Për çfarë vjen Xhon Kerry në Kosovë?

1 Dhjetor 2015, 19:11Blog TEMA
Për çfarë vjen Xhon Kerry në Kosovë?

Nga Albin Kurti

 

Në fund, Kerry me ekipin e tij do ta nxjerrë një mesatare të qëndrimit të tij në Beograd dhe në Prishtinë. As Mustafa e as Thaçi nuk do t’ia përmendin Kerryt krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë dhe borxhin që Serbia ua ka shqiptarëve. Në anën tjetër, Vuçiq e Daçiq do të flasin qysh serbët janë të rrezikuar në Kosovë dhe se ndaj tyre janë bërë krime të shumta.

Opinioni publik në Beograd do të angazhohen t’i thonë diçka Kerryt e në Prishtinë do të përgatiten të dëgjojnë se çfarë Kerry na tha. Mediet e regjimit tashmë po e përgatisin situatën që vizita e nesërme në Prishtinë të jetë vizitë nga doktor Kerry për pacientin e quajtur Kosovë.

Nuk është çështja vetëm e pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Edhe diplomatët e politikanët e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës janë me nga dy kapela. Njëra kapelë e tyre është e shtetit që na ka njohur e me të cilin do të duhej t’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale, ndërsa kapela tjetër është e ndërmjetësuesve në dialogun e përhershëm Kosovë-Serbi. Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, me vetë faktin që pas Prishtinës shkon edhe në Beograd, nuk do ta ketë vetëm njërën kapelë por të dyja.

Po nuk u kuptua kjo, dëmi është gati. Natyrisht që tema është lufta globale kundër terrorizmit, mirëpo aty jemi pak të rëndësishëm. Çështja themelore është ajo e marrëveshjeve të qeverisë së Kosovës me Serbinë dhe rezistenca e opozitës së bashkuar në Kosovë.

Kësisoj, Kerry do të jetë dyfish ndërmjetësues: midis Kosovës dhe Serbisë dhe midis Qeverisë së Kosovës dhe opozitës në Kosovë. Ndërmjetësimi në rastin e dytë është pasojë e rastit të parë. Po të ishte Qeveria e Kosovës përnjëmend qeveri dhe me të vërtetë e Kosovës nuk do t’i kishim te dera as ‘Zajednicën’ e Serbisë dhe as demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Por, e këtillë siç (nuk) është kjo qeveri, ato janë tanimë te pragu ynë.

Dhe, sërish, e këtillë siç (nuk) është kjo qeveri, ajo do të ketë shumë më tepër vëmendje për Kerryn si ndërmjetësues në rastin e dytë (kundrejt opozitës) sesa në rastin e parë (kundrejt Serbisë). Për Mustafën e Thaçin shumë më e rëndësishme është që Kerry të flasë ndonjë gjë (që mandej interpretohet) kundër opozitës në Kosovë sesa kundër kësaj Serbie të pasardhësve të drejtpërdrejt politikë të Milosheviqit e Sheshelit. ‘Zajednica’ e Serbisë dhe demarkacioni me Malin e Zi janë dëshmi që Mustafa e Thaçi e duan shumë më tepër pushtetin e tyre sesa shtetin e Kosovës.

Objektivisht, si treg me fuqi blerëse, si burim njerëzor e si kapacitet industrial e zhvillimor, si aleate historike dhe tradicionale e Rusisë, Serbia peshon shumë më rëndë se Kosova për superfuqitë botërore. Kur kësaj i shtohet edhe pesha subjektive e Serbisë si udhëheqje politike radikale, pakrahasimisht më radikale sesa ajo te ne, atëherë del se Kosova nuk ka shansë të përparojë pa e ndërruar udhëheqjen dhe pa u vendosur në peshoren gjeopolitike si pjesë e kombit shqiptar në tërësi.

Me të drejtë thotë një mik imi nga Shkupi se ne shqiptarët i bëjmë tifozeri ShBA-ve. Ky s’është partneritet politik dhe ekonomik. Kjo s’është aleancë ushtarake dhe strategjike. Kosova që të fillojë të peshojë më rëndë në arenën ndërkombëtare duhet që ta përfytyrojë veten si pjesë të kombit shqiptar shtatëmilionësh në Ballkan dhe ta ketë një udhëheqje radikale në diskurs dhe veprim politik që nuk sprapset para vuçiqave e daçiqave. Kot jemi të urtë e të sjellshëm.

Durimin e shqiptarëve faktorët ndërkombëtarë e konsiderojnë fakt të përhershëm njerëzor e jo koncesion të përkohshëm politik që duhet shpërblyer.

Të gjithë e dimë se NATO-ja nuk e bombardon më Serbinë. NATO-ja madje as që ka armatim të vetin. NATO-ja e ka armatimin e shteteve anëtare. Shtetet kanë armatim. E, Kosova s’ka ushtri për shkak të kundërshtimit të Listës serbe, përkatësisht të Beogradit. NATO-ja e KFOR-i nuk mund të jenë zëvendësim për ushtrinë tonë. Ku ishte NATO-ja kur 11 shqiptarë u vranë, 11.364 u dëbuan ndërsa 80 u plagosën e lënduan në veri të Mitrovicës në shkurt në vitin 2000?

Po pra, NATO-ja, si KFOR francez, ishte në vendin e ngjarjes! Ajo bënte sehir teksa të ashtuquajturat ‘roje të urës’ dhe formacione të tjera të armatosura serbe po i shndërronin shqiptarët në popullsi pakicë në veri të Mitrovicës.

Kroacia po blen armatim nga ShBA-të kurse Serbia po e bën të njëjtën gjë nga Rusia. Mustafa e Thaçi kanë vetëm një kërkesë për faktorët ndërkombëtarë: liberalizimin e vizave! 16 raketa balistike që i bleu Kroacia së fundmi e çmendën Serbinë dhe bënë që Vuçiq të vrapojë te Putini sepse na qenka prishur balansi ushtarak rajonal. Për këto raketa balistike Kroacia i mori falas lansuesit dhe ato bëhen operative në vitin 2017, pra një vit para se të mbahet referendumi i paralajmëruar në Republikën serbe në Bosnje.

Ish presidenti kroat (nga viti 2000 deri në vitin 2010) Stipe Mesiq, në ditët e fundit të tij në postin e presidentit, më 19 janar 2010, pat dhënë një deklaratë testament që atëbotë njësoj e pat çmendur Serbinë, duke thënë që nëse Republika serbe mban referendum për t’iu bashkuar Serbisë atëherë tankset kroate shkojnë në Brçko! Kroacia nuk mund të lejojë që atje lart te Banja Lluka, Serbia t’i afrohet Zagrebit në 50 kilometra distancë!

Sllovenia dhe Kroacia patën dalur nga Jugosllavia sepse ikën nga Serbia. Shpallja e tyre e pavarësisë në vitin 1991 ishte praktikisht pavarësi nga Serbia e Madhe. Procesi i Berlinit i vazhduar në Vjenë, afron e integron me njëra-tjetrën gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor si zëvendësim për anëtarësimin e munguar në BE edhe për një dekadë. Pasojë e kësaj do të jetë tendenca për njëfarë mini-Jugosllavie ku hyn Shqipëria në vend të Sllovenisë e Kroacisë.

Kjo padyshim që do t’i jep zemër forcave pro-jugosllave në Kosovë në krye të të cilave do të jetë dueti Mustafa-Thaçi. Të rinjtë e këtyre gjashtë shteteve Bosnje, Mal i Zi, Shqipëri, Kosovë, Serbi e Maqedoni do t’i lodhin në seminare e konferenca të përbashkëta, prej mbrëmjeve poetike e deri te diplomacia ndërkombëtare.

Bosnja për shkak të Republikës serbe dhe Maqedonia për shkak të regjimit proserb të Gruevskit nuk i vunë sanksione Rusisë pasi që ajo pushtoi Krimenë. Duke qenë proserbe ato u bënë edhe proruse meqenëse shpërfillën direktivën e ShBA-ve dhe të BE-së për sanksione Rusisë. Kreu i serbëve në Bosnje, Milorad Dodik, është bërë më i lidhur e më i afërt me Putinin dhe Rusinë sesa me Vuçiqin dhe Serbinë.

Asaj rruge do të shkojë edhe presidenti i ardhshëm i ‘Zajednicës’ po e lejuam instalimin e saj në Kosovë. Ndërkohë, Mustafa e Thaçi duan liberalizim vizash për qytetarët dhe burgosje e shtypje të opozitës…

26 komente në “Për çfarë vjen Xhon Kerry në Kosovë?”

  1. ...poshte e me-poshte komunizmi... says:

    Analiza me e perpikte ne shume vite nga DRITA e kombit tim…dhashte Zoti e zgjohemi t’gjithe se perndryshe planet shume-shekullore po vihen nje e nga nje ne pune…nder fatet me te medhaja qe Shqiptaret kane ne k’to kohera eshte se mbartin ne gjirin e tyre nje njeri idealist e larg-pames sic dhe je ti…Albin je gjithmone ne medjen e zemrat tona vella!!

    1. ben says:

      Albin kurti

      Islamik tipik kosovar.

      Edhe kete rradhe qe Kerry vjen ne kosove per isis. Ky imam pa mjeker vazhdon me diarene e tij idiote drejtuar truthareve shqipfoles te kosoves.

      Albin dhe ju arabo shqipfoles te jesh I sigurt se Kerry vjen tju thote qarte 2 min ne kembe se: ose duhet te ulni koken se amerika nuk jua ka me ngene. Se po vazhduat me pordhe europianet nuk I durojne me mysylmanet dhe duhet te beni gati sumen.

      1. ...poshte e me-poshte komunizmi... says:

        …nuk ja vlen te pergjigjesh dikujt qe perdor gjuhe te tille qe vetem vjell vrer ndaj kombit tim fisnik Iliro-Dardan-Pellasg e megjithate po ti ri-them disa gjera sic dhe i themi ne n’viset tona ardhacakeve Sllavo-Komunisteve Mongole!!

        Albin Kurti s’ka nevoje per avokat mbrojtes se eshte HYJNOR tipik i rraces Arbnore por dhe KOSOVAR nuk eshte pasi nuk ka popull te tille dhe ai vete kurre se ka pranuar dicka te tille…sistemin qeverises ai e mbeshtet ne modelin SKANDINAV qe eshte e gjithe-pranur si nder me te sukseshmit ne Bote!!

        Dhe nese ne fund te ashtuquajtuarit njerez si puna juaj vuani kaq shume nga ”sindroma e inferioritetit”…dmth ku duhet ti bindeni gjithkujt per gjithcka atehere mbase k’to jane shenja te cilat duhet ti konsideroni seriozisht dhe te beni t’pamunduren per tu kthyer ne trojet e eterve te tu ne Karpate apo Anadoll pasi trojet tona i ka mbrojt rraca e SHPATA E ARBRIT!!

        1. mira says:

          Lidhur me komentin tuaj mu kujtua dicka qe e kam lexuar diku nga nje poet i nje kombi qe perjeton dicka te ngjashme me Kosoven drejtuar atyre qe “kishin pushtuar vendin e tyre ashtu si serbet ardhacake ne trojet arberore

          “Nese gjuha ime ju shqeteson druaj qe i keni ndertuar themelet e shtepise ne token time”

    2. fllad says:

      Analize dinjitoze qe nxjerr ne pah ashtu si edhe ti e komenton planet shekullore djallezore te serbeve.
      Jane te zinj sterre po jane ta afte te bejne politike ne inetres te tyre, ndersa fatkeqesisht shqiptaret jane shih dhe shkruaj, njesojsi duket edhe ne kete forum, cope cope, injorante, te shitur tek Mustafa dhe Thaci (nenkupto serbet) per dy kacidhe-mjerane.
      Mendoni dhe krahasoni me cubat e qeverive shqiptare dhe kosovare shqiptare, Sa lart dhe dinjitoz qendron Albini!

    3. gazetari says:

      Beni referendum e do te shihni qe shumica do te doje te behemi shtet i Amerikes

  2. shtrember rri dhe shtrember fol po deshe, por mos u bej serb e grek ! says:

    Ke nje « BRAVO » te madhe Alb in Kurti !

  3. Mali says:

    Ky Albin Kurti, shpesh mduket mua, si me qen agjent serbo-rus…, do na prish me USA-n, me Ameriken po u ngatrrum, zajednicen do e kemi deri ne elbasan, nkufi me grekun. Mblidh met o Albin…

    1. Taulanti/Tirane says:

      Mali,me duket se je grope.Mbaje veten o burre,Mos u tremb kaq shume.Fundja mendo per ndonje hale per tu fshehur vet ,ne rast lufte.

      Te lumte Albin.

      Shqiptaret per tokat e tyre private vriten.Per tokat e kombit nuk cajne koke.

      1. mali says:

        Malit boje blu i kane dhene rolin e idiotit naiv qe fshin banjot e salit, dhe dy leke per cdo koment qe i ka gati

  4. QYTETAR says:

    Bravoooo !!Luften mos e nderprit Mustafa dhe Thacin dhe disa kriminel td tjere ,nje dite te afert do te futen ne burg .
    Ato nuk duhet te rrijne te qete se Serbia do te zbutet me marrje te territorit te Kosoves . Rusia dhe Serbia po pregatisin nje plan B duke i sjelle bazen ushtarake te Rusise mu ne dere . Putin eshte nje diplomat i zgjuar ,nuk eshte kerric si Kerri.

  5. padrino says:

    Analize e sakte Albin Kurti, si ne kosove, dhe ne shqiperi, qeveritaret mendojne si te mbushin xhepat e tyre, dhe te rine sa me gjate ne pushtet.

  6. mirdash.agolli says:

    ALBIN KURTI ESHTE AGJENT I UDB=se.NERIU QE KOMANDOHET NGA KOMUNISTET SHQIPTARE.NJERIU KARRIERIST DHE ME TE META KOMBETARE.GRUAN JA BENE SERBET.KESHTU U MARTUAN ISH KOMUNISTET SHQIPTARE,DUKE FILLUAR NGA ENVER HOXHA DHE PERFUNDUAR TEKBAB MYSLYMI.KOMUNISTET JANE QEN BIR QENI NJESOJ SI ALBIN KURTI

    1. ░╣Sit Back and Relaks░╣ says:

      o kardash, te eshte ankuar njeri qe nuk shofim nga syte? carlleqet qe shkruan jane boll te medha edhe po ti shkruash me germa te vogla.

  7. Babai i vertete i Dardanit says:

    Al-Bin Kurti do kalifat te Kosoves.

  8. kuq e zi says:

    shqiptaret nuk duhej te pranonin qe lidershipi i amerikes ne kosove ti kalohej europes keto marrveshje duheheshin bere ne amerike
    europa na ka tradhtuar shume here ajo na coptoi ajo kurre sdo kish bombarduar serbine edhe sikur ti vriste te gjithe boshnjaket apo shqiptaret sepse europa ballkanin ja njeh si prone rusise perfshire ketu edhe greqine
    ne jemi populli qe i dhemb me pak be-se nqs do zgjidhte pa hezitim do ishte serbia
    ceshtja jone nuk ka perfunduar serbia e don edhe nje lufte tjeter sepse ajo nuk eshte dorzuar kroacia po pergatitet per kete ndersa ne shkojme falim edhe ato pak arme ne irak

  9. patrioti says:

    Mos se na cudite me konkluzionin qe Kurti eshte komunist . Megjithate me mire per kombin nje komunist se sa nje si Mustafa qe shet vendin .e tij . si me shit bythen e vet .

  10. Jak-Boston says:

    Komunist apo jokomunist Albin Kurti po i sherben sot ceshtjes kombetare shqipetare me shume se te gjithe ne te tjereve ketu qe komentojme perfshire edhe veten time. Te pakten tregohuni te civilizuar dhe dashamires jo per Albinin, por per trojet shqipetare te lara me gjak qe armiqte shekullore po duan ti marrin pa shkrepur nje kobure.
    Mbeshtetje Albin Kurtit dhe te gjithe patrioteve te tjere edhe pse mund te mos jeni dakord 100% me ata, por duhet te jemi dakord per vendin dhe te ardhmen tone.
    Zoteri Kurti keni mbeshtetjen time maksimale te pakten moralisht.

  11. xeni says:

    Ardhja e Kerit do liroje Albinin ,,gjithe kjo rremuje e ka nje te mire mbrapa o do behet o s’do behet fare,

  12. Luan Baci says:

    Te mbeshtetesh sot Albin Kurtin, eshte te mbeshtetesh dhe te duash ardhmerine jo vetem te Kosoves, por edhe te mbare Kombit Shqiptar. Albini eshte zeri me I fuqishem dhe me inteligjenti ne mbrojtje te interesave shqiptare ne Ballkan. Analizat e tija jane reale dhe me kembe ne toke. Inferioriteti I polikaneve shqiptare qe kritikohet dhe luftohet nga Albini, eshte ne nje shkalle tepre te larte, sa qe eshte shndruar ne qellim vetem per mbajtjen e karrikes pushtetore dhe aspak ne sherbim te interesave te sotme jetike dhe ato te perspectives se popullit shqiptar. Perkrahja ndaj Albinit, eshte mbeshtetje dhe lufte per te drejtat dhe perparimin e Kombit dhe krijimin e Shqiperise Etnike, qe eshte I vetmi shpetim dhe garantues I nje ekuilibri te qendrueshem dhe te vertete ne Ballkan. Klasa politike shqiptare, mund dhe duhet te kete partneritet te plote dhe me interes te ndersjellte me SHBA-ne vetem duke mos qene ne pozitat e inferioritetit. Inferioritet te kthen ne skllav edhe ne raport me miqte e tu dhe ca me teper me armiqte e tu. Kur je inferior, edhe miqte te nenvleftesojne, bile edhe te percmojne. Eshte koha qe shqiptaret te perfitojne nga bashkpunimi me USA, me te cilet na lidhin interesa te perbashketa te perspectives dhe te ekzistences se te dy paleve.

    Tradhetari i kombit shqiptar, Mustafa dhe Qeveria me të cilën ai udhëheq “nuk ka nevojë për mësime nga Shqipëria”. Po eshte e vertete sepse Mustafa nuk ka asgje shqiptare. Ai eshte gatuar ne te njejten guzhine te UDB-se ashtu si dhe Sali Berisha dhe Hashim Thaci, Te tre dhane toka te Shqiperise (edhe Kosova eshte Shqiperi), Mustafa dhe Thaci Serbise dhe Malit te zi, Berisha Greqise. Keta Toptane te shekullit te 21-te, do te marrin te njejten monedhe, plumbin ballit ashtu si Esat Pashe Toptani, miku i Serbise. Ben edhe pak durim o fare e keqe tradhetije, prapa te vjen historija. Vendin e ke ne kosh te plehrave me te gjithe sojin tend.

    Ashtu sic tha opozita ne Kosove, se 28 Nentori i 2015-s eshte Nentori I TRETE, ashtu dhe doli. Opozita kishte te drejte. Eshte Nentori i TRETE, sepse ju Mustafe me Thacin e treguat me ne fund hapur tradhetine tuaj, antishqiptarizmin tuaj, poziten e shtetit policor kur sulmuat zyrat e nje subjekti politik te opozites qe mbron te drejtat dhe interesat e Kosoves dhe ato te mbare kombit shqiptar. Me ne fund ju e afishuat hapur ne rrolin tuaj si sherbetore te Serbise. Populli tanime di mire se cfare duhet te beje me ju.

  13. ilirjan says:

    Ky eshte Albin Kurti!
    I rralle dhe i cmuar, por qe si dje serbet ashtu edhe sot amerikanet dhe disa europiane provuan ta poshterojne, t’ja ulin koken, ta cvleresojne.
    Por, perkundrazi: Albini godet me fort dhe qarte. Te mrekullon!
    Ky esht shqiptari Albin Kurti!

  14. jabanxhiu says:

    po ky djali eshte me ameriken apo kunder saj?

    1. Luan Baci says:

      Ky djale, Albin Kurti nuk eshte kunder Amerikes, por eshte shqiptar dhe me shume se cdo tjeter vetem bir shqiptari dhe ze i fuqishem dhe inteligjent i shqiptarise.

  15. Na bashkoj kenga popullore says:

    Kush e ndjen vehten sadopak Shqiptar duhet te ndjek vizjonin e liderit unik dhe te pa krahasushem qe ka kombi Shqiptar te madhin ALBIN KURTI,te jeni te sigurtse arrestimi i zotit KURTI nuk eshte bere per motivin e rrumujave qe ai ka krijua,por per vizjonin e tij prej nje lideri te vertet politik,sotpersot nuk ka asnje politikan qe i afrohet me argumenta dhe me vizjon ALBINIT

  16. Luan Baci says:

    Amerika, aleati me i rendesishem i shqiptareve, duket se eshte teper e zene me probleme te shumta te sajat dhe neper bote, po ashtu dhe Sekretari Kerri, prandaj shqiptaret, qe kane me shume kohe se edhe aleatet e tyre, per tu marre me fatin e vet, duhet ne asnje menyre te mos e kalojne dhe te mos e pranojne Nënshkrimin e Marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi,

    Zoti Kerri! Ju nuk duhet te veproni si Europa, qe per te terhequr Serbine jashte sferes se influences Ruse, te sakrifikoni shqiptaret. Kjo nuk eshte pozita e aleatit dhe e mikut te shqiptareve. Ne shqiptaret do t’i themi JO Nënshkrimit te Marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, EDHE PAS KESHILLES TUAJ “MIQESORE DHE DIPLOMATIKE”.

    Zoti Kerri! Edhe sikur e gjithe Shqiperia ti jepet Serbise, ajo perseri do te qendroje pro Ruse, cdo mendim ndryshe eshte vetem mungese e njohjes se realitetit, ashtu sic eshte mungese e njohjes se historise se ekzistences se kombit shqiptar, fakti qe shqiptaret nuk do te heshtin dhe nuk do te pushojne kurre luften per mbrojtjen e te drejtave te tyre kombetare, duhet t’ju beje ju qe te rrini me gjate me ne dhe te gjykoni me sakte, jo me nje vizite dhe konkluzion “blic”. Mos e humbisni miqesine e shqiptareve zoti Kerri, ajo eshte jetike jo vetem per shqiptaret, por edhe per shtetin dhe popullin tuaj gjithashtu.

    Ja se si thote Kerri:
    “Nënshkrimi i Marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, bashkë me MSA-në, ka mbështetjen tonë dhe të Obamas, dhe ne nuk e vendosim në rrezik kurrë Kosovën”, tha Kerry.

    Faleminderit por jo faleminderit zoti Kerri. Thanks, but not thanks Mr, Kerry.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje