Vetëm një kafe larg

19 Nëntor 2015, 21:10Blog TEMA
Vetëm një kafe larg

Olldashi-Patozi

Nga Astrit Patozi

(Në 2-vjetorin e ikjes së Sokol Olldashit)

Edhe pse kanë kaluar 2 vjet, ka njerëz që presin ende t’i udhëheqësh, ngaqë e kanë të vështirë ta gjejnë rrugën vetë. Dhe kjo nuk ka domosdoshmërisht lidhje me politikën. Por ti e di se është e pamundur që uji i lumit të kalojë dy herë në të njëjtin vend. Edhe ata e dinë, por e kanë hall të madh atë. Të cilin nuk e zgjidhin dot, edhe sikur ti të kthehesh.

Ka të tjerë, që tek mungesa jote e gjatë e gjejnë sërish justifikimin për të gjitha dështimet apo mosarritjet e veta, madje edhe për ato të të ngjashmëve të tyre në grup.

Ka që presin të fitojnë ende prej teje, dhe më të mirët prej tyre, duan që të paktën të mos humbasin. Jam shumë i sigurt se ti do ta merrje shumë seriozisht problemin e tyre, ndonëse për këtë as që ia vlen të mendosh fare.

Madje ka disa të tjerë që ende presin të marrin ndonjë votë më shumë nga ty, megjithë cmimin e ulur të tyre në tregun e fshatit tonë, që sa vjen e shëmtohet dhe zhvleftësohet.

Ka plot prej tyre që nuk guxojnë ta thonë, por e mendojnë për ditë se u ke prishur shumë plane me ikjen tënde të papritur. Sepse e kanë llogaritur të ardhmen e vet të projektuar nën hijen apo nën dritën tënde dhe u është tronditur keq ekuiilibri. Ata ndoshta nuk do ta harrojnë kurrë ty këtë “tradhti”, por unë jam shumë i sigurt që ti i ke falur të gjithë në natën e lamtumirës.

Por ka, gjithashtu, të tjerë që bashkë me ty kanë humbur edhe dhomën e fshehtë të rrëfimit, ndonëse janë shumë më pak mëkatarë se të tjerët, dhe këta janë më të mirëkuptuarit prej meje.

Eshtë jashtë cdo dyshimi se ka një kategori që përpiqet me cdo mënyrë që ti të harrohesh sa më shpejt. Kam bindje se pikërisht për këtë arsye ata janë njerëzit që të kujtojnë më shpesh se të tjerët. Nuk ka rëndësi se si dhe për cfarë. Madje, ata më shumë se kushdo tjetër janë në një farë mënyre edhe vetë shkaku pse ti kujtohesh kaq shumë sot.

Ka të tjerë që janë të mërzitur pse nuk u del në ëndërr, ashtu si të tjerë që janë tmerrësisht të shqetësuar për të kundërtën. Disa madje nuk përtojnë edhe t’i tregojnë ato, ndonëse askush nuk i pyet dhe askujt nuk u interesojnë makthet e tyre.

Ka të tjerë që presin ndoshta shumë pak prej teje, një batutë apo nja shaka në ecje e sipër, ndonëse nuk janë të vetëdijshëm se humori është gjëja me serioze në botë. Dhe ti e zotëroje atë pasuri të patundshme, si rrallëkush. Këta janë ndoshta më të pafajshmit.

Ka të tjerë që ndjehen keq me veset e tyre humane, të cilat përpiqen t’i fshehin me sforcim, sepse nuk e kanë kuptuar ende që maksimumi i virtytit është t’i pranosh dhe të tallesh i pari me to, ashtu sic bëje ti.

Ka edhe syresh që nuk lodhen duke përcjellë amanete, që ti kurrë nuk i le, madje nuk do t’i lije edhe sikur ta dije 20 vjet përpara se cfarë do të ndodhte në natën e zezë të 20 nëntorit. Kurrë nuk kam për ta kuptuar se ku e gjejnë guximin për të ushtruar një mandat, që nuk u është dhënë kurrë, por ky, gjithësesi, nuk është, as rasti i vetëm, dhe as fundi i botës.

Disa prej tyre vigjëlojnë ditë e natë për të kapur edhe sinjalin më të pandjeshëm që mund të lëshojnë ende “armiqtë” e tu të supozuar, ndonëse edhe ti e di që këta janë rralluar shumë, ngaqë u mungon motivimi. Një detyrë që nuk ia ka ngarkuar asnjeri, dhe nga e cila jam i sigurt se ti do t’i shkarkoje menjëherë, sapo ta merrje vesh.

Ndërsa të tjerët përcaktojnë dhe ripërcaktojnë me një përkushtim të pashembullt radhën e hierarkisë së njerëzve të tu të dashur, e cila cuditërisht ndryshon përditë, megjithëse ti e ke mbyllur vetë këtë histori këtu e dy vjet të shkuara me ikjen tënde, pa asnjë paralajmërim. Me fjalë të tjera, sforcohen për të ndryshuar të shkuarën, sepse nuk dinë c’të bëjnë me të tashmen. Me të ardhmen, jo e jo.

Por më fatkeqët janë ata që të thërrasin vend e pa vend e kohë e pa kohë, të cilët përmes hijes tënde të ndritshme, në fakt, kërkojnë vëmendje për vete. E cila u ka munguar, gati gjithmonë, për fajin apo për fatin e tyre të keq. Këta janë më të ekspozuarit dhe për këtë arsye ndoshta edhe më të padëmshmit.

Më të përvuajturit dhe më modestët, janë realisht të preokupuar se mos të gjitha këto të bëjnë të ndjehesh keq edhe atje në prehrin e të Gjithëpushtetshmit. E kam dëgjuar shpesh pyetjen e tyre të sinqertë “a nuk mund ta lenë të qetë aty ku është?” dhe jam i bindur që e kanë me gjithë shpirt.

Por unë nuk e kam fare këtë merak. Madje, nuk e fsheh që më vjen mirë, sepse e di që nuk ta prishin dot qetësinë, qoftë edhe me ekzagjerimet e tyre, disa herë edhe të qëllimshme. Sepse ti nuk kishe nevojë për më shumë kohë që të kuptoje dhe njihje në të gjitha dimensionet e veta dobësitë njerëzore, prej të cilave nuk shpëton dot asnjë vdekatar.

Tek e fundit, kjo është prova e gjallë se ti nuk ke qenë njeri i zakonshëm, pasi gjithmonë më kap frika se mos e teproj duke qenë subjektiv në këtë pikë. Sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe gjithë ky aktivitet i gjallë, megjithë dritë-hijet e veta, që zhvillohet rreth emrit dhe kujtimit tënd, edhe pse kanë kaluar dy vjet nga ndarja.

Por edhe unë, për dreq, e kam një kërkesë sot, Sokol. Pres vetëm të më japësh një kafe. Koha dhe vendi nuk kanë rëndësi…Jam shumë i sigurt se do ta pimë…

Me mall, Astro

12 komente në “Vetëm një kafe larg”

  1. iliri says:

    Nuk ke faje more Patoz ,,Sokoli I shkrete po del ne ender edhe SADIJES duhet pyete ajo se di dicka me shume se ju per te ndjerin,,,I paharuaar qofte kujtimi I tij.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    E gjeten ate autorin e vrasjes aksidentore te vajzes te njejtes mate qe vdiq ky?!?! O Tahiri fol..

  3. Micky says:

    ma va cagare….

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    Hipokrizia nuk ka fund…
    Astrit Patozi po te ishte BURRE dhe MIK I VERTETE i Sokol Olldashit nuk do te lejonte qe ta futnin ne dhe`pa mbushur as 24 ore i vdekur…
    Astrit Patozi duhej te betohej se do t`i gjente kriminelet e vrasjes se kobeshme dhe,po te donte,edhe i gjente…
    Mirepo duke qene njeri pa parime dhe frikacak,vazhdoi rolin e te perulurit,e te pervuajturit,duke jetuar ne simbioze me Saliun,te dyshuarin kryesor per krimin nga te gjithe shqiptaret…
    Biles edhe kjo “elegji” ka shume mundesi te jete bere per t`i treguar atij vazhdimesine e besnikerise…
    Shkaku i vertete per kete pacavure qe ka gatuar eshte “demaskimi” qe i duhej bere Sanijes qe “sheh endrra me Sokol” dhe jo se Astritit i ka shkuar mendja tek Sokoli…
    Dhe pafytyresia nuk ka as kufi e as llogjike…
    “Pres vetem te me japesh nje kafe”…
    (Ne dyvjetorin e vdekjes tende)(!)…
    Ndonje kod?…Kujt valle ja kerkon kafen ky derdimen???…

  5. ehhh says:

    sdi cfar efare qe jemi ne shqiptaret.patosi ndihet qe eshte i prekur dhe thjesht vec kaq…sa njerez te vegjel na rrethojne…PAtozi dihet qee ka adhuruar Olldashin dh evete i ndjeri e ka dashur fort ate..? une per vete u preka …juve spushoni se shari

  6. moisiu says:

    Me deklaraten qe beri pak dite pas 21 Janarit ,mendoj se ky person po te merrte pushtetin ,do te behej me i zi se Saliu! Me vdekjen e tij ,i falen te gjitha !

  7. petro says:

    Hipokrzi gjithandej.Vila gjithandej.Popull qe s ka buke.Zoti sheh.

  8. Astriti Nones says:

    Me siguri ka qene me ethe e temperature ky Astroja.Para se te pish kafen me Olldashin shiko pi hapet e duhura more Astro djali.

  9. emigranti Bruksel says:

    Ne tradinen e shqiptarit (BREZAVE QE SHKUAN),i vdekuri gjithmone eshte rrespektuar, madje edhe vete vrasesi (ne vrasjet per gjakmarrje), nuk largohej nga i vdekuri (viktima e tij) pa e kthyer trupin e viktimes se pajte ne shpine, pa ja mbyllur syte e kryqezuar duart. Urrejtja per viktimen, gjithsesi nuk e ndalonte shqiptarin qe mbas vdekjes te sillej ne menyre njerzore me te. Kjo tradite qe na dallonte nga popujt e tjere u zhduk me vendosjen e diktatures, ashtu siç u zhduken te gjitha vlerat e shqiptarit. Se çfare mbetjesh kan mbetur nga ai rregjim, dhe se ne çfare specjesh jemi kthyer, mjafton te lexojme reagimet e anonimeve per raste te tilla, dhe jo vetem, ne medjan elektronike, per te kuptuar sa çpopull i neveritshem jemi kthyer.

  10. murrizi. says:

    Bravo Astrit qe e kujton,kjo do te thote vleresim,qe jo te gjithe e bejne,as para dhe as pas largimit nga jeta.Te lumte dhe per shkrimin,por amanetet e tije te pa-lena,veri ne zbatim ti,me aq sa mundesh.!

  11. FLAMUR_VLORE says:

    E vrau SRB!

  12. Aron says:

    Interesant, sa e lire eshte gazeta TEMA! Kisha dhene nje opinion ketu per Olldashin, por TEMA, si nje gazete qe eshte e gatshme te behet fli per lirine e shtypit, e ndaloi shfaqjen. Per sa i takon cfaqjes se mesazheve terroriste kjo fletushke ndjen kenaqesi ti botoje, sepse I sigurojne klikime, si gjahatarit kebet e zogjeve per te marre lirine e gjuetise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje