Është interesant aspekti fetar në historinë e Enver Hoxhës dhe të Shqipërisë.
Babai i Enver Hoxhës ishte hoxhë. Ishte një mysliman i devotshëm që sigurisht nuk kishte si të mos ishte në konflikt me të birin që ndryshe nga zakonet shqiptare kishte shtyrë me sa kishte mundur martesën, nuk kishte ndërmend të kthehej në qytetin e lindjes dhe dukej të kishte ruajtur pak lidhje me familjen.
Nga ana tjetër do të ishte pikërisht ky i biri i hoxhës që do ta kthente Shqipërinë në të vetmin vend ateist të botës, duke mbyllur kishat dhe xhamiat, duke i shkatërruar nga brenda, transformuar në teatro e stalla, e shtëpi banimi.
Nën regjimin e tij klerikët u vranë, burgosën e internuan. U detyruan të deklarohen publikisht kundër feve të tyre e u punësuan me detyrim në vende pune të rëndomta.
Babai i tij zë pak vend në kujtimet e Enver Hoxhës. Ai thotë se në shtëpi thërriste xhaxhain baba e babain xhaxha. Kjo mund të ketë ardhur edhe sepse ai u rrit pranë djemve të xhaxhait dhe imitoi mënyrën se si i thërrisnin ata të rriturit.
Enver Hoxha u mundua ta vendoste xhaxhain e tij në listën e figurave të mëdha të kombit, ndonëse ishte vetëm një figurë lokale. Ai tregon ndaj tij mallin dhe admirimin që nuk shpreh për babain.
Duket se i ati kishte pak interes për politikën. Por një mundësi e madhe është që marrëdhëniet mes të dyve të jenë ftohur sidomos për arsye të ndalimit të fesë. Për babain kjo mund të ketë qenë kufiri i fundit.
Por ironia më e madhe e fatit është se feja duket se ka qenë arsye kryesore që Enver Hoxha arriti të vihej në krye të komunistëve shqiptarë.
Sipas kujtimeve e fakteve të bëra publike vetëm pas rënies së diktaturës, duket se Enver Hoxha ka pasur vetëm një rol anësor dhe të parëndësishëm në lëvizjen komuniste, deri në themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare.
Në atë kohë vepronin tri grupe kryesore komuniste në Shqipëri. Grupi i Korçës, ai i Shkodrës dhe Grupi i të Rinjve në Tiranë.
Në kto grupe vepronin njerëz që e njihin mirë marksizmin që kishin pasur veprimtari dhe njohje edhe jashtë vendit, si dhe që kishin qenë aktivë prej vitesh në Shqipëri. Krahasuar me ta Enver Hoxha ishte një i ardhur i vonë dhe ende i pasigurtë sesa do të mbetej i angazhuar.
Tri grupet komuniste refuzonin të bashkëpunonim duke pretenduar rolin udhëheqës. Bashkimi tyre në një parti u bë me ndërmjetësimin dhe imponimin e një faktori të huaj, dy të dërguarve nga Partia Komuniste Jugosllave. Këta, Miladin Popoviçi, një komunist malazez i internuar në Shqipëri dhe i liruar nga komunistët shqiptarë dhe Dushan Mugosha një nga ata serbët e rrallë që kishin mësuar gjuhën shqipe, organizuan në Tiranë në 8 nëntor 1941, një mbledhje me nga pesë përfaqësues të secilit grup komunist. Nga kjo mbledhje u themelua Partia Komuniste Shqiptare që më vonë (me emrin Partia e Punës) do të qeveriste vendin për gjysëm shekulli.
Koço Tashko, një komunist që kishte jetuar edhe në Bashkimin Sovietik drejtonte Grupin e Korçës. Vite më vonë, kur ndodhej në burg i dënuar pikërisht nga regjimi për të cilin punoi që të triumfonte, ai ka treguar edhe sesi ndodhi që Enver Hoxha hyri në histori.
Kur i kishte paraqitur emrat e përfaqësuesve të Grupit të Korçës, Miladin Popoviçi e kishte kritikuar që të pestë ishin të fesë ortodokse. Shqipëria ishte me shumicë myslimane dhe ishte me rëndësi që kë kishte aty të paktën një musliman.
Koço Tashko thotë se u mendua dhe vendosi të merrte Enver Hoxhën, një ish-profesor të Liceut të Korçës, që e njihte që nga Korça e që kishte hapur biznes në Tiranë. Ishte një zgjidhje e shpejtë dhe e thjeshtë për Koçon që e shihte veten si të pazëvendësueshëm në lëvizjen komuniste.
Enver Hoxha mund të ketë hyrë nga “dritarja” në mbledhjen themeluese, por “myslimani sa për numër” dëshmoi aftësitë e tij sociale për të fituar zemrën dhe besimin e Miladin Popoviçit që luajti rolin e kryetarit të pashpallur në partinë e re. Shumë shpjet si i besuari i Popoviçit, rëndësia e Enver Hoxhës në organizatë u rrit.
Enveri ishte i pashëm dhe i gojës, ishte më i lexuar se shumë prej aktivistëve dhe mund të shkruante lehtësisht. Ndonëse tekstet e tij ngjajnë naive sot, ato ishin normale për atë kohë dhe shumë më të mira se çfarë mund të prodhonin shokët e tij në parti. Enver Hoxha mund të mos ishte një komunist i vërtetë dhe mund ta ketë ndihmuar fati që të ngrihej aq shpejt në partinë e re, po ai dëshmoi se ishte politikan i zoti dhe manipulator i suksesshëm.
Në fund, ky “mysliman në numër” që hyri në mbledhjen themeluese të partisë, pa hyrë më parë në asnjë xhami të vendit, siguroi që për disa dekada të mbetetj i vetmi profet që adhurohej publikisht në vend, i vetmi zot me të vetmen fe, komunizmit stalinisto-enverist. Librat e tij, zakonisht me kapak të kuq, zëvendësuan kuranët dhe biblat dhe u kthyen në lexim të detyrueshëm për shqiptarët e të gjitha moshave.
“Konvertimi” në fenë e kuqe fillonte bashkë me jetën në kopshtet e fëmijëve dhe klasën e parë në shkollë. Ashtu si feja, edhe komunizmi enverist ofronte një jetë pas vdekjes, në formën “jeton në zemrat dhe mendjet tona”.
Kjo fe e re që premtonte se po e çonte popullin drejt një parajse komuniste pa para, prona e konflikte, krijoi në të vërtetë një ferr në tokë, mes një lumi mëkatesh që u ndjehen pasojat edhe sot e kësaj dite.
Illyria
Kush ishte qellimi i ketij shkrimi?!
Keto jane gjera qe dihen tashme.
Aresyeja e ftohjes së babait të Enver Hoxhës me të birin nuk mund të jetë asgjesimi i fesë në vend i cili u bë në vitin 1967. Babai i Enverit ka vdekur më përpara se ky vit.
Hahaaaaaa……..
Dukesh qe je shum i kenaqur me Punen titanike qy ka bo Vicidolasi.
Nese autori nuk di, ai duhet te pyese. Ne Gjirokaster, per shkak te jeteses patriarkale ne shtepi te medha, ka qene zakon qe baba te quhej me i madhi i vellezerve, ndersa xhaxha vellezerit e tjere. Artikuj te tille demtojne kujtesen e njerezve dhe keqinformojne te rinjte.
Po eshte e vertete. Edhe ne zonat e Korces vlente e njejta rregull. Vellai i madh quhej baba e te tjeret xhaxhallare.
mos ja fut kot rrnoft xhaxhi
Sa gjynah me vjen per kte trushplarin…
sa me shume vite kalojne aq me shume shtohen debilat.Se cfar thote e se cfar opinionesh jep ky lolua vetem ai e di.Ata dine te lexojne jane ku e ku me lart se ky artikullzhgrapsi.Kjo tregon nivelin e gazetarise.Ka nje lukuni “gazetaresh” qe ia futsin kot me emra qe mendojne se jane te urryeshem per lexuesin me ca idiotesi si keto qe pame…qe te evidentohen.Nuk kane me se ta mbushin diten e dites…dhe neper kafene rehati zhgrapsin.
Ruben!
Meso mire historine e shqiperise, para se te analizosh Enver Hoxhen.
Nuk ke bythe ti te flasesh per kete figure historike te permasave te medha.
Hajde pra genje sa te do ash.Ne Shqiperi deti eshte bere kos dhe cejcili ka lugen ne brez
Babai biologjik, ne fakt ka qene kajmekani i Gjirokasters…te cilin e vrane me pas Topullinjte..(pyetni ndonje manalates te vjeter)…Sa per fene, ai ka qene as me pak dhe as me shume,,..i antikrishtere ne pergjithesi , dhe anti-katolik i terbuar ne veçanti…Ateizmin e vet e dhjeu ,kur Mehmeti i kerkoi qe te rrezoheshin disa xhami ,nder te tjera dhe qenefi i E beut ne Tirane, …dhe ky “ateist” musulman u shpreh, se ato jane “monumente kulture”, qe dokumentojne historine…Fiks siç shprehen sot bijte e eterve si jashteqitje benevrekesh qe jane…Por kapakun qenefit ja vuri ne ditet e fundit jetes, kur e shoqja i vuri ne koke kapuçin me qebab siper …
bjerini daulles se injorances ta degjojne te cmendurit,
Po se asht ken i qut e kan thirr. Pendryshe kishin thirre Ram Berishen.
rrofsh Lym se me bere te qesh.
Nje artikull qe tregon se nje cfare mjerimi ka rene shtypi.Mbush faqet me perrallla.
Profesori i leshit Koco Tashko, harroi se kur Enveri 16 vjecar, spostoi burrat me mustak dhe mbajti fjalimin historik, ne ballkonin e bashkise se Shkodres, me rastin e zhvendosjes se eshtrave te patrioteve te popullit Cerciz dhe Bajo Topullit.
Ndoshta profesori i marksizmit Tashko, mendoi se Enveri ishte nje leshko, por harroi se ky “leshko”, ishte nje nga me dallaverexhinjte shqiptare ne France, qe i pershtatej cdo situate qe jeta i sillte perpara.
Per fene, sot jam akoma me i bindur, se veproi drejt, duke e zhdukur nga jeta e shqiptareve.
Besoj ne Zot, por nuk besoj ne prifterinj e imame, qe jane thjesht pjella te abuzimit.
Ka qene 28 vjec ne 1936 ! Nuk dha provime ne France dhe Ministri Aresimit sipas Ligjit i nderpreu bursen ?! Po sipas Ligjit Ministri i Jashtem dhe Ministri i brendshem e emeruan Sekretar ne Legaten Shqiptare ne Bruksel ?!Pasi u kthye ne Shqiperi po sipas Ligjit Ministri Aresimit ( tjeter minister tani) e emeroi Profesor i Liceut ne Korce.?!.Gjindej ne Gjirokaster kur do caktohej delegacioni per ne Shkoder dhe u caktua dhe mbajti fjalen ne ballkon te bashkise Shkoder. Dhe ne themelim te PK shkoj sic thote artikulli.?!
Zoterinj ! Nuk duhet te besoni tek “rastesite”!
Enver Hoxha mund te tregohet si nje diktator ,vrases i shokeve te tij e shume tjera por jo si njeri i rastesishem . ASnje politikan i larte shqiptar nuk eshte i rastesishem.Edhe shkuarja e tij me delegacionin ne Shkoder dhe mbajtja e fjalimit jane nje “promocion” per personin.
kaq mendoi.
ke shkrujtur bukur ne fund o i ndier e ke dhjer ,ta hash vet artikullin me gjith lukunin e mehjnxhinjeve.
Ne qoftese Enveri ka hy ne histori nga dritarja Saliu ka hyre nga frengjia dhe ne se Enveri e prishi fene Saliu futi mjekrrat ,pantallon shkurterit xhubletat e ku di une.U ndertuan xhamia pa leje shteti (zoti e di me cte drejte)sikur te ishin dyqane mishi .Shkrimi eshte i dobet vlen per ne amerike ku botohet revista qe nuk dine gje per Shqiperine.
akoma tentoni te mbuloni diellin me shoshe!!! Po dhe ne dhjerokraci po bejne tasa e gota me fytyrat e atyre qe i vodhen 25 vjet, u shiten detin, i vrane ne protesta… ka bageti plot per te bere kenge per liderat edhe sot. Po te pakten Enveri nuk vodhi dhe diktaturen e kishte me ligj (ashtu si ishte) jo si sot qe iken per dhjame qeni dhe mbush kronikat e mbremjes per hic gje. Deri dje nuk kishte avokat ne gjyq (gabim) por ama dhe gjyqet e sotme!!!!!!
Or zotni gazetar ,per ty ka nje emer , kar me syze.Te gjithe sherbetoret e zengjineve te pernduar nuk po arrijne te kuptojne se sa me shume e shajne Enverin ,aq me shume njerez e kujtojne me nostalgji.
O RUBEN! Qenke vertet injorant,tip budallai.Kush i ha keto mbroçkulla qe shkruan ti more vulehumbur.Enver Hoxha ka qene komunist qe ne France,dhe u kthye ne shqiperi per te dhen kontributin e tij ne gupin komunist te Korçes ne vitin 1936,dhe nuk eshte ashtu si thua ti, qe ai u be komunist kur u krijua partia komuniste.Nqs nuk e di mire historine pse shkruan kote keto budalleqe?Apo do qe te marresh ndonje dore para.Pis njeri.Nuk na mbush mendjen ti me kete qe ke shkruar,se me kete mendjen tende te thartuar ne nuk vem as ne nevojtore.Megjithse e tregon vete vehten tende qe je hale si ajo e rrogozhines njehere e nje kohe.Enver Hoxha do te lavderohet,madje edhe sote,per kontributin e madh qe ka dhene,ne shpetimin,apo shlirimin e njerzeve nga ankthi i fese.Eshte pikerisht feja ajo qe sote po i ndan e po i perçan njerzit deri ne lufte te armatosur,e prerje koka njerzish.Enver Hoxha do mbahet mend per te mire se, ai e bashkoi dhe i vllazeroi njerzit,pa dallime fetare apo etnie.Por ti o qorr nuk sheh dot me larg se hunda jote.Ty te pelqen saliu qe i vuri flaken shqiperise nga veriu ne jug dhe nga lindja ne perendim.E shkaterroi totalisht qe zore se behet me shqiperia shtet.Pershendetje.
e dinte i shkreti , prandaj e hoqi fene…..shihi morracaket, fshijne bythen me gure, nuk jane la qe ne 90 ten mbajne ere perc.
I vetmi burr shteti qe SHQIPTARET i bashkoj duke mbyllur vendet e kultit dhe duke hapur shkolla pun per te ter ku i dha nje hov te papar zhvillimit te vendit, puna titanike e ENVER HOXHES i ka len perparimtar dhe ateist shumicen e kti populli, i hapi syt njerezve i largoi nga feja i afroi me shkencen rrespekte kti burri shteti per gjith te mirat qe i solli kti kombi sa ishte gjall,per te tjerat flet taku me lubonjen dhe shoket e tyre,artikull qesharak njerez qe nuk din çesht dynjaja kerkojn ti hyn detit ne kemb te gjykojn ENVER HOXHEN qe bente politik me burrat me te mdhej te globit ne kohen e vet dhe i dha dinjitet kti kombi.
Po ku ka burre si Enver Hoxha ne kete pike.Po ke te mbante prifterinjte katolike qe qene te gjithe spiuna te Italise apo ortodokset greke qe skishin lene mesues pa helmuar apo hoxhallaret qe i kishin marre frymen ketij kombit.Ka pasur klerike vertet te ndershem por qe kure nuk u degjuan per arsyen sepse ketu benin ligjin klerike derivate te armiqeve te shqiperise.Erdhen vitet 90 i pritem te gjithe si dicka qe do jepte frymezim por na dolen ca pushta .Tani pas 25 vitesh shikon kleriket e rangjeve te larta qe rrine gjithe diten me iphone ne dore duke catuar , jo sikur jane njerez te zotit po si perversa.Per mua jane kokrat e legenash qe ku te vjedhin ndihma e ku te groposin kete vend.
Se sa i zgjuar dhe pusht ishte Dulla lexoni librin e kujtimeve të Vedat Kokonës. Se çfarë bëri pas lufte pyesni të përndjekurit dhe të gjitha ato familje të atyre që vrau me dorën e të tjerëve të urdhëruar nga Dulla.Se sa i lig ishte kujtoni çfarë i bëri Zai Fundos, Malëshovës, Musinesë dhe shokëve të tij Ballukut, Shehut, Kadri Hazbiut etj. Po të dini se çfarë bënte Karibda me pjellën e vet me siguri do të kujtoni dhe atë që bënte Dulla me shokët e vet. Ai nuk bëri shtet, bëri një burg për të gjithë, bëri atë nga e cila po vuajmë edhe sot dhe kushedi se sa vite do kalojnë që ne të themi se bëmë shtet, se jemi europianë të vërtetë.
Enver Hoxhen e “zbuloi” spiuni i Titos, Vukmanovic Tempo pasi ishte kthyer ne Shqypni pas vizites se tij masakruese ne Maqedoni ku vrau si mafioz majtas dhe djathtas nje dyzine politikanesh properendimore ne kete vend dhe kishte vendosur besniket e vet ne krye te LANC-eve kriminale bolshevike, qellimi i vertete i te cilave ishte vetem marrja e pushtetit pas Lufte. Ne nje leter per BOSIN e tij komunist krimineli Vukmanovic Tempo shkruante per Enver Hoxhen qe ishte kthyer nga Ambasada e Zogut ne Bruksel ku kishte punuar si spiun i fshehte i Mbreterise ne Belgjike, pa patur asnje dipllome dhe qe jetoi si levend pasanik ne vilen e Bahri Omarit nga 1940-1944, qe ishte pra kunati i Enverit Kryefashist i qeverise kuislinge. Pra Vukmanovici i shtruante Titos per Enverin:
KAM GJETUR NE SHQYPNI NJE NJERI QE PER PUSHTET SHET EDHE NENEN E VET.
Kjo leter gjendet ne arkivat e PKJ ne Beograd dhe mund ta lexoje lirshem cdo njeri qe ka interes, por kjo leter tregon qe Enver Dinaku u zgjodh me mjeshteri nga Tito ne favor te kauzes se tij per ta bere Vatanin nje republike te Jugosllavise Komuniste. Prandaj edhe fati i Sekretarit te Pare te PKSH ishte i paracaktuar ne Jugosllavi nga komunistet e Moskes, prandaj edhe kur erdhi ne tepsi oferta angleze per bashkimin e trojeve shqyptare, ne Mukje te vitit 1943, Enver Hoxha me nje pabesi prej pederasti te shitur e sabotoi me te gjitha forcat dhe spiunoi tek fashistet e kunatit te vet Bahri Omari oficeret e larte angleze qe kishin zbarkuar ne Shqypni me nje mision te vecante, i cili do te ndryshonte fatin e Vatanit pas Lufte.
Per babane e Enverit flitet qe nuk e njohu deri ne fund te jetes qe e kishte djale duke e cilesuar si nje DJALL ne familjen e tij, bile gojet e liga ne Gjyrokaster thone se aneja e kishte ngjizur ne mekat me xhaxhane e tij. Nga ana tjeter kujt i plas sot per keto historira qe vetem sot na detyrojne t’i bejme pyetjen Sali Komunistit te Partise se Punes:
PSE NGJAN KAQ SHUME LULZIM BASHA ME ENVERIN?
Nastradin???
mavri-kakardhi hihihihihihihihihi hihihihihihihi
Vaffanculo hihihihihihi mavri hihihihihihihihihihihi
Nuk ia vlen te meresh me Avxhin,furrexhiun,nga Gjakova.
Banalitete ne kohen e Luftes.
akoma me enverin merreni ju o shqipfoles ? Ky ruben avxhi nga mbiemri duket turkoshak , duhet te quhej ruben gjahtari .Atje ku jeton ky per komunizmin kane alergji , dhe here pas here e bejne nga nje pordhe neper media . Shkrimi eshte medioker edhe nje monografi te vdekurish nuk di te bejne .
Rreth vitit 1992, udhetoja ne autobuz me nje plak rreth 80 vjecar gjirokastrit, dhe shprehu per Enverin mendimin e te atit te Enverit (ai e quante te jatin me perbuzje “i leshte”) kur po e ngushellonin per vdekjen e te birit Beqirit:
Po me vdiq Beqiri, me i miri
Me mbet Enveri rrezili
dhe vazhdoi me tej: te gjithe e dine qe Cerciz Topulli vrau per te vene ne vend nderin e Hoxhajve, Enveri ish djali i Bmbashit turk.
Ti nuk je viktime……..
je nje njeri qe ke shkelur ligjet…..dhe kush shkel ligjin, ai TOPEKUQI ta skuqte b….ythen! Me TOPEKUQIN nuk kishte gilivili!
Nuk kishte shtet pa shtet, por shtet, qe ty i vuajtur dhe te gjithe te vuajturve te tjere u thoshte troc:
PO shkele ligjin , LIGJI te shkel!
Tung o i “pervuajtur” !
Ore cfare ligjesh ! Ne partite komuniste te prendimit po te beje veprimet e Bedri Spahiut,Tuk Jakoves,Liri Belishoves,Fadil Pacramit,Todi Lubonjes te perjashtonin nga Partia dhe shkoje ne pune tende ne prone tende si privat ku ishe ne France apo Itali apo gjetke.
Po ne Shqiperi per kundershtime partiake perse pushkatoheshin ,burgoseshin dhe internohej gjith familja ? Ne nje Parti a eshte normal qendrimi e votimi pro,kunder,abstenim. Ca ligjesh????
Ne kohen e Enverit kush ishte kriminel ose hajdut e kishte vendin ne pune te detyruar per riedukim.Ne shkerdhatokraci ata qe i mbanin ka.in enverit kur shurronte u bene udheheqes te se djathtes.Sot po vihet re se genjeshtaret mjekerroshe te cdo feje po perpiqen me cdo mjet te percajne shqiptaret.Edhe per keta enveri kishte nje zgjidhje ,lopate + spac.
Pyetni Paskal Milon, Ben Blushin dhe Pellumb Xhufin nese jane te verteta keto qe shkruhen ketu.
Xhibi i peshkut eshte bere si donkishoti…mulliri “enveri ekber” eshte i fundit qe ka cpartalluar. Ik o xhib gjej ndonje dashnore boll u more me arkeologji.
Shkrimi eshte i thjeshte, i sakte dhe aq i qelluar per enver-djallin: tipik pa integritet, pragmatik i ndyre, oportunist i qelbur, i pa-fe, i pa-bese. Personazhe te perafert me te dolen edhe ne pas-komunizem. Shihni sa te perbashketa kane me e-djallin shoket e vijimesise ramiziste: salliu, fatjosi, shtangisti, shalgjati e te tjere qe nuk arriten, ndonese u shiten!
Shkurt,qarte,sakte: Enver Everesti !!!! ”ENVER KTHEHU SE PO T’I FALIM TE
GJITHA GABIMET”,shkruan anglezi Attila ….!!!