe kërkon të gjejë një zonë të lirë për shokët e skuadrës të tij.

Ne dëgjonim komentatorin dhe pse ishim gjithë ditën të lodhur nga puna. Punë skllevërish.

Ai vazhdoi : Ja përsëri Myleeeeeeeeeeeer, ndërhyn mesfushori yyyyynë Vaaaaaso, nis me të shpejtë një top për Panon, ky pason majtas te Shllaku, i cili i ofron një top përballë portës gjermane Gjinalit, gjuaaaaaan Gjinaliiiiiiiiii, Gooooooool, gooooolllll, skuadra jonë shënoooooooon, e paaaaabueeeeeesueshmeeeeeee topi ka hyrë në portë pasi ka tronditur shtyllën gjermaneeeeeee, goooool, por, joooooo… arbitri bën me shenjë se nuk ka qenë gol, loja vazhdon, eeeeee paaaaaadrejtë, e paaaaaaadreeeeeeejtë…

Ne që ishim në sallë na dukej se po shihnim ndeshjen që nuk e kishim parë : Gooooool – bërtitëm, të gjithë në këmbë, po përqafoheshim pas disa vitesh për golin që ishte bërë kohë më parë, në një ditë dimri. Goooooooool!

Dhe pastaj kur komentatori theksoi se arbitri e anulloi golin, nisëm të shajmë : O arbitro o qeeeeeen, o maskaaaaaara, o piiiiiiiiiiis, pthuuuuuuu, o i shitur, hajde futemi në fuuuuuushë, jo, jo, goooooool, o qeeeeeeeen!

Bërtitëm si të çmenduar nja pesë minuta dhe pastaj pamë në sy njeri tjetrin.

Mjeshtri Ismet Bellova, Komentatori i Madh, ishte ulur në karrigen në presidium, kishte heshtur, dhe po na shihte si i hutuar. Nuk kuptonte se na kishte eksituar.

Pushuam menjëherë, u ulëm të ngjirur në stolat tanë dhe buzëqeshëm.

Kishim dashur të shfrynim kundër një padrejtësie. Kot, pa emër, e vjetër, por donim, një pretekst të shfrynim.

Dikush nga ne i dhuroi një shall aksioni.

U ndamë, ai për Tiranë, ne u nisëm për në mencë të hanim racionin e fasuleve, qepëve dhe të djathit kaçkavall, shoqëruar me çaj me shumë klor.

16 komente në “Një kujtim me komentatorin e madh të futbollit”

  1. rebel says:

    Aty ku na thua qe ishit shume te lodhur se kishit punuar gjithe diten si skllever se si me duket,me vijne zorret tek goja. O ke qene nje koqe dembeli ose je nje genjeshtar i madh.Kam qene ne aksion vete ne ato vite prandaj e them kete.Provoje te besh pune fizike ne kete kohe dhe ta shikosh p… e sat eme.

    1. rezart says:

      Artan Fuga nje kalemxhi dhe LOLO oborri!
      Ndonese ka qene kandidat per antar i PPSH-se,tani kerkon te na mbushe mendjen me mbrockullat e tij IDIOTE se eshte gjoja DEMOKRAT 24 karat!!
      Ku e shihte ky kellire punen prej SKLLAVI ne aksionet e rinise???
      Po edhe kur ha buke lodhesh o koqe kandari e jo te punoje me kazem???
      Ti mashtron,o antishqiptar i poshter kur shan ushqimin ne aksione!
      Ti mbase ke dashur te ishte si ne shtepine tende prej BLLOKMENI,por kjo nuk mund te ndodhte!
      Edhe kjo ishte pjese e edukimit komunist te rinise,qe te shikonin femijet e bllokmeneve se si jetonin te rinjte e tjere!!!
      Dukesh qe prap je mashtrues kur ne gojen e Ismet Belloves thua se ai kishte permendur edhe BEKENBAURIN si lojtar ne ndeshjen e 1967-tes qe doli 0-0,por BEKENBAURI nuk luajti ne ate ndeshje fare!
      Bile nuk kishte ardhur fare ne Shqiperi!
      MASHTRUES KOKE GDHE!

    2. Pensionisti Gjahtar says:

      E bukur kjo.
      Ky qaramani, ndjek moden.
      Ne Tirane po nuk shave sistemin para 90, quhesh demode.

  2. UNE says:

    MISTER FUGA , ME LEJO TE TE THEM : – MOS VALLE TI TANI HA ME MIRE , KUJTOJE ME NOSTALGJI TE KALUAREN , TI NUK E KE MERITUAR ………

  3. peqinsi says:

    Ismet Bellova nje transmetues i madh emocionesh futbollistike,
    i pazevendesueshem, vazhdues i denje i Mazrekut te madh.
    Por keto qe shkruan “profesori” jane vetem fantatregime qe s’ka asnje lidhje as me realitetin, as me kohen e aq me pak me studentet e fillozofise te fundviteve 70 e fillimviteve 80.Nje ESE e keqe, e panevojshme per askend dhe qe edhe nje femije i 9 vjecares do ta bente me mire.
    “Pune sklleverish”, thote Tani i fisit te Fugeve, qe e kish bere Francen si shtepine e vet dhe rrugen Tr-Paris si Tr-Vore. Tan Fuga skllav e i persekutuar
    Po ne te tjeteret c’duhet te themi!!!!????
    Perfundimisht, profesori paraqet shenja serioze te nje pacienti
    te spitalit nr.5.
    Duhet hospitalizuar dhe te marre mjekim. I ka ikur patatja.
    Tan Fuga nuk behet me, ka marre te care keq!
    Sa keq per UT-ne, fatkeqesi e madhe.

  4. bbbbbbbb says:

    Bukur,shume bukur Tani.

    1. Gurgulli says:

      Nje hartim i shpifur! Nje inskenim i shemtuar i nje fantazie feminore. Dmth Keta therresin “gol!” dhe deziluzioni kolektiv luhet si i ndertuar nga nje regjisor! Aq me teper qe Bellova ka qene komentator i vetem duke mos patur rivale qe t’ia rrembenin mikrofonin. Komentatori me i ngadalte i botes. “Tani sulmon si rrufe skuadra e Partizanit te Shtepise Qendrore te Ushtrise Popullore” A mund te jete sulm i rrufeshem kur ne cdo 3 minuta ti thua gjithate fraze pa vlere “skuadra e Partizani te Shtepise Qendrore te Ushtrise Popullore”? Le ai psikopati tjeter, Skifter Kellici qe e transmetonte ndeshjen duke na e treguar sikur ai e kishte pare nje dite para nesh! A mund te kete nostalgji per komentatore te tille?! Vetem ky Artani… Ore perse nuk e shpie njeri te vizitohet kohet e fundit ky Artan Fuga?

  5. asdreni ke treni says:

    epo
    ju fuste klor n caj enveri qe t mos beheshin perdhunime,ndersa sot t fusin kokain n pije ,perdhunojn dhe thon jem t nershem.

  6. dulla says:

    te gjithe komentuesit nxjerin unin ne komentet e tyre a thua se po plas njeriu edhe emrat i kane anonime, ndersa profesor fuga eshte me i besueshem se eshte me emer dhe shkrim te tijin,kjo tregon nivelin e shoqerise post 90,ku ligji i pashaportizimit ra poshte dhe ne tirane hyne dhe u vendosen llojlloj racash,perfshi ketu edhe pronar mediash te fuqishem ku prinderit dhe origjina e tyre ishte mocalore fusharake dhe malore e thelle dhe rritur me cizme llastikudhe te shperfytyruar ne fizik e pamje

  7. kukuleci says:

    çja fut kot o fuga megjith fabulen e bukur per Ismet Belloven paska luajtur Feleri me Bekenbaon,ik o tru thar.

    1. anticensurë54 says:

      ke të drejtë gjermania në atë kohë nuk ka pasur asnjë turk e jo më brazilianë si Bekenbao!!

  8. Calalb says:

    Kur Tema boton shkrimet e ketij alldupi profesor nuk ben gje tjeter vecse ul nivelin e saj. Megjithekete une do te vazhdoje te jem perseri nje lexues i rregullt i kesaj gazete. Suksese e gezuar festat e fundvitit te gjithe stafit te gazetes Tema.

  9. jeta says:

    Kësaj radhe Artan Fuga ma ka prurë në shteg, si i themi ne qe ti theme se je njeri genjeshtar, pa le që thotë “jam profesor i komunikimit”! Dua vetëm ti sqaroj se mos kujton se kam qënë ndonjëherë komunist apo antar i PPSh-së. Kurrë. Më kanë imponuar dhe nuk jam bërë. Në ato vite kam qënë 2 muaj, si student, në aksion në hekurudhën Elbasan Prrenjas dhe më vonë në hekurudhën Prrenjas-Guri Kuq. Shiko se çfarë shkruan Fuga: “Pasdite vinin dhe persona që bënin biseda me ne aksionistët, ndonjë këngëtar, ndonjë grup i vogël artistik etj” dhe më poshtë: “Ne dëgjonim komentatorin dhe pse ishim gjithë ditën të lodhur nga puna. Punë sklevërish.” Unë gjithmonë i bej pyetje vetes: Pse janë bërë kështu këta njerëz, pse gënjejnë, mor po çfarë fitojnë?! Kishte disa sektorë në hekurudhë si Labinot Fushë, Xibrakë, Mirakë, Librazhdë e Prrenjas. Sektori kishte një organizim të përsosur dhe me një disiplinë shëmbullore. Puna ishte punë, por pas turnit të punës ziente nga aktivitetet. Nuk vinin ca persona, por vinin shumë edhe gazetarë kronista, shkrimtarë, personalitete të kohës dhe bënin takim me aksionistët e shkëmbenin mendime. Kishte një emulacion shëmbullor dhe një stimul moral të jashtëzaonshëm. Vinin që nga Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve e deri tek estrada të qyteteve të ndryshme.Kishte filma çdo natë. Bëheshin eskursione me autobuz në vënde të ndryshme të dielave deri në Volorekë Pogradec e Korçë, Elbasan e gjetkë. Mbas mbarimit punës e në darkë çdo natë kishte mbrëmje vallëzimi ashtu si bëhej në pallatin e kultures me studentët të shtunave në Tiranë. Shkruheshin e promovoheshin poezi e shkrime. Nuk diskutohet dhe ndjenjat e simpatise apo dhe dashuritë që lindnin e që shpesh arrinin dhe në krijimin e familjeve që kishin një bazë solide të mê vonshëme Nje jetë e gjallë kolektive dhe private, korrekte dhe e moralshme. Po të isha në një emision televiziv do ti tregoja me fakte dhe emra konkretê. Ndërsa për atë që thotë Fuga “punë skllevërish” është banale. S’ka rëndësi, ai është Fuga , profesori i komunikimi sot, unë jam ai ose ajo që jam. Prapë i bëj pyetje vetes: çfarë e shtynë Artan Fugën që gënjen! Po si Artani ka dhe tê tjerë. Fatkeqësi e shoqërisë shqiptare që ka këta njerës që mohojnë të mirat e asaj kohe, sepse keshtu nuk besohen edhe ato të këqia që janë bërë në atë kohê që ndoshta ishin dhe më të mëdha. Kështu Fuga dhe shokët e tij i bëjnë një të keqe të madhe zhvillimit të shoqërisë sot. Nuk thotë kot populli: në qoftëse nuk e di se nga ke ardhur, nuk do dish se ku të shkosh. Dhe kështu duhet,të ruash e zhvillosh të mirën, por të hedhësh poshtë të keqen. Unë kam rreth 23 vjet që nuk jetoj në Shqiperi, por këtë që bëjnë këta intelektualë shqiptarë, është e pa pranueshme. Ndoshta kam qënë dhe në aksion me Fugën, por nuk e kam njohur kurrë, veçse me ca shkrime tani vonë pas viteve -90-të. Dhe më lind e drejta, që mediokrit e asaj kohe dhe të përkëdhelurit e regjimit, sot na gënjejnë mbase i besojmë. Dhe kështu, profesor Fuga, nga të gjithë shkrimet e tua që kam lexuar online, 95% e komentuesve të kanë kritikuar, nuk i lexon komentuesit ti? Si duket i nënvleftëson, prandaj vazhdon të gabosh, ose ke vendosur vetëm të flasësh ti dhe të mos dëgjosh.

    1. anticensurë54 says:

      jeta
      nuk e di a është apo jo e vërtetë kjo që ka shkruar fuga!?
      asqë më intereson fare,në tërë kuptimin e fjalës!!ashtu si nuk më intereson “puna e skllevërve” që mund të ketë vuajtur dembeli fuga!
      mua më intereson ajo që do të trasmetojë ai!!
      më thjeshtë mund të shpjegohet me fenomenin “e gjelit të detit”!!
      e ke parasysh??
      futi në fishkëllimë dhe të githë gjelat e detit “gllu gllu” në kor!!
      fenomeni i manipulimit të masave është problemi dhe jo vërtetësia e ngjarjes o mendimi i fugës për punën fizike!!

  10. astrit shkembi says:

    duket sa e njeh futbollin ky profesor i rrjedhur por qe kujton se eshte profesor i madh, kur thote qe luante feler me beckenbauer.harron qe feleri eshte i nje brezi te mevonshem dhe ska luajtur kurre me te madhin franz beckenbauernje ese sh ordinere.

    1. roberto says:

      Opo ky Fuga GENJEN si derr se Bekenbaueri nuk ishte as ne Shqiperi ate dite e jo me te luante!!!
      Eshte bere veterineri hidraulik,marangozi,elektricist,mamia traktoriste etj!
      Dhe sidomos IDIOTET jane bere PROF.DOK dhe politikane!
      Shikoni PROF.DOK. Nard Ndoken dhe nxirr mallin per te gjithe!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje