Roberto Bolano e mbyllte librin e tij “Hajmalia” me frazën “Edhe nëse kënga që dëgjoja fliste për luftën, sipërmarrjeve heroike të një gjenerate të tërë të rinjsh latinoamerikanë të sakrifikuar, e kuptova se përtej çdo gjëje flistë për guximin. Dhe ajo këngë është hajmalia jonë”.
Kur godasin jetën me veprimë të dhunshme, kur historia na ballafaqon me llogaridhënie, dhe nuk dimë se për çfarë po japim llogari, mendoj se kemi nevojë për këngë dhe për hajmali të tilla. Dhe kemi shumë nevojë se po jetojmë brenda një qarku të shkurtër. Të premten e 13 nëntorit për ato që ndodhën në Paris, disa javë më parë për shpërthimin e avionit rus, dhe për sulmin kamikaz në Beirut, në prill për masakrën në kampusin e Garissës dhe në janar për sulmin mbi “Charlie Hebdo”, me informacionet që na vijnë në kohë reale falë rrjeteve sociale. Të premten e 13 nëntorit dinte më shumë një adoleshent që rri në rrjetet sociale se një gazetar që mundohej të kontaktonte kolegët për të marrë ndonjë informacion zyrtar lidhur me sulmet terroriste.
Të jesh i lidhur në rrjet do të thotë të jesh shumë afër dhe të kuptosh diversitetin që jetojnë gjenerata identike të vendeve që i ndajnë vetëm pak orë fluturim nga njëri tjetri. Kjo të bën të kuptosh se njerëzimi sot më shumë se kurrë, ndahet nga ata që e dinë çdo të thotë të godasësh me plumb, dhe ata që nuk e dinë. Njerëzimi që ka parë me sytë e tij goditjet me pistoletë, automatik, artileri të rëndë, ndryshimin mes një granate ose një bombule gazi që shpërthen, gjenerata të rinjsh në Libi, Egjipt, Izrael, Liban, Turqi, Kosovë apo Palestinë, të rritur me ndërgjegjen që bashkëmoshatarët e tyre europianë, shumë afër, nuk e kanë përjetuar diçka të tillë. Kru flas për Napolin si territor lufte, i referohem pikërisht kësaj. Edhe fëmijët i njohin armët e zjarrit në Napoli. Ndërsa në Paris njerëzit që dëgjuar krisma armësh në mbrëmjen e 13 nëntorit i menduar si fishekzjarrë. Zhurma të pafajshme.
Ky është qarku i shkurtër: jemi një gjenearët që po jeton luftën në shumë fronte, dhe megjithatë kemi lindur të paaftë për të përdorur një pushkë, të dimë ta karikojmë, të paaftë të njohim përdorimin e një busulle apo të vendosim një armë në siguresë. Jemi shpresa e lindur nga Lufta e Dytë Botërore, një shpresë jo vetëm e abortuar, por edhe shumë e paaftë për të lexuar të tashmen që është pasojë logjike e të shkuarës.
Kjo sipërfaqësi na ka sjellë në gjendjen e tanishme ku nuk jemi të aftë as të lexojmë rrezikshmërinë e politikave të jashmt, siç ishte bastisja e Irakut nga Bush dhe Blair, kundër Saddam Hussain që ishte tashmë i mundur. Duke krijuar një efekt antilindor edhe më të përhapur se më parë. Jemi pre e interesave që shpesh nuk kuptojmë, dhe jemi ne ata që e pësojmë shpesh nga disa veprime. Ne kemi nevojë për dikë që të na thotë që nuk duhet të rrimë me krahët kryqëzuar, inaktivë, ndërkohë që presim bombën e ardhshme të na bjerë në kokë. Ndërkohë që në Francë, si në shumë vende ku filluan “pranverat arabe” është dashur të goditet vullneti i lirë për të jetuar.
Sulmet e Parisit nuk shënjestruan ambasadat apo parlamentin, nuk janë këta armiqtë e tyre, por lumturia jonë e përditshme. Goditën fillimisht një avion turistësh që po ktheheshin nga pushimet, dhe më pas të rinj që festonin në një koncert, restorantin dhe më pas stadiumin.
Terroristët e kuptojnë se për çfarë ia vlen të jetohet: lirinë për të zjgedhur ku të shkosh me pushime, kur të dalësh për të bërë pazar, çfarë muzike të dëgjosh, kë të dashurosh, ku të hash, si të kalosh kohën Dhe kanë goditur pikërisht këtë.
Ja pse asnjë palë pushime, asnjë koncert, dhe asnjë daljenuk mund të konsiderohet e sigurt, pasi ka persona, shumë afër nesh, që këtë liri nuk e kanë patur kurrë ose e kanë të kufizuar prej kohësh. Persona që vendosin të lënë vendet e tyre dhe të kërkojnë azil te ne, pasi atje ku kanë lindur nuk mund të jetojnë lirisht, jo më të shkojnë në koncert apo të shfrytëzojnë përfitimet e lirisë së vërtetë. Janë ëndrrat e mundësisë për të zgjedhur. Duhet ta kujtojmë këtë sa herë që jemi aty, duke e jetuar thjeshtësisht dhe në mënyrë sipërfaqësore./ Përgatiti Amarildo Lumani.