Si iu nënshtruam vehabizmit më 2012 në xhamite shqiptare?

26 Nëntor 2015, 17:01Blog TEMA
Si iu nënshtruam vehabizmit më 2012 në xhamite shqiptare?

Nga Veton Surroi

Si u gjetën shqiptarët në problemin e terrorizmit që thirret në Islam e që sipas dr.Robert Pape, duhej të ishte produkt i konfliktit të nacionalizmit arab me të tjerët?

Ekzistojnë, grosso modo, dy shpjegime kontekstuale.

I pari është shpjegimi historik, i dyti ka të bëjë me karakterin e shoqërive shqiptare.

Shpjegimi historik është se ka bomba e vrasje në Paris, frikë nga bomba e vrasje në Bruksel, alarme terrori gjithandej Evropës , sepse në pjesë e madhe e Lindjes së Mesme është ose pa shtet , ose pa shtete funksionale. Iraku është shtet i cili nuk mund ta quajë veten funksional prej Luftës së parë të Gjirit dhe ndërhyrjes së forcave aleate me amerikanët, e posaçërisht jo prej okupimit nga forcat amerikane dhe mungesës së plotë të kapacitetit për të administruar nga aspekti i jetës civile atë shtet.

Siria është shtet i cili ekziston vetëm formalisht si emër në OKB; përbrenda është krejtësisht jofunksional me pjesën të madhe të vendit të vënë nën kontroll (funksional) të një lëvizje ideologjike që e interpreton Islamin me ekstremizëm politik, një lloj internacionale fashiste religjioze e shekullit XXI.

Palestina e konsideron veten shtet, por nuk është më afër shtetësisë se ç[ka qenë kur janë shpallur Marrëveshjet e Oslos; rituali i luftërave me “joystick” kundër Gazës, përfshi edhe vrasjen e fëmijëve të saj, e dëshmojnë këtë. Kurdët në Irak dhe ata në Siri kontrollojnë një pjesë të territorit të tyre me shpresë se ky kontroll do të krijojë shtetin e tyre të pavarur, diçka që Turqia republikane , prej Ataturkut deri te Erdogani e ka konsideruar si pamundësi.

Kjo në histori quhet revidim i Luftës së Parë Botërore. Po ç[kanë shqiptarët e gjorë me këtë? Kanë përbashkësinë historike. Çintegrimi i Jugosllavisë solli shtete të reja, përfshi në fund edhe Kosovën e pavarur , një revidim i statu quos nga Lufta e parë botërore. Shqiptarët dhe sirianët , palestinezët, kurdët, libanezët ishin pjesë e një hapësire politike të përbashkët në fillim të shekullit XX. Dhe që të gjithë këta ishin në shoqëri me kroatët , sllovakët , ukrainasit dhe çekët ndërsa përfundonte Lufta e parë botërore; që të gjithë jetonin në perandori shumëkombëshe dhe që të gjithëve u caktoheshin kufijtë e shteteve ku do të jetonin.

Brenda njëzet vjetëve të kaluara , kjo përbashkësi kombesh që dolën si dolën nga Lufta e parë botërore ka prodhuar një lumë refugjatësh. Nga çintegrimi i Jugosllavisë, pastaj luftës në Bosnje, Evropën e vërshuan një milion qytetarësh të ish Jugosllavisë- kroatë, boshnjakë , shqiptarë, serbë, romë. Nga çintegrimi i Irakut dhe Sirisë, një valë e madhe disa milionëshe , një lum i pandërprerë po kalon nga Turqia për në Evropë.

Ky ishte konteksti historik, ai objektiv, pra interpretimi se nuk mund t[i ikësh valëve të historisë, atyre që sjellin dhunë e refugjatë.

Për më tepër, ky kontekst objektiv ende nuk ka përfunduar së ndërtuari. Nga hapësira shqiptare, Shqipëria është në NATO por jo ende e përgatitur të jetë me të dyja këmbët shtet i Bashkimit Evropian, një certifikatë e llojit të vet e të qenit pjesë e Perëndimit. Kosova dhe Maqedonia janë shtete që ende nuk e kanë përfunduar konfigurimin e tyre. Kosova është shtet i cili ende përpiqet të definojë sovranitetin e vet, duke u ndërlikuar edhe më në një proces negociator të koklavitur me Serbinë. Maqedonia ka bërë përparim të mëtejmë tek vendnumërimi, izolimi nga integrimi evropian dhe ai i NATO-s dhe në krijimin e dy sistemeve paralele, korruptive e klienteliste, një maqedonas dhe një shqiptar.

Në këtë kontekst hyn në kombinim karakteri i shoqërive shqiptare që definohet prej shteteve të papërfunduara, institucioneve të dobëta shtetërore, dobësisë së lidershipit politik dhe një skeme jete ekonomike që prej prodhimeve të veta eksportin më të madh e ka emigracionin dhe paranë e gatshme (në importim të çdo gjëje të nevojshme).

Pjesë e këtij karakteri është edhe pluralizmi religjioz , e brenda tij prania , ku më e madhe e ku më e vogël e Islamit , në formën e vet tradicionale.

Islamizmi , apo Islami politik, është përpjekur dhe ka arritur te depërtojë tek një numër shqiptarësh myslimanë (ende në pakicë) . Në Maqedoni , vend ku autoritetet në komunizëm janë përpjekur me dhjetëvjetësh të forcojnë identitetin religjioz të shqiptarëve në dëm të atij kombëtar (duke favorizuar arsimin religjioz në dëm të atij kombëtar), rrymat vehabiste dhe salafiste kanë punuar, në kushtet e stagnimit të një ri-aranzhimi marrëdhëniesh demokratike në Maqedoni që veten ta paraqesin si alternativë. Në Kosovë, përballë një strukture të korruptuar politike dhe sociale (të krijuar nga elitat lokale e me bashkëpunim të institucioneve Perëndimore), Islamizmi është përpjekur ta paraqesë veten si alternativë.

Si ka mundur që nëpër derën e Islamit të futet një ideologji, Islamizmi ? Njëri shpjegim është i pranisë shumëvjeçare të doktrinarëve islamistë, nëpërmjet të shoqatave bamirëse apo ndihmave në ringritjen e Islamit në Maqedoni e Kosovë. Ky ka qenë një presion pothuajse njëzetvjeçar, i finansuar me paratë e disa vendeve të gjirit, në mesin e të cilëve kryesori është Arabia Saudite.

Si rrjedhojë, vjen i dyti shpjegim: bashkësitë islame në Maqedoni , Kosovë dhe Shqipëri (kjo e fundit më e dobët se dy të parat për shkak se është institucion i prodhuar rishtas , në tranzicion) iu nënshtruan , sa më shumë e sa më pak këtij presioni. Dhe testi i këtij nënshtrimi qe lufta e Sirisë. Në vitin 2012, ashtu si e tërë bota, edhe Bashkësia Islame e Kosovës u përballë me nevojën që të kuptojë e të shpjegojë se çka po ndodhë në Siri. Nga kreu i Bashkësisë Islame u përcoll një qarkore me detyrimin që në xhamitë e Kosovës të mbahet një “hytbe” (ligjëratë) ku lufta në Siri do të shpjegohet nëpërmjet të rëndësisë së “Tokës së Shamit”. Atë që e paralajmëroi që në titull, se Sirinë e sotme do ta trajtojë nëpërmjet të emrit të vjetër kuranor (ndonëse Shami përfshinë edhe Irakun e Palestinën e sotëm) Bashkësia Islame e elaboroi më tutje në tezat të cilat duhej t[i zhvillonin imamët.

Tezat mund të ishin të kësaj bote. Të thoshin, për shembull, se në Siri po ndodhë një luftë e tmerrshme , në të cilin pushteti po vret një popullatë e cila i kërkon të drejtat e veta demokratike. Vrasja në emër të pushtetit , a cilado vrasje është në kundërshti të thellë me Islamin dhe porosinë e saj për paqe. Këtë e di mirë populli i Kosovës, populli shqiptar në veçanti. Siç e di që kur pushteti vret popullin e vet, në emër të Islamit a jo, nuk mund të qëndrojë në këmbë për gjatë.

Por, tezat ishin krejt të tjera. Imamët duhej të tregonin se pse Siria është toka e përzgjedhur e Allahut, se pse gjendet aty shtylla e besimit Islam dhe se si meleqet (engjujt) e Allahut i kanë shtrirë krahët e tyre.

Dhe imamët e përmbushën këtë detyrim. Në xhamitë e Kosovës, më 2012 , në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, besimtarëve iu deklamua se Pejgamberi ka thënë “Synoni-Mësyjani Shamit sepse ajo është Toka e përzgjedhur nga Allahu, aty i vendos robërit-besimtarët e Tij më të mirë”.

Deri më sot, 300 shqiptarë të Kosovës janë nisur për në Siri, me besimin (dhe ndërmjetësimin intelektual të Bashkësisë Islame të Kosovës) se aty i ka dërguar vet Allahu si robërit e Tij më të mirë.

11 komente në “Si iu nënshtruam vehabizmit më 2012 në xhamite shqiptare?”

  1. faikonica says:

    Fatkeqsisht jane te paket ne hapesiren mbare shqiptare statura si Surroi…

    1. tfgs1 says:

      fillova te lexoj por menjehere thashe: sa ja vlen te lodhe koken me keta leshqene shqipfoles,me mire thashe po nxjerr Ziken[qenin] volta ne platia…….

  2. Deli says:

    Kesai radhe Surroi zgjodhi temen e gabuar.Shpjegimet qe ofron nuk korespondojne me historine dhe faktet aktuale te botes islame.Jane aresyet tjera ato qe nxiten kete fenomen.Nuk mundt nje ateist bir komunisti te qaset ne problemin kompleks te islamit

    1. Toni KS says:

      Argumenti yt duket keshtu.
      Nuk mundet nje gjinekolog mashkull te asistoje lindjen e nje femije pasi nuk eshte femer, nuk ka vagine dhe nuk din si eshte kjo pune.
      Nuk pu uje apo jo?

  3. Barboon says:

    Wahabizmi , salafet mjekercjap jo vetem indoktrinuan dhe i hodhen trute e gomarit te rinjve shqipare por dhe ndezen urrejtjen,armiqsine ndaj shqiptareve te tjere po me fe tjeter. Jo rralle here , sidomos Koqevaret i referohen Shqiptareve te Jugut dhe atyre te krishtere si Greke a Serb.Po keshtu dhe me injorantet e brezave te lindur dhe edukuar ne shkollat e Sali Berishes, ku te rinjte sot nuk bejne dallimin midis te krishterit shqiptar dhe minoritetit te vogel Grek, puro grek ne Jugun e Shqiperise.

    Kjo ka ndodhur dhe ESHTE inkurajuar nen udheheqjen Islamike te Sali BERISHES, KETIJ ARMIKU E TRADHETARI TE KOMBIT.Dhe ne qofte se ben vaki te marre pushtet islamiku Lulzim Basha,LARG QOFTE, ky vend mori fund e u pushtua nga Islami Wahabist,qe eshte agresiv, i dhunshem, tipik pasqyra e ISIS.

    1. Toni KS says:

      Nese dikush shpreh simpati per Serbine dhe Millosheviqin meriton te quhesh serb, gje qe ndodh jo ralle ne kete forum.
      Mirepo kjo qe thua se i quajme serb dhe grek, shqiptaret nga jugu nuk qendron. Ka plot rruge, shkolla, sheshe e institucione qe mbajne emrat te personazheve kombetare nga jugu (te te gjitha besimeve nese e ke hallin ketu). Kjo nuk ka ndodhur rastesisht, por si manifestim i perbashkesise dhe emocionit te natyreshem qe kane ndjere ata qe kane marre keto vendime. Kjo ndjenje dhe ky emocion mbizotron edhe ne tekstet shkollore dhe ne shkollat e Kosoves.

  4. ardua says:

    Këshillë dhe ftesë dërguar papëve, që ata të hyjnë në islam
    Autor: Shejh Rebië bin Hadi el

    Med’hali
    Përktheu: Ebu Faris
    Falënderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet
    qofshin mbi të Dërguarin e Allahut,
    mbi familjen e tij, mbi shokët e tij, si dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë udhëzimin e tij.
    U përhap lajmi në mjetet e informimit, radiot, gazetat, stacionet
    televizive, se Papa i Vatikanit

    Benedikti i gjashtëmbëdhjetë

    ka fyer Islamin dhe të Dërguarin e Allahut, Muhammedin (sal

    Allahu alejhi ve sel

    lem), duke e përshkruar shpalljen e tij si të dëmshme dhe të palogjikshme!
    Kurse, kjo është një gjë çuditshme
    dhe shqetësuese, që bie ndesh me logjikën, me mendjen dhe
    me realitetin e pastër të Islamit. Këtij Islami, me të cilin Allahu e nxori njerëzimin nga errësirat
    në dritë, e nxori njerëzimin nga padrejtësitë e feve tjera në drejtësinë e Islamit, për të cilën
    gjë
    kanë dëshmuar edhe njerëzit e mençur nga armiqtë. Ndërsa unë nuk dua ta zgjasë me
    lavdërimet ndaj Islamit dhe ndaj të Dërguarit të Islamit, sepse me lavdërimet ndaj tij është
    mbushur e gjithë bota dhe janë nderuar bibliotekat, por shkurtimisht them:
    Muhammedi (sal

    Allahu alejhi ve sel

    lem) është i Dërguar i Allahut me të vërtetë dhe me
    bindje, të cilin Allahu e dërgoi si mëshirë për mbarë botën. Allahu e dërgoi si përgëzues dhe si
    këshillues, thirrës për në Rrugën e Allahut, dhe pishtar ndriçues. Ai e
    rdhi me respektin ndaj të
    gjithë Pejgamberëve dhe Librave të tyre, dhe erdhi me dashurinë dhe besimin në ta dhe në
    Librat e tyre. Allahu thotë:
    “I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All

    llahut,
    engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin
    nga të dërguarit e Tij”.
    (el

    Bekareh: 285)
    Duke e urdhëruar Muhammedin (sal

    Allahu alejhi ve sel

    lem) dhe ummetin e tij, Allahu thotë:
    “Ju (besimtarë) thoni:”Ne i
    besuam All

    llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall
    Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit, që ishin të ndarë në
    dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i
    tyre pejgambe
    rëve. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi
    bindur”.
    (el

    Bekareh: 136)
    Dhe thotë:
    “Thuaj:”Ne i kemi besuar All

    llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur
    Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pa
    sardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe
    Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë
    kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar”.
    (Ali Imran: 84)
    2
    MBUROJA.net
    Muhammedi (sal

    Allahu alejhi ve sel

    lem) erdhi me drejtësinë dhe me bamirësinë, duke
    ndaluar nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Allahu thotë:
    “All

    llahu urdhëron për drejtësi, për bamirësi, për ndihmë ndaj të afërmve, e ndalon nga
    imoraliteti, nga e neveritura dhe nga dhuna. Ju
    këshillon që të merrni mësim”.
    (en

    Nahl: 90)
    Ai erdhi me xhihadin (luftën) për ta ngritur Fjalën e Allahut dhe për t’i dhënë fund kufrit
    (mosbesimit), shirkut (idhujtarisë) dhe shkatërrimeve. Me këtë i ka paraprirë Musai dhe
    pejgamberët e tjerë të Beni
    israilëve.
    Ai erdhi me ligjësimin e masave ndëshkuese për ruajtjen e fesë, njeriut, nderit dhe pasurisë. Me
    këtë i ka paraprirë Musai dhe pejgamberët tjerë të Beni Israilëve. Ndërsa kjo është dobi,
    bamirësi dhe ruajtje e nderit dhe e pasurisë… Kjo është
    me qëllim të përhapjes së sigurisë dhe
    besës, me qëllim të sjelljes së interesave dhe evitimin e dëmeve dhe çrregullimeve.
    Dhe askush nuk e përshkruan Muhammedin (sal

    Allahu alejhi ve sel

    lem) dhe shpalljen e tij si
    të dëmshme, përveç atij i cili është
    gënjeshtar dhe mohues i madh, i cili e fyen edhe Musain,
    edhe dhe shpalljen e tij, i fyen edhe pejgamberët pas Musait, të cilët gjykuan me Tevratin.
    Allahu thotë:
    “Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan
    ndaj
    atyre që ishin çifutë, pejgamberët që ishin të bindur. Gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e
    paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e All

    llahut dhe ishin mbrojtës të tij.
    Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, por vetëm Mua të më frik
    ësoheni dhe mos i ndërroni
    argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All

    llahu, ata janë
    mohues. Ne u caktuam atyre në të (në Tevrat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për
    njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për
    veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe
    plagët kanë kundërmasë. E kush e falë atë (hakmarrjen), ajo është shpagim (nga mëkatet) për
    të. E kush nuk vendos sipas asaj që zbriti All

    llahu, ata janë mizorë (të padrejtë)”.
    (el

  5. ardua says:

    Besoni ju dhe pasuesit tuaj në këtë Kur’an, i cili përmban ato gjëra që jua ceka, dhe i cili është në
    gradë të lartë të mrekullisë, të cilën nuk mund ta arrijë asnjë mrekulli tjetër mater
    iale e as
    shpirtërore.
    Allahu i sfidoi xhinët dhe njerëzit që ata ta sillnin një Kur’an si ky, por ishte pamundur që ata ta
    bënin këtë. Ata nuk mundën që t’i sillnin as dhjetë sure të shembullit të tij, bile nuk mundën ta
    sillnin as një sure të
    vetme të shembullit të tij.
    Kjo gjë nuk është e mundur. Nuk është e mundur dhe nuk është e mundur! Edhe sikur ta
    ndihmonin njëri

    tjetrin për këtë.
    Vetëm në këtë mjafton si argument i cili i fton Papët dhe pasuesit e tyre në besim, nëse ata kanë
    pak men
    dje dhe drejtësi.
    O ju Papë! Hyni në Islam që të shpëtoni dha ta fitoni xhennetin, gjerësia e të cilit është sa
    gjerësia e tokës dhe qiejve. Përndryshe, duhet të jeni të bindur për dënimin e ashpër dhe të
    përhershëm, të cilin Allahu e ka përgatitur për m
    osbesimtarët, nxehtësia e të cilit është shumë e
    lartë dhe gropa e të cilit është shumë e thellë. Allahu në Kur’anin Fisnik thotë:
    “Ne për jobesimtarët kemi përgatitur zinxhirë, pranga e zjarr”.
    (el

    Insan: 4)
    Dhe thotë:
    “Dhe më lë Mua për ata gënjesh
    tarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat. Se, me të vërtetë, te
    Ne ka pranga e zjarr, ushqim që nuk gëlltitet dhe dënim të dhembshëm. Atë ditë kur toka e
    kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse. Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon
    kundër jush,
    ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar. E faraoni e kundërshtoi të
    dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë”.
    (el

    Muzzemmil: 11

    14)
    O ju Papë! Të mos ju mashtrojë kjo botë, dhe të mos ju mashtroj ndaj Allahut djalli mashtrues.
    Ta
    dini se paraardhësit tuaj kanë ndryshuar librat tuaja, dhe kanë bërë çrregullime në mesin e
    popullit tuaj. Ata kanë adhuruar njerëzit pos Allahut, duke pohuar se Isau (alejhi selam) është
    biri i Allahut, është e treti i treve. Allahu është larg nga ajo që
    thanë ata.
    Allahu thotë në Librin e Tij të përhershëm, i cili i pamundëson kundërshtarët dhe është i ruajtur
    nga ndryshimet:
    “Thuaj: Ai, All

    llahu është Një! All

    llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për
    çdo nevojë. As s’ka lindur kë
    , as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”.
    (el

    Ihlas)
    Dhe thotë në Librin e tij:
    5
    MBUROJA.net
    “Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar. Aq të shëmtuar, sa gati u copëtuan
    qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat
    nga ajo (fjalë). Për atë se të
    Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë.
    Nuk ka tjetër vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t’iu paraqitur Zotit si rob. Ai
    me diturinë e vet i ka përfshirë të gj
    ithë, dhe ka numëruar e evidentuar çdo gjë të tyre në
    mënyrë të saktë. Dhe, në Ditën e kiametit, secili do t’i paraqitet Atij i vetmuar”.
    (Merjem: 89

    95)
    O ju të krishterë dhe çifutë! O ju Papë! Vërtetë që çdo i dërguar ka ardhur me tevhidin
    (adhurimin e
    një Zoti të Vetëm), duke e luftuar shirkun (adhurimin e tjetërkujt pos Allahut), ku
    ndër këta të dërguar është edhe Isau (alejhi selam). Allahu thotë:
    “Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “All

    llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes”. E
    vetë M
    esihu, (Isai), tha: “O beni israilë, adhurojeni All

    llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,
    sepse atij që i përshkruan Zotit shok, All

    llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij
    xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës”.
    (el

    Maideh: 72
    )
    Dhe thotë:
    “Gjithashtu, bënë kufër (mosbesim) ata që thanë: “All

    llahu është i treti i treve”. S’ka në
    gjithësi tjetër pos një All

    llahu, e, nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zota), do t’i kapë
    dënim i dhembshëm ata që nuk besuan prej tyre”.
    (e
    l

    Maideh:73)
    Andaj, o ju të krishterë, dhe o ju Papë! Ndalohuni nga ajo që Allahu ua ka tërhequr vërejtjen,
    ndalohuni nga të konsideruarit Isaun (alejhi selam) dhe krijesat tjera si zot, ngase, përndryshe,
    ju jeni duke qëndruar në kufër (mosbesim) dhe në
    shirk (idhujtari), ku si shpërblim i kësaj është
    që Allahu t’jua ndalojë xhennetin dhe strehim t’jua bëjë zjarrin.
    Mos u mashtroni me atë që i keni gjetur të parët tuaj, papët dhe priftërinjtë tuaj, ngase, pasha
    Allahun, ata janë në të kotë dhe në mosbe
    sim, sepse ata ndryshuan Tevratin dhe Inxhilin,
    sikurse jua ceka më parë.
    Ju mos mendoni se Isau (alejhi selam) do të ndërmjetësojë për ju dhe do t’ju fus në xhennet dhe
    do t’ju shpëtojë nga zjarri. Sepse kjo nuk është në dorën e tij. Dhe se ju e kundërs
    htuat atë dhe e
    kundërshtuat besimin e tij, si besim në një Zot të Vetëm. Ju e konsideruat atë si zot, kurse ai e
    konsideroi mosbesimtar atë që vepron kështu. Ai u denoncua nga ju, u denoncua nga devijimi
    juaj, u denoncua nga ajo që ju e konsideruat atë dh
    e nënë e tij si zota pos Allahut. Allahu thotë:
    “Dhe, kur All

    llahu tha:”O Isa, bir i Merjemes! A ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe
    nënën time dy zota pos All

    llahut!?” (Isai) Tha:”Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më
    takon mua ta them atë që
    s’është e vërtetë. Sikur ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di
    çka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!”. Unë nuk u kam
    thënë tjetër atyre pos asaj që Ti më urdhërove: ta adhuroni All

    llahun, Zotin tim dhe Zotin
    tuaj. Dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e, pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe

    1. BarboonBath're says:

      Ardua WAHABISTI, SALAF SHQIPTAR tipik per te cilen e ka fjalen autori. Si ka mundesi qe nuj je ne Siri te takohesh me Allahun e vertete,o arabshqipfoles.

  6. pjatalarsi says:

    Kush iu nenshtrua vehabizmit, apo islamit ne pergjithsi, o Veton Surroi?! Ndoshta ti, reperi Gold me ca funderina, ndoshta nja 10 perqind e kosovarve dhe nja 20 perqind e maqedonsve shqiptare, apo dhe nja 5 perqind e shqiptarve te Shqiperise, si dhe qeveritaret e ndryshem shqiptare ne te tre keto shtete bashke me median shqiptare, e cila e ka mbyllur gojen dhe nuk lejon asnje analize mbi islamin, politiken e Turqise, etj. Keta i jane nenshtruar vehabizmit, islamit politik dhe cdo lloj islami tjeter, o Veton Surroi. Prandaj mos fol ne emer te te gjithve!

    1. Toni KS says:

      Shtoja listes Salen,Ramen dhe Hashen. Ishte i turpshem serviliteti dhe quajtja “vlla” e nje autokrati islamofashist si erDOGani. Çfare pritet nga vdektaret e thjeshte kur kryeministrat shqiptar sillen ne menyre kaq te padinjitetshme kunder nje levizje haptas antishqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje