Me sa duket Bundeswehr-i (ushtria gjermane) do të marrë pjesë në misionin ushtarak kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS). Franca pas terrorit në Paris kërkoi sipas marrëveshjes mbështetjen e partnerëve të BE-së. Gjermania edhe vet do ta pretendonte një ndihmë të tillë. Megjithatë nxitimi i panevojshëm që po kërkon tani qeveria në procedurën parlamentare është irritues.
Dhuna ushtarake në një konflikt nuk duhet të jetë gjithmonë mjeti i fundit dhe duhet t’i shërbejë vetëm qëllimit për të ndalur dhunën e padrejtë dhe mizore si dhe të nxisë një të ardhme paqësore. Shumë indikatorë flasin për atë, që ndërhyrja ushtarake kundër luftëtarëve terroristë të IS-it, të cilët e celebrojnë vet vdekjen dhe duan luftë, i shërben këtij qëllimi dhe është e justifikueshme nga pikëpamja etike. Por në këtë kontekst duhet të ketë një lloj proporcionaliteti.
Pasojat e solidaritetit
Kushdo që si politikane dhe politikan në orët pas 13 nëntorit ka deklaruar, se terrori i Parisit kishte në shënjestër të gjithë europianët e se ai prek Berlinin, Vjenën ashtu si edhe Parisin, i ka pasur parasysh pasojat. Në aleanca – në BE si edhe në NATO – ka forca dhe kapacitete të ndryshme. Kërkesa parimore e palës franceze për mbështetje mjekësore nga Bundeswehr-i në rast “të një dëmi të madh” e dëshmon këtë. Franca vet prej kohësh kryen misione luftarake në Mali, gjë që i është kursyer Bundeswehr-it (dhe qeverisë fedrale).
“Në rast të një sulmi të armatosur ndaj territorit të një vendi anëtar, anëtarët e tjerë janë të detyruar ta mbështesin atë me të gjitha ndihmat e mundshme, në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB-së”, thuhet në Marrëveshjen e BE-së. E tani bëhet fjalë për vënien në dispozicion të avionëve zbulues Tornado, të një fregate gjermane në krah të aeroplanmbajtëses franceze në Mesdhe, si dhe për kualifikimin e mëtejshëm gjerman të luftëtarëve peshmerga në veri të Irakut.
Miratimi politik për angazhimin e Bundeswehr-it në luftë kundër milicëve terroristë të “Shtetit Islamik” i tejkalon kufijtë e kampit të koalicionit me bazë të gjerë. Ndaj është edhe më shumë irritues, madje i dyshimtë, nxitimi që po bëhet për marrjen e mandatit në Bundestag. Të martën (01.12) vendosi kabineti qeveritar, të mërkurën në mbrëmje bëhet leximi i parë në plenumin e Bundestagut, të enjten pasojnë konsultimet në komisionet parlamentare dhe të premten parlamenti duhet të vendosë në leximin e dytë dhe të tretë. Mund të vesh bast, se ka deputetë që as nuk e dinë, se sa avionë dhe sa ushtarë do të vihen në dispozicion. E kjo për një çështje, për të cilën nuk është e mjaftueshme që vetëm të informohesh para votimit për pozicionimin e grupit parlamentar.
Kohë për të refletkuar
Kur gjendja është serioze në politkën gjermane gjithmonë ka tension. Si në rastin e masave për shpëtimin e Euros, paketat e ndihmës për Greqinë, apo në ndryshimin e parë të ligjit për azilin. Në njërin apo tjetrin rast ndoshta ky tension është i justifikueshëm me domosdoshmërinë për t’iu përmbajtur afateve të përcaktuara. Në rastin aktual të misionit të Bundeswehr-it kundër IS-it ky nxitim duket si injorim i parlamentit dhe i opinionit publik. Tornadot nuk do të nisen brenda këtij viti – e pra mjafton edhe një vendim i Bundestagut në javën e fundit të sesionit parlamentar para Krishtlindjeve, pas dy javësh. Përse nuk duhet t’u jepet kohë deputetëve të reflektojnë?
Kushdo i di rrethanat e vështira të misionit ushtarak në konfliktin aktual. Këtë çdo ditë na e sjell në vëmendje konflikti mes Ankarasë dhe Moskës pas rrëzimit të avionit bombardues rus prej turqve. Kushdo e ka të qartë dramatikën e misionit të aviacionit luftarak – këtë na e sjell në kujtesë bombardimi i SHBA-së ndaj dy mauneve çisternë të talibanëve në afërsi të Kundushit në shtator 2009 i nxitur prej palës gjermane si dhe bombardimi (gabimisht?) i SHBA-së në fillim të tetorit sivjet në një klinikë “të mjekëve pa kufij”. Veprimet me armatime janë gjithmonë të vështira të përballohen. Por ndonjëherë ato duhet t’i përballosh. Aq më e rëndësishme është në këtë kontekst, që parlamentit gjerman t’i lihet kohë për vendimin.
……ky eshte nje veprim krejt prej te marresh……..kjo nuk eshte zgjidhje, sa poshte kemi ren si rend njerzor…..po vet shkatrrohemi nga nje chorbe qe po vet e krijuan…….te gjitha keto shtete dhe me gjere…….ka 2 menyra….ose pushtoje dhe ndertoje si vehten tende , ose lere ne pune te vet.
O Niko ke te drejte po si do punojne 100 ndra uzina armatimi ??!! Kjo eshte ceshtje baze ne konsiderate te aktoreve aktiv,
A ka poligon me te mire per te koaliduar tekniken luftarake dhe ate logjistike ne kushte reale lufte me te mire se Sirija dhe Iraku? Aq me teper qe rezikon shume pak. Dhe a ka panair me te mire per reklamimin e armatimeve se sa aty? Shkaterohet nje vend dhe vriten qindra mijra njeres te pafajshem! Nuk ka gje, jane njerez te kategorise se ulet.Poshte ISIS qe pret nje koke ne jave, rrofte ISIS qe na liroi cmimin e naftes. Kjo eshte loja me e ndyre ne 100 vjetet e fundig kur ne nje lufte te pakuptimte e pesojne ne masen 95% te pafajshmit. Keto vende fisnike Europiane e ngordhen nje shtet normal si Greqija duke i bllokuar financat dhe mire ja bene, por tani nuk qenkan ne gjendje te bllokojne te ardhurat e nje grumbulli horrash pa qene nevoja te behet gare bombardimesh?