Një urdhër i papritur politik ka hedhur poshtë vendimarrjen e një jave më parë të Këshillit Drejtues të RTSH për rihapjen e garës me kandidat të rinj, duke rikthyer maskaradën në procesin për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.
Ndërprisni procesin! Prapësoni rihapjen e garës për kandidatë të rinj, pasi do të ndryshojmë ligjin ekzistues!
Ka qenë kjo përmbajtja e urdhërit të dalë nga selitë e pushtet-politikës paraditen e sotme, duke venë në alarm Këshillin Drejtues, që është edhe institucioni ligjor zyrtar për përzgjedhjen e titullarit të RTSH.
Urdhëri prapësues vjen një javë, kur, pas arritjes së një konsesusi ndërpalësh, Këshilli Drejtues ia doli ta zhbllokonte situatën e ngërçit disamujor, me vendimarrjen për ta rihapur garën e konkurimit, duke ftuar kandidatë të rinj.
Dhe, ndërsa e hëna e sotme pritej të ishte dita e parë e zbatimit të vendimit zhbllokues, falë urdhërit politik, u shndërrua sërish në bllokuese e procesit.
Burime konfidenciale thanë për “shtypi.net” se, falë urdhrit politik të ardhur nga instancat tepër të larta të vendimarrjes, anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së u lajmëruan të mblidhen me urgjencë (a thua se bëhej fjalë për sulm nga ISIS), për tju komunikuar prapësimin e vendimit, pra moshapjen e garës së konkurimit të kandidatëve të rinj, por shpalljen e “katil fermanit” që shpie në bllokim të procesit.
Motivi për ndërmarrjen e këtij hapi mbrapa ka qenë “Ndryshimi i ligjit ekzistues”, kurse burime konfidenciale kanë thenë për “shtypi.net” se instanca drejtuese e Këshillit është urdhëruar, nga maja e piramidës për të anolluar vendimin e marrë një javë më parë dhe bllokimin e procesit, që ka sensibilizuar deri edhe organizatat presticioze ndërkombëtare që e monitorojnë mbylljen sa më shpejtë të procesit të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.
Proces ky që ka nisur gjashtë muaj më parë dhe falë hundëfutjes tepruese të politikës po njeh veç dështime të njëpasnjëshme. Si ky i të hënës së sotme që falë një urdhëri politik ka prapësuar iniciativën vendimarrëse të anëtarëve të Këshillit Drejtues për të rihapur procesin e konkurimit me kandidat të rinj, pas skualifikimit të skualionit të parë të dy kandidatëve militant të të majtës PS-LSI, përkatësisht Thoma Gëllçi e Petrit Malaj.
Kush ia ka adresuar Këshillit Drejtues të RTSH urdhërin për të prapësuar vendimarrjen e KD-së, Ilir Meta apo Edi Rama, i cili ka qenë i përfolur mediatikisht për qejfmbetjen e skualifikimit të të preferuarit të tij nga garimi i parë?
Është një pyetje çoroditëse jo vetëm për ata që zyrtarisht janë të detyruar ti përgjigjen, por që bën të heshtë e ta kalojë me gojëmbyllje edhe burimin tonë konfidencial, i cili gjithçka e përcjell me një frazë: “Smund tju them më shumë se kaq”!
Pa dhenë një përgjigje që sigurisht veç do të identifikonte lartësorin politik urdhërues, që edhe duke heshtur merret me mënd.
Gjithsesi edhe me këtë urdhërdhënie të fundit bllokuese, politika po e kryen më së miri misionin e saj në dëm të taksapaguesve shqiptar, që e financojnë me kontributet e tyre RTSH, e të cilëve vetë kryeministri Edi Rama u premtoi se do tua rikthente nëse do të vinte në krye të qeverisjes.
Gjë që nuk ka ndodhur dhe, nga sa duket, as që ka për të ndodhur. Ajo që bën përshtypje në këtë mes është qëndrimi pasiv i atyre që vetëquhen shoqata mbrojtëse të lirisë mediatike, apo edhe i vetë gazetarëve që bëjnë sehirxhiun dhe nuk ngrihen ti venë më shpatulla për muri këta turpërues të vlerave demokratike. Çfarë bën Unioni i Gazetarëve, a mjaftojnë vetëm takimet bilaterale me OSBE për ta përmbyllur sa më ligjërisht e denjësisht procesin buzëplasës të zgjedhjes së drejtorit të Përgjithshëm të RTSH? Po mender shoqatat e tjera?
Aq më tepër kur ky urdhërim “pas kuintave” i politikës vjen jo më larg se dhjetë ditë pasi nga paneli i një konference për median, kreu i OSBE, Florian Rauning, si edhe ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, apeluan për një përmbyllje sa më të shpejtë të këtij proçesi.
Ata sot duhet të thërrasin Këshillin Drejtues për tu informuar rreth urdhërdhënies më të fundit pasi ky i heq sovranitetin Këshillit dhe e shndërron atë në një organ të parties dhe të politizuar. Nëse nuk reagojnë tani, Rauning dhe Vlahutin tregojnë se nuk janë tjetër, veçse dy spektatorë që paguhen si ambasadorë.
Aktualisht RTSH, enti më i madh mediatik i publikut shqiptar është katandisur në një vorreza mbeturinash mediatike, pikërisht nga kapja peng prej politikës për dekada e dekada me rradhë dhe vazhdon të jetë peng i politikës sharlataneske edhe sot e kësaj dite.
Pikes i ke rene …Bande, si cdo bande. Nga ato te vertetat e jo muzikoret.
Zoteri, RTSH eshte prone e qeverise dhe duhet te beje jehonen e politikave te qeverise, kushdo qe te jete ne fuqi. Nuk eshte RTSH publik, sepse mbahet me parate e buxhetit.
Te vjen per te vjelle kur sheh emisionin e mengjezit “Mirsevjen”, ku kadavra Sulo pesembedhjete minuta i ben elozhe regjizores me te patalemtuar ne shqiperi dhe flirton duke ja lypur moderatores dhe gjithe gjuha eshte e mbushur fund e krye me erotike banale e thumbime debilesh. Kjo eshte prove se si mbahet nje vend pune. Ptuh, mediokrit e pamposhtur. Debiliteti prezantohet qe ne qeleshen e laberise si shenje e indititetit te zapberjes. Kur ta marrin verioret do ti vene nje qeleshe si plis. Hajde cbehet, ne mijvjecarin e trete akoma me idiotizma e folklorizma provincialesh, o zot ku shkon shqiperi…
ZOTNI ARBER JU NUK JENI I INFORMUM SIC ME U DASHTE, RTVSH NUK ASHT PRON POLITIKE E AS E QEVENISE POLITIKE POR ASHT E JONA POPLLIT DHE NUK DUHET ME I BA CYL VEC QEVENISE POR HALLVE E PUNVE TPOPLLIT QE PO HEQ PIKN E DYLLIT. ASHT NJE TURP E FAQ E ZI TVSH UNE E NJEK PERDITE SE JAM I DETYNUN TQENDROJ NSHPI.
Po atë Gëllçin nga e kanë psonisur? Ku e njeh ai televizionin, apo që nga Amerika, ku qëndroi jo më pak se 20 vjet dhe u ntrash sa nuk i nxë asnjë xhaketë?!!! Një gjuhë letërsi ka mbaruar dhe aq, kurse tani dashka edhe drejtorllëk dhe ku pa? Në televizionin shqiptar!!! Niseni andej nga erdhi, se një analfabet mediatik në televizion nuk i jep dot asgjë medias.
U ntrash eshte gabim shkrimi apo dialekt kolonjar …..sa vjet ke qe se ke pare Gellcin o zoteri …..tani kostumet e vjetra se nxene me se ka rene nga pesha ..po ashtu ato 20 vjet qe thua ti ne Usa i kane bere mire i kane hapur mendjen per te drejtuar mire Rtsh …eshte 20 here me i mencem nga keta drejtuesit monotone ketu
Z. Shyti te pershendes per zbulimin e kesaj maskarade por do ishte me i plote shkrimi investigues po te thoshe se njeriu qe ka qene prezent ne mbedhjen e keshillit drejtues te rtsh dje dhe i ka dhene urdherin politik anetareve te majte te keshillit drejtues e ka mbiemrin Peza dhe emrin Fredi. Ne te pd nuk ishim ne ate mbledhje dhe nuk do te shkojme per sa kohe ajo te jete e manipuluar me te vetmin qellim per te zgjedhur drejtor kryredaktorin e ZP komuniste Thoma Gellcin qe ka qene edhe keshilltar i Nanos dhe eshte i preferuari i Edit e Ilirit.