Nga Ben Andoni
Kosova ka hyrë në vitin e dytë të ngërçit institucional, e që ka marrë një shtysë për thellimin e krizës me arrestimin e liderit de facto të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe disa veprimtarëve të tjerë të VV. Në fakt, të shtunën ka qenë kulmi i kësaj krize, ku të dy palët, qoftë Pozita në fuqi por edhe Opozita kosovare kanë bërë sprovën e fundit të forcës. Ka qenë ‘e mençme’ taktikisht zgjedhja e opozitës që tubimin ta përmblidhte ditën e pavarësisë, për të siguruar një pjesëmarrje të gjerë, por edhe për t’i dhënë një lloj zhvillimi të ardhmes së saj, që në fakt e kish humbur disi. Këtë e kanë arritur, por ndërkohë Opozita ka bërë dhe hapin e saj të ditur që në një farë mënyre e ka ‘vetëdorëzuar’ Albin Kurtin, që është shfaqur para turmës, i vetëdijshëm ndaj arrestimit.
Por ndërsa qeveria nuk ka hezituar dhe me anë të mekanizmave të saj ka vepruar fort, reagimi i saj duket disi i turpshëm, kur mendon se ende qëndrojnë barrikadat e serbëve lokalë, që e justifikon direkt Opozitën, në një farë mase …
Paçka shfaqjeve populiste dhe deklaratave në Kosovë, republika e re është futur në një spirale të rrezikshme, me anë të së cilës ka zhgënjyer sponsorat e saj perëndimorë, pasi gjendja e paqëndrueshme politike kosovare tashmë përcillet deri në Këshillin e Sigurimit dhe trajtohet me qesëndi nga kundërshtarët e kësaj pavarësie.
Opozita e Kosovës, ndërkohë, po vazhdon vetëm në një vektor që e ka të përcaktuar qartë. Qëllimi de facto është heqja e kryeministrit aktual, Isa Mustafa që duhet thënë se lë shumë për të dëshiruar, në këtë stad të qeverisjes së Kosovës. Kjo e bën disi të sikletshme Opozitën, por edhe i ka lënë pa kauzë reale, sepse të dyja kërkesat janë ende pa marrë jetë. Që do të thotë se momentalisht presidentja e ka përcjellë në Gjykatën Kushtetuese, krijimin e “Bashkësisë”, kurse demarkacioni me Malin e Zi është ende i paratifikuar, që nëse mund të kishte një vullnet të mirë mund që të rregullohet lehtësisht me mekanizmat parlamentarë. Për më tepër në tavolinë këto ditë, për zbutjen e këtij ngërçi, është një propozim tejet interesant i deputetëve Vjosa Osmani dhe Ilir Deda.
Me pak fjalë janë të gjitha mekanizmat që kërkesat e opozitës të kenë një trajtim, por ajo që shihet nën hije është se ka një sens për shmangien e vëmendjes ndaj Gjykatës Speciale, që do të thotë se shumë personazhe që bëjnë sot ligjin në Kosovë, duan ende të peshkojnë të qetë. Dhe nëse gjërat shkojnë keq, ashtu siç edhe kanë nisur, atëherë Kosova hyn realisht në vitin e dytë të “ngërçit” politik dhe institucional, që do të thotë edhe shtyrje e afatit të Gjykatës dhe përbën atë stad që Presidenten e vendit duhet ta detyrojë ta shpërbënte Kuvendin dhe të shpallte zgjedhjet e jashtëzakonshme sipas ligjit. Aman, sido që të ndodhë, Gjykata Speciale i pret aty pas derës të gjithë ata që kanë gjynahe. (JAVA)
Vetem gjykata speciale do ti laj gjynahet e tyre .
Te gjithe mjeshtrat e penes kur shkrujane gjithmone kane parasysh: performancen e tyre se kjo do i ngreje pazarin ne tregun mediatik, pazare kur shumica e shkrimeve jane me porosi, qokat qe u duhet ti bejne “te fuqishmeve” ne pushte por rralle vene gishtin ne plage, kjo nuk u jep ndonje perfitim
Autori, perkthyesi i serbishtes ne letrat shqipe,e degjuam edhe ne TV, me tekniken e kulisave deviojojne problemin kryesor qe prek shqiptaret ne Kosove por edhe ne Shqiperi.
Japin shume arsye “tip analistesh” se perse po e ben kete gje opozita ne Kosove.. e bla bla bla…
Ore lal populli do te dije: a eshte tradheti kombetare kjo mareveshje? KAQ Nese eshte, kjo qeveri quhet tradhetare dhe duhet te dale ne gjyq para popullit. po ju anal-istet jeni mesuar me tradhetite e saliu po edhe te tjereve dhe nuk u ben pershtypje kjo gje.
Perse Opozita dhe populli do duhet te presi se si do gdhihet ne mengjes Gjykata Kushtetuese ne Kosove qe sigurisht dhe patjetersisht qe do jete po aq tradhetare sa qeveria.(Mos haroni se ne Shqiperi gjykata kushtetuse dha ate verdikt kunder shitjes se detit greqise sepse ishin ne tave e te interesuar dhe nderkombetare edhe shteti italian.
Kalimi ne gjykate kushtetuese eshte nje manover qe perdorin te gjithe filoserbet per te ndare pergjegjesite e qeverise dhe populli i mjere Kosovar i pa informuar te qorollepset ne rruge pa krye.
Ju beni shesh se gjeni pershesh ketej dhe andej kufirit.