Peter Lucas: Obama, shko në Shqipëri. Mbase të ndërtojnë një fushë golfi! Dhe një statujë…

30 Nëntor 2015, 12:29Blog TEMA

Një shkrim satirik i Peter Lucas, shkrimtarit dhe gazetarit shqiptaro-amerikan, në faqet e gazetës Lowell Sun:

Nga Peter Lucas

Në Shqipëri nuk ka fusha golfi. Por nëse ai vjen, mund ta ndërtojnë një. “Ai”, sigurisht është Barak Obama, presidenti golfist i Shteteve të Bashkuara. Fatkeqësisht për shqiptarët dhe mbase edhe për Obamën, ai nuk do vijë, dhe koha po mbaron. Obama jo vetëm që po luan për “vrimat e fundit” të presidencës së vet, por fushën e golfit shqiptar ai mund ta shohë nga larg.

Gjithçka i mbetet të bëjë, është të shmangë nja dy bunkerë (gropa rëre në golf) në vrimën e 18-të të këtij kursi imagjinar golfi që shqiptarët do kishin ndërtuar, nëse ai do vendoste të shkonte. Dhe kjo sepse shqiptarët do t’i kishin vendosur bunkerë prej vërteti, nga ato mijërat që diktatori komunist Enver Hoxha ndërtoi anembanë vendit të vogël ballkanik, e që ende ndotin panoramën e kësaj demokracie të brishtë.

Mesa duket, ideja e bunkerëve prej betoni ishte që bënin lojën e golfit më interesante dhe të paparashikueshme, teksa topat e golfit do kërcenin nga njëri bunker tek tjetri, në vend që të ngecnin në rërë. Edhe në Tv do dukej më mirë.

Ndërkohë me ndryshimet klimatike, Tirana International Golf Club do planifikonte të përdorte dhitë për të shkurtuar barin e fushës, në vend që të zhurmonin korrëset e barit.

Në fakt, mësohet se USAID kishte miratuar një projekt “Golfi dhe dhia” në vend, sipas të cilit fermerë të papunë do furnizoheshin me tufa dhish për të bërë krasitjen. Njëherësh, përveç punësimit të barinjve, këta të fundit mund të mësonin lojën duke vëzhguar lojtarët dhe kështu, me disa grante dhe trajnime, do bëheshin edhe vetë lojtarë golfi.

Por shqiptarët nuk dinë shumë për golfin. Ashtu si kusuri i Europës, dhe gjithë bota, loja e tyre është futbolli. Por ata e dinë që Obama është një golfist i apasionuar që i ka dhënë shumë kësaj loje.

Madje disa vëzhgues besojnë se Obama e ka shpëtuar golfin profesionist, dhe kjo do të jetë një pjesë domethënëse e trashëgimisë së tij politike, ashtu si Obamacare, kur ai të lërë detyrën.

Sipas tyre, daljet e shpeshta për golf, të ndjekura fort nga mediat, e mbajnë lojën gjallë atëherë kur interesi kishte rënë ndjeshëm pasi Tiger Woods pësoi atë krizën, prej së cilës ende s’e ka marrë veten.

Dhe Obama e ndjeu për detyrë të bënte përpara dhe të shpëtonte lojën, duke e mbajtur interesin gjallë derisa lojtarë të rinj dolën në pah.

“Po pati klube golfi, do të vij”, i tha Obama botës mbarë. Dhe kështu bëri, duke luajtur më shumë lojra golfi se të gjithë presidentët e tjerë së bashku. Vetëm në shkurt-marsin e kaluar, taksapaguesit “bënë hasha” 4.4 mln dollarë për kostot golfiste dhe aktivitetet e mbledhjes së fondeve. Një tjetër trashëgimi domethënëse e Obamës.

Që atëherë, Obama u tërhoq modestisht për t’ua lënë vendin lojtarëve të rinj. Por kjo modesti nuk i bën punë në Shqipëri. Shqiptarët e duan Amerikën dhe presidentët e saj, pavarësisht se cilët janë. Ata do t’i jepnin Obamës një pritje madhështore, ashtu siç bënë me presidentit Xhorxh Bush, që u bë i pari president amerikan në detyrë që viziton Shqipërinë postkomuniste, në 2007-n.

Shqipëria ishte ndër kombet e parë që iu bashkua thirrjes së Bushit për “Koalicionin e Vullnetit” për të mbështetur pushtimin e Irakut në 2003 (Si vajti ajo punë, meqë ra fjala?) Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në 2009-n. Dhe Bush ende nuk e kishte lënë Shqipërinë – pasi humbi orën e dorës – kur shqiptarët i ngritën një statujë në Fushë Krujë, tasmë një atraksion turistik.

Ora u zhduk nga kyçi i Bushit, kur ai u zhyt në një prej turmave që ishin mbledhur atë ditë për të shtrënguar duart. Ende nuk është gjetur.

Edhe shqiptarët e Kosovës fqinje kanë ngritur një statujë për presidentin Klinton në Prishtinë, kryeqyteti, si mirënjohje për rolin e tij në bombardimet e NATO-s gjatë spastrimit etnik të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, në 1998-99.

Ka edhe një statujë të presidentit Uillson në qendër të Tiranës. Kjo, si mirënjohje për rolin e Uillsonit në garantimin e kufijve aktualë të Shqipërisë pas Luftës së Parë.

Pra, ka precedentë për këtë president. Paçka se nuk do të jetë presidenti i parë që viziton këtë vend, ai do të ishte presidenti i parë që luan golf atje. Dhe kjo nuk është pak, sidomos kur kërkon të pasurosh rezymenë tënde të golfit para se të lësh presidencën.

Dhe me këtë rast, mund të gjejë dhe orën e humbur. / Përg. A.K- Dita

15 komente në “Peter Lucas: Obama, shko në Shqipëri. Mbase të ndërtojnë një fushë golfi! Dhe një statujë…”

  1. kuq e zi says:

    Na vjen keq per kete gazetar qe i djeg pro amerikanizmi shqiptar por mjafton te kaloje kufirin tone dhe do gjej plot njerez qe i urrejne

  2. dibroni says:

    Lukas duketq qe eshte amerikan dhe pastaj shqiptar.Me te qeshur me te ngjeshur,oren e dores se Bushit edhe serbet e dhane direkt lajmine pare,por Bushi e mohoi dhe tha : ja ku eshte ora,une. ehoqa ate para takimit.Nuke kuptoj ,sic duket Lukas do te rregulloj ndonje pune ne Amerike qe perdor shqiperine sikur ben per te qeshur ,por ne fakt Lukas genjen me te qeshur,se e nxjerr popullin hajdut te mikut Bush.Genje O Lukas por shqipatr nuk je.

    1. elona says:

      Nga pershkrimi na ka Barazuar me Afganistanin legeni.

  3. 30112015 says:

    ky i shkreti eshte vetem nje person me origjine shqiptare , por me shume urrejtje ndaj nesh. Kushedi sa here e ka mallkuar veten qe eshte i tille, por dhe ne 100 here me shume e mallkojme per ate qe eshte.

  4. shqiptari says:

    vetem dibroni tha dicak, ju dy te tjeret nuk e keni kapur fare shkrimin. S’keni faj se eshte per lexues me te ngritur. Juve ju ngaterron se eshte botuar tek TEMA

  5. Elona says:

    Beri Husein Obama eshte presidenti me I keq qe ka pasur ndonjehere USA .
    Eshte per Te ardhur keq sa poshte ka rene US nen drejtimin e ketij idioti sunit nga Honolulu

    1. Dhimitrula Muuuu says:

      Shko moj debile. Falju zotit qe eshte ky se te ishte ndonje repblikan ti kishte qim nbyth ata ortodkset e tu. Kur ben dhe ti si rraciste jevge shqiptare. Ati i ndalojne trafikun kudo qe shko ty s’t qi njeri. Qija nenen mor burre , nje vrime bythe nga Shqiperia ben rracizem me presidentin e Amerikes. Po kur thone dhe sunite. O ju qifte qeni grekun, vdekshi per buke me keq nga cpo vdisni. Me respekt ORTODOKSI SHQIPTAR

    2. Taulant/Tirane says:

      Elona,qenke infektuar keq me fene.Feja ,cdo lloj feje ,eshte per te pashkolluarit.Keshtu duhet te jesh dhe ti

  6. Phoenix says:

    Lucas na ka bere nje reklame pa para, sepse eshte kuptohet qe interesi i Amerikes per ne ka rene ndjeshem

  7. Lucas ben humor kinez, sidomos kur perdor ate punenen e ires se Bushit

    Kur ndodhi ajo genjeshtra e ores se Bushit qe e shpiken gazetaret pro greke ne Shqiperi , asnje humorist serioz amerikan nuk e dha si dicka per humor , me perjashtim te nje idioti qe bente humor ne orer e vona te nates
    Sepse te gjith e kuptuan qe ishte genjeshter dhe fyese per popullin qe e priti Bushin , pavaresisht se pergenjeshtrimi nuk ishte bere akoma

    Bikes me kujtohet humoristi David Letterman , nje ngame te miret ne Amerike , qe ate nate kur ndodhi kjo pun e ores , e dha vajtjen e Bushit ne Shqiperi , dhe as u morr fare me ate faktin e ores , por direkt kaloi ne pjeset e tjera
    Qe ai njeri nuk linte rast

    Oasandaj me vone doli vete shefi stafit te Shpise se Bardhe i cili tha qe , presidenti Bish e howi vete oren dhe ja dha nje shoqeruesi sepse nuk donte te demtonte njerezit qe zgjasnin duart per ta takuar

    Mirpi Lucas , qe dic tha dikush me larte , mallkon veten pse ka lind shqiptar, nuk e pranon si te vertete pergenjeshtrimin e Shpise se Bardhe te asaj kohe , dhe vazhdon avazin e Mukes qe mbilli sherbimi sekret grek kunder mikpritjes qe shqiptaret i ben Presidentit Bush

    Sidoqfte ne ket artikull Lucas ben nje humor bajat , te denje per krijesa qesharake sic esht ai vete

  8. bububu! says:

    Na hengri meraku per zhaben;nuk i duam,hic gjete e zeza

    1. Dhimitrula Muuuu says:

      A qija nenen. Viktima rracist i radhes nga [popullim me llum ne bote. I vetmi komb qe poshterohet nga trecereku i europes dhe bejne si rracista. Qija robt

  9. Profesori says:

    O Peter,

    Me fal qe kemi kohe qe nuk kemi folur. Thuaji Obames ne koinfidence qe nese ka ndermend te hape ndonje fushe golfi ketu ne Shqiperi, te vrapoj urgjent persa kohe qe te vij per dy arsye :
    1. Pritet qe komunistet qe jane ne qeveri te prishin cdo lloj maredhenjet me USA. Duke qene teper te ndershem dhe njerez sensibel jane nervozuar shume pasi moren vesh per skandalin seksual te Bill Clinton Me Zhak kenedin. Per keto gjera qeveritaret shqiptare nuk te falin. Vrasin dhe femijte e te tjereve per ceshtje nderi. Sidomos dallon ne kete pike nevralgjike, kryeministri ( qe vetem zyrtarisht eshte martuar rreth pese here).
    2. Qeveria me ne krye kryetarin e tokave te Shqiperise, pederastin Artan Lame dhe administratorin Artan Shkreli kane vendosur qe edhe malet t’i bejne kodrinore si fushat. Per momentin ka nje toke te lire tek ish – presidenti Bamir Topi tek Kodra e Priftit dhe nje tjeter eshte prane rezidences se kryeministrit aktual Eduard Kristaq Rama ( ne fshatin Surrel, ish prone e Nebi Surrelit ). Nese Obama bjen dakord ne populli me nder teje ketu poshte po merremi me pergatitjen e dokumentaciionit ).

    Te fala familjes e kush te pyese per mua.

  10. ░╣Sit Back and Relaks░╣ says:

    Sec ndjehet nje note e holle racizmi fetar tek ky artikulli. Zoteria duket qe eshte me ortodoks se kryepeshkopi i konstandinopojes dhe me republikan se republikanet. Vetem shqiptar nuk eshte ky mut, me shume ngjan si filo-grek.

  11. akilis + fotaq sumesakatumi says:

    Ajo puna e ores u pergenjeshtrua. Pse e vazhdon avazin ky?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje