“Replikë me shkrimin e gazetës Standard “Dekonspirohet plani i UET për të uzurpuar Forumin Rinor të PD-së”
“Dekonspirohet plani i UET për të uzurpuar FRPD”. Ky titull i gazetës ‘Standard’, gazetë që për ironi të rastit e kam themeluar si drejtor në dhjetor të vitit 2005, më zgjoi të premten në mëngjes, bashkë më një ide: çfarë shkallë të lartë punizmi mbijeton në këtë vend si mentalitet dhe si praktikë. Një zhurmë në kanalet e ujërave të zeza të internetit po shoqëron këto javë të garës së brendshme në Partinë Demokratike të Shqipërisë, për lidershipin e ri të këtij forumi, e cila shpesh lidhet me fjalët “UET” apo me emrin tim. Situata është bërë aq absurde sa dekonspirimi i një plani, autor i të cilit i bie të jem unë vetë! Ndaj ia vlen shpejt e shpejt të bëj 3 shpjegime të thjeshta, e të plota rreth kësaj çështjeje.
Së pari; Universiteti Europian i Tiranës është një organizëm i gjerë, i strukturuar me organet e tij akademike dhe menaxhuese dhe nuk ka asnjë vendim, sepse sigurisht s’mund të ketë një të tillë pasi është absurde për botën e qytetëruar “për të uzurpuar Forumin Rinor të PD-së”. Sepse UET është një organizatë me qëllim edukimin e lartë të të rinjve shqiptare, një organizatë apolitike dhe e hapur ndaj të gjitha ideve, rrymave, pikëpamjeve, ideologjive të shoqërisë shqiptare. UET është neutral, duke qenë universalisht të hapur ndaj të gjitha ideve, pikëpamjeve apo ideologjive, e jo duke qenë sterilë ndaj të gjitha këtyre. Këtë e dëshmon veprimtaria e përditshme e UET-it, përbërja plurale e stafit, sepse qëllimi ynë është një: shkenca dhe profesionalizmi i punës sonë në fushën e edukimit të lartë dhe të kërkimit shkencor. UET është shumë më i gjerë së “votuesi Henri Çili”, i cili ka idetë e veta politike, ka përkatësinë e vet ideologjike, të njohur dhe mirëdebatuar atëherë e aty ku ka qenë vendi prej vitesh e vitesh, qëkur bashkë me disa kolegë në vitin 2003, Arian Çani na pagëzoi me emrin publicistik “liberalët e djathtë”. Në këtë kuptim, UET nuk ka qëllim të kapë apo uzurpojë ndonjë strukturë politike në qytetin tonë! As është qëllimi e as është mundësia apo puna e një universiteti! Ciladoqoftë që e koncepton rolin e universitetit në këtë mënyrë, dedekton asgjë më shumë sesa budallët apo punizëm, qoftë kur kjo artikulohet nga fundërrina të rrjeteve sociale, apo qoftë nga filozofë e fjalamanë Facebook-u.
Së dyti, Universiteti Europian i Tiranës, në traditën e universiteteve më të mira perëndimore, e ka shpallur me kohë që në fillimet e krijimit të grupit të parë të diplomuarve të tij nga viti 2009, të organizuar në shoqatën e ALUMNI- UET, se uron karrierën më të mirë dhe suksesin e kujtdo prej ish- studentëve tanë, në biznes, në profesion, në politikë, në kulturë dhe art, si një nga qëllimet më kryesore të një universiteti: të impaktojë zhvillimin e vendit, me ide, më kërkim shkencor, me përgatitjen e specialistëve më të mirë, me suksesin e ish-studentëve tanë kudo ku ka nevojë për lidershipin e tij, në çdo sektor. Këtë mbështetje dhe urim për sukses e gëzojnë të gjithë ish-studentët e UET, e përsëris në traditën e të gjitha universiteteve më të mira ndërkombëtare, pa asnjë dallim politik apo fushë veprimi. E gëzojnë ish–studentët tanë që sot janë deputetë të Partisë Socialiste, drejtues të enteve apo agjencive të rëndësishme në administratën publike, apo koordinatorë e drejtues departamentesh në ekipin e ri drejtues të PD-së në opozitë. E njëjta gjë më pedagogët; shumë ish-pedagogë të UET sot janë zv.ministra të administratës Rama, apo koordinatorë e sekretarë të ekipit Basha, kryesorë të opozitës.
Ky fakt na bën krenar që dy partitë kryesore kanë gjetur në ekipet tona akademike apo në radhët e ish- studentëve kualitete për të kontribuar në zhvillimin e jetës politike. Ky është një fakt aq evident, aq i gjithëpërhapur, saqë e bën banal çdo konceptim të tipit malinj mbi kapjen apo “lobimin” e UET për këto poste apo këto raste të suksesshme karriere. Madje, në një vështrim të ngushtë të interesit tonë, kjo “rrjedhje” jona drejt këtyre pozicioneve është në fakt një humbje për kapacitetet e universitetit, është një lloj “brain-drain”.
Por mbi të gjitha, kategorizimi apo konceptimi i “lobimit” si një e keqe për shoqërinë shqiptare nga denonciatorët e vjetër dhe të rinj të kapitalizmit apo të UET, në fakt i vetëdenoncon këto mentalitete puniste, neo apo arkio- marksiste që lëvrijë fort, po fort fare në hapësirën publike konvencionale apo virtuale shqiptare. “Lobia” private stigmatizohet me termat dhe mentalitetet e së shkuarës, që një hap i ndan nga punizmi shqiptar i djeshëm dhe nga lufta që ekstremi i majtë i bën sektorit privat ende kudo në botën e qytetëruar.
Së treti; Ervin Salianji, ka aq lidhje me UET sa kanë me të afro 5000 studentët e diplomuar në UET në këto vite, në raport me afro 15 mijë studentët tanë në këto 10 vjet. As më shumë e as më pak. Ai ka qenë student i brezit të parë, 2006-2007, që kishte fituar një vend falas në Universitetin shtetëror të Tiranës, por që zgjodhi me koshiencë një universitet privat, duke paguar tarifën e studimeve. Ka qëlluar për dreq që Ervin Salianji nuk është as bursist në UET, e as është paguar ndonjëherë për punën në UET. Rasti e do që dhjetëra e dhjetëra ish-studentë, ish-bursistë apo ish-pedagogë të UET-it të jenë sot nga kritikët më të fortë të arsimit të lartë privat në përgjithësi apo UET në veçanti, nga protestat e neomarksistëve të rinj të Tiranës e deri tek organizimet e shumta kundër reformës së arsimit të lartë. E drejtë e tyre. Si ish-student në UET, ai ka spikatur në lidershipin studentor duke u bërë kryetari i parë i qeverisë studentore të UET dhe po ashtu drejtuesi i parë organizimit të ALUMNI–UET, duke manifestuar aftësi lidershipi më tej edhe si avokat i qytetit të Tiranës, në dy vjetët e parë të mandatit Basha dhe më pas si koordinator për të drejtat e njeriut në ekipin e ri Basha në PD. Pikërisht këtu duket se “lind” problemi për Salianjin. Duket se profili i tij shqetëson. Shqetëson një gardë të vjetër humbëse dhe antielektorale në Partinë Demokratike, ajo që çoi PD në një humbje të turpshme në 2013, dhe në vend që të mbante përgjegjësi, nën modelin e shkëlqyer të liderit historik të demokratëve, Sali Berisha, vërdalloset ende nëpër këmbët e politikës shqiptare, duke marrë peng shansin e qendrës së djathtë për të ndërtuar një alternativë të re për qeverisjen e vendit. Jo më kot, kjo skotë i është vërsulur me një luftë të pisët kandidatit Salianji, duke gjetur “implikime” apo cene të tipit “kafe me deputetin socialist Sadri Abazi”, apo lidhje me “UET”, pra lidhje me “qarqet universitare të Tiranës”!!! (që kur të jesh i lidhur me universitetet, është krim! A mos duhet bërë dhe kjo objekt i dekriminalizimit, meqë jemi në këtë temë!!!!) I njëjti standard partishmërie apo mentalitet (që e neveris dhe nuk e pranoj për asnjë qytetar shqiptar) nuk sheh tek rivalët e Salianjit, faktin që është “dhëndër i qeverisë së Rilindjes” apo që është një “anonim që i ka mbajt çantën këto vite kryetarit të ri Basha”! Ky banalizim i jetës politike të qendrës së djathtë, nga ajo pjesë e PD-së që mund të emërtohet “PD-ja humbëse, që është gati të promovojë profile anonimë si rasti i Belind Këlliçit, (për të cilin kam shumë respekt si qenie njerëzore, por që nuk e njoh se nuk e kam parë në asnjë formë të artikulimit publik, parakusht bazë për jetën publike), vetëm e vetëm të ruaj pozicionet dhe pasurinë e korrupsionit, në djall fati i demokratëve të thjeshtë .
Çdo gjë tjetër rreth kësaj teme, dhe “planit të UET për të uzurpuar” Forumin Rinor të PD-së, është një banalitet dhe një punizëm i kulluar. Nga ai që paradoksalisht fushata e të rinjve të PD-së, njëzet e pesë vjet më vonë, dhe me ndihmën e internetit, e vuri në dukje fort. Shumë alarmante kjo për demokracinë dhe fatin e qendrës së djathtë në Shqipëri.
Henri eshte Lysien Leven shqiptar!
Neimi eshte kokra e katnarit qe u be me lek edhe na ben edhe akademikun tani!!!
Sa poshte qe ke rene o shqiptar!!!
E vertete, qe te kuptosh sa poshte kane rene shqiptaret shikoni se kush zvaranIk eshte bere person i rendesishem publik dhe zagari qe ndan parate me rilindasin dhe ben intelektualin
e ka emrin Nuvruz e ka nderru para ca kohesh kujde
Te dashur forumiste
Shiheni mire kete fytyre, nese do e perkufizonim si nje qenie e botanikes i shkon sh mire kermidhit
me menyrat e tij arriti te vidhte idete tek te tjeret, te huajt dhe ti zbatonte ne Shqiperi
Shiheni mire kete fytyre sepse per pak vite ky do te jete nje Bashe e dyte
nuk e ka ngritur kot universitetin ky njeri
per te kapur ekstremet e dy partive dhe per te dominuar nje te ardhme te afertt spektrin politik shqiptar
Sa do e arrije nuk e di
por ky nxjerr 30 per qind te studenteve qe kane zaptuar administraten dhe politiken e rinise sot
vetem tek LSI sia mban bytha te hyje se e tredh baba likja
Plani eshte qe ne te ardhmen ky bq te kape PD
dhe bq tjeter Veliaj te kape PS
se si do shembelleje shqiperia me keta dy nuk e di
por nga nje kermidh nuk mund te presesh asgje te mire dhe asgje te keqe
pra do bejne nje vere ne uje per ne dhe gjithcka per veten e tyre brenda guackes
Shqiptare
zgjidhni nje force te trete sa nuk eshte vone
se ndryshe kemi per tu bere si Kongo apo Somalia
mu ne mes te europes me keta monstra qe na drejtojne
vetem nje force e trete na shpeton nga keta monstra si tipi Cili qe beri universitet per te ndertuar klase politike ne te ardhmen
O Cili, po nuk te njohim ne ty?! Si u bere pronar ti qofte i gazetese standart qofte i nje universiteti qe ka nje ndertese aq te madhe, qe paguan gjithe ato mjete dhe pedagoge etj…Po Saliu ti dha te gjitha, ndaj dhe ketu ne shkrim na ben teori se vetem ti di dhe na pergezon liderin historik te krimeve dhe shkaterrimeve shqiptare . Nje gje eshte: te ka ardhur ne dore, hidhe ne goje. Ne s’kemi ç’tu bejme me, ose do ikijm nga Shqiperia ose do na çnderoni ju. Kete te dyten s’e pranojme , prandaj po ikim. Tani merrni aty dhe ato qe ka çnderuar sigurimi shtetit Enver Hoxhes, por i ruani ato qe keni te virgjera aty pastaj se ju i çvirgjeroni vete dhe do ja hidhni Visho Ajazit. Me vjen keq per Vishon se e mundoi Saliu qe nga Kanadaja se Shqiperia s’kishte burra te ndershem. Cili, pse s’me thua: bjeri, bjeri se i bie mire!
Ed rama je zhgenjim. Te lesh arsimin ne dore te ketij qe ne moshen 20 vjec kuptoi qe ka dhe ndertesa 15 kateshe eshte krim. Votuam per tjeter gje.
Henri ti je nje dhelper e vertete qe shkon atje kuka shporta fiq.Ti ke nje te drejte qe ate pasuri e ke vene me ndihmen e mikut te nd Sali Berishes dhe ne menyre tinzare do ti sherbesh dhe ne kete kauz .Une nuk i njoh nga aafer kandidatet .Por ne rast se do te gabojne rende te rinjte demokrate duke zgjedhur Slinjanin do te jete fatkeqesi per Partin Demokratike qe pretendon te vije ne pushtet pas 6 vjetesh .Salinjanin e ka pare dhe ndegjuar shume here dhe nuk eshte as me shume e as me pak nje tellal i frymezuar ng Saliu qe flet brockolla dhe e ndegjojne vetem militantet dhe kaq.Ay nuk ka per te bere hair kurre se eshte me koken bosh duke dale neper rryuge si nje mulli me ere.Ndersa Kellicin dhe Nebien i ndegjoja per here te pare ne Top-Shoi dhe te dty me pelqyen por mbi te gjitha me pelqeu Kellici tamam si nje udheheqes i ardheshem i Partrise Demokratike qe mund ta coje shume shpejt ne pushtet me dinjitet Do te ksiha deshire qe te kishin shansin qe dhe Partite e tjera te kishin fatin qe te kishin ne gjirin e tyre nje djale te shkolluar me kembe ne toke si Kellici dhe me shume brume.Leni ato brockolla qe gjoja eshte dhender i Rilindjes mos perserisni luften e kalasave si ne kohen e Enver Hoxhes.Prinderit e te fejuares ne se e con Kellici deri ne fund kte dashuri nuk jame me shume komunist dhe te majt se Sali Berisha Lul Basha Spaho dhe shume tjere qe aksidentalisht udheheqin Partine Demokratike.Ata as me shume dhe as me pak jane komuniste te thekur te fshehur ne Partine Demokratik qe sillen 24 karat si anetaret e Partise Demokratike.Me sa ndegjoja ne emisionin televiziv Kellici rrjedhe nga nje familjhe e nderuar demokrate 24 karat dhe ne qofte se do te zgjidhet i ka te dhena mundesite qe si te fejuaren Shankun dhe Shkrelin ti beje demokrat te denje.Mendoj qofte Kellici apo Nebija ne qofte se do te zgjidhen jane shume teper demokrat se Saliasi qe eshte n je djale qe flet si ndonje femije e perkedhelur te bllokut taman si Shkelqen Berisha.Ti Cili dinak i pa pare boll i trazove ujrat ne politik me mire hesht dhe ju militantet e partise demokratike mos u sillni si pioneret e Enverit dhe mos i hidhni benzine zjarrit me luften tuaj klasore
U be edhe ky bariu akademik.. Sa poshte ka rene intelektualizmi shqiptar…
Ooo Neim, te paska ven keq litarin ne fyt viçidolsi dhe gjasme po i justifikohesh publikut qe ky ervini ska lidhje me ne. po te gjithe e dine qe ka lidhje me ty dhe plot te tjere te linjes minoritare Basha, perndryshe sdo merje mundimin te sajoje gjith keto llafe qe populli i quan pallavra. ruhu or trim
Per henri naimin, berisha qenka model i shkelqyer per pd!
Kaq mjafton!
Ne angli
Njerezit qe nderrojne emrin
dhe dialektin nga vijne
Jane te pabesueshem
Nuk pranohen te punojne ne banka etj.
PSE duhet ti besojme ketij katnarit nga labinoti
Fantastike qe shqyhen mes vedi zagaret e se djathtes.Neim -Henri ,lulush salianji ,sali +greta koqi ,jane te njejte ne llojin e tyre ,djathtosh me origjine spiuno komuniste.E rendesishme eshte qe shumica e thjeshte se shqiptareve i neverit keto vemje te djathta.
Quhem klaudia. Aktiviste e vjeter e pd ne Fier. Kete se kam njoh vete, por meaa shoh po te njejtat fytyra te shpifura duan te qeverisin, jo ky, ky eshte lule por ato qe godet ky. Ket cun e kam ndjek kot e them me bindje se eshte i zoti, por nuk ndryshojne skifteret nga kapja e pushtetit
Ky duhet burgosur si shume te tjera
Sa keq per te gjithe keta komentues ketu. Mesa shof Cili paska te drejte kur thote qe ne Shqiperi ka akoma mbeturina komuniste. Po si mund ta gjykoni tjetrin nga origjina e tij?? Pse more zoterinj vetem ata qe kane lind ne bllok paskan te drejte per te bere karriere dhe sukses ne jete?? Cfare eshte ky mentalitet idiot qe mbizoteron akoma ne kete vendin tone. Kudo ne bote sa me nga poshte te vish aq me i suksesshehem quhesh , vetem ketu tek ne quhet mekat nese ke prejardhje nga fshati. Jeni akoma me idene komuniste e cila vetem nje pjese te caktuar te shoqerise i lejonte kariere e sukses. Jeni akoma te mentaliteti i bllokut komunist. Turp e faqe e zeze per ju!! Nxirini gjihte deshtimet tuaja ne jete ne formen e nje xhelozie dhe vreri qe keni per njerzit me sukses, Punoni zoterinj dhe beni dicka me jeten tuaj mjaft nxoret vrer nga paaftesia qe keni. Po HENRI KE TE DREJTE!!! MBETURINAT PARAZITE KOMUNISTE EGZISTOJNE AKOMA PER FATIN TONE TE KEQ.