Prej katër vjetësh një luftë e përgjakshme është ndezur në Siri. Ajo që filloi si një kryengritje demokratike kundër diktaturës së Bashar al-Assad është kthyer në një ngatërrese konfliktesh, që pjesërisht reflektojnë një luftë brutale të deleguar që zhvillohet mes Iranit, Turqisë dhe Arabisë Saudite për dominim rajonal. Kjo luftë, ashtu siç ka treguar luftimi në Jemen, ka potencialin për të destabilizuar të gjithë rajonin. Dhe tani Rusia, përmes ndërhyrjes ushtarake në emër të Assad, po kërkon të rrisë statusin e vet si një fuqi globale përballë Perëndimit (dhe Shteteve të Bashkuara në veçanti).
Ndaj konflikti në Siri po ndodh në të paktën tre nivele: lokal, rajonal dhe global. Dhe, për shka se luftimet janë lejuar të rriten dhe të përhapen, rreth 250,000 njerëz kanë vdekur, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara. Këtë verë, Agjencia e OKB për Refugjatët e çoi numrin e refugjatëve që ishin larguar nga Siria në katër milionë, përveç 7.6 milionë njerëzve të zhvendosur brenda vendit. Ndërkohë, vala e refugjatëve sirianë në Europë ka krijuar një nga sfidat më të mëdha që Bashkimi Europian ka hasur.
Lufta civile siriane është bërë gjithashtu një nga terrenet më të rrezikshme të shumimit të terrorizmit islamik, siç kanë treguar sulmet nga Shteti Islamik në Ankara, Beirut dhe Paris, si dhe bombardimi i një avioni pasagjerësh rus mbi gadishullin e Sinait. Për më tepër rrëzimi i një luftë-avioni rus nga Turqia ka shtuar rrezikun e përplasjes direkte të fuqive të mëdha. Mbi të gjitha, Turqia, si një anëtare e NATO-s, do të merrte ndihmën ushtarake të Aleancës nëse do të sulmohej.
Për të gjitha këto arsye, lufta siriane duhet të marrë fund sa më shpejt që të jetë e mundur. Jo vetëm që katastrofa njerëzore që përkeqësohet thuajse çdo ditë; por burojnë edhe rreziqe sigurie nga lufta.
Pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, një mundësi e re për t’i dhënë fund agonisë së Sirisë është shfaqur, sepse të gjithë aktorët e rëndësishëm (përveç ISIS) janë gati të ulen në një tavolinë negocimi. Por megjithëse të gjithë aktorët kanë rënë dakord të luftojnë së pari ISIS, çështja mbetet nëse do ta bëjnë këtë vërtetë.
Kurdët në Sirinë veriore dhe në Irak janë luftëtarët më efektivë kundër ISIS, por ambiciet e tyre kombëtare i vënë ata përballë Turqisë. Irani dhe Arabia Saudite po luftojnë kryesisht kundër njëri-tjetrit për dominim rajonal, duke u mbështetur te aktorët jo-shtetëtor. Rusia po lufton për status global dhe kundër çdo forme të ndryshimit të regjimit.
Rusia kështu e gjen veten në aleancë me Iranin në mbështetje të diktaturës së Assadit, ndërsa Irani, si këmbim, po ndjek interesat e vet gjeopolitik duke mbështetur aleatët shiitë në Liban, Hazbollahun, për të cilët rrethina siriane është e domosdoshme. Franca është më serioze se kurrë për të luftuar ISIS, ndërsa Gjermania dhe europianë të tjerë ndihen të detyruar ta ndihmojnë – dhe të ndalojnë rrjedhën e refugjatëve në rajon.
SHBA-ja ndërkohë, po operon me frenat e dorës ngritur. Presidenti Barak Obama së pari do të shmangë përfshirjen e SHBA-së në një tjetër luftë në Lindjen e Mesme përpara se t’i japë fund mandatit të tij. Me fuqitë botërore që kanë mbetur në anë, megjithatë, rezultati i pashmangshëm ka qenë një vakum shumë i rrezikshëm i pushtetit, që presidenti rus Vladimir Putin po kërkon ta shfrytëzojë.
Në veçanti, sepse SHBA refuzon të drejtojë dhe Europa është shumë e dobët ushtarakisht për të ndikuar zhvillimet në Siri vetëm, ka një kërcënim të një aleance europiane de fakto me Rusinë e Putinit. Ky do të ishte një gabim i rëndë, duke qenë se çdo lloj bashkëpunimi me Rusinë nuk do të kufizojë apo t’i japë fund luftës në Siri: në fakt, ekziston frika e së kundërtës. Çdo bashkëpunim ushtarak me Assad – që është synimi i Putinit dhe çmimi – do të çonte një shumicë myslimanësh suni në armët e islamikëve radikalë.
Një tendencë e tillë është tashmë e dukshme në Irak. Qeveria e dominuar nga shiitët e ish-kryeministrit Nouri al-Maliki luajti një rol vendimtar në radikalizimin e synive irakianë dhe bindjen e tyre për të mbështetur ISIS. Do të ishte gabim trashanik të përsëritej i njëjti gabim me vullnet të liri në Siri. Në fakt, bërja e një ujdie të tillë nuk do të kishte lidhje me politikën reale, sepse lufta në Siri nuk mund të marrë fund duke ekzistuar ende ISIS apo Assad.
Çdo bashkëpunim perëndimor me Rusinë duhet të shmangë dy rezultate: lidhjen e Sirisë me Ukrainën (negociatat me Iranin në limitimin e programit bërthamor dolën me sukses pa një lidhje të tillë) dhe bashkëpunim ushtarak me Assad. Një përpjekje duhet të bëhet për të lidhur një ndërhyrje ushtarake kundër ISIS kryer nën syrin e Këshillit të Sigurisë së OKB, me një marrëveshje në një proces tranzicioni politik që lëviz nga një armëpushim në një qeveri kombëtare të bashkuar për Sirinë dhe fundin e regjimit të Assad.
Dhe ka sfida të tjera madhore që përvijohen përtej Sirisë: zhytja në kaos e Irakut, lidhur ngushtë me tragjedinë siriane, kërcënimet për të kthyer në një teatër të ri të konfliktit mes Iranit dhe Arabisë Saudite. Nëse kjo luftë për hegjemoni rajonale nuk kufizohet, luftëra të tjera të deleguara – me të gjithë rreziqet që sjellin – janë të pashmangshme.
Së fundmi, beteja vendimtare me ekstremizmin islamik do të ndodhë brenda komunitetit suni. Cila formë e islamit suni do të prevalojë – versioni saudit vahabist apo një version më modern dhe më i moderuar? Kjo është pyetja vendimtare në luftën kundër ISIS dhe lloji të tij. Në këtë kontekst, një faktor i rëndësishëm do të jetë mënyra se si perëndimi i trajton myslimanët – si shtetas të mirëpritur me të drejta dhe detyrime të barabarta apo si të huaj të përhershëm dhe ushqim për rekrutuesit xhihadistë.
Project Syndicate-BIRN
Ku ka versione islami ore njerez ? Nje mut eshte e tere bota islame
Nje perkthim fjale per fjale.Gazetari perkthyes duhet ta pershtasi ne shqip,per ndryshe nuk del i plote kuptimi i artikullit….flm.
Elona, fete jane te gjitha njelloj. Diferencen e bene kultura e popullit qe e ushtron. Masakrat qe po bejne sot xhihadistet i kane bere edhe te krishteret, edhe hindute edhe budistet ne kohe te keqia.
Historia ka provuar qe metoda me keqe te luftosh nje idelogji eshte ti futesh te gjithe perkrahesit e saj ne nje kallup dhe ti persekutosh. Keshtu e bene ate me te forte.
Po historia ka treguar gjithashtu qe metoda me efikase te luftosh nje ideologji, eshte lufte pa kompromis me versionin ekstremist te saj dhe zgjuarsi qe nga perkrahesit e moderuar te saj te mos lindin perseri ekstremista te rinj.
Cfare hipokrizie.
Asnje nuk thote te verteten.
Injorance.
Muslymane qe gjoja luftojne per ideal.
E verteta apo finalja, qellimi i kesaj lufte eshte shkaterrimi i hejzbollahut.
Te arrihet kjo duhet te bjere pwrkrahesi keyesor siria.
Baza ruse.
Rusia nuk duhet te kete dalje nw mesdhe.
Te arrihet kho duhet te bjere asad.
Perendimi eshte i paduruar. Nuk pret dot. Prandaj ngriti isis.
Perendimi bombardon nga lart, isis eshte ushtri e lire pa viktima ne toke.
Keshtu u rrexua kadafi. Me sukses. Kjo rruge u ndoq dhe me asad.
Hejzbollahu mundi izraelin nw luften lokale para disa vjetesh. Kjo trembi pwrendimin per egzistencen e izraelit.
Pra myslymanet lyftojne kunder myslymaneve.
Rusia e krishtere mbron sirine dhe hejzbollahun myslymane.
Bote e shthurur. Pa kuptim. Bie ti biem.
Perendimi krijoi islamin extrem isis qe me shume nga te gjithe i trembwn vete myslymanet.
Te rinj myslyman te isis qe luftojne per islamin kunder islamit.
Injorance. Para. Trushplarje. Dominim.
Nese nato pershkallezon veprimwt kunder rusit ne siri, nje djall e di cdo te ndodhe.
Fundi i botes?
Ndoshta. Dhe turmat muslymane injorante te kadegorise ramy.
Te shohim e shpresojme te jemi gjalle.