"E dua mamin, babin, por më shumë dua... lëngun!!!"

19 Nëntor 2015, 20:58Blog TEMA

Nga Akil Pano*

Është më shumë se trishtuese ajo që po ndodh përmes ekranit në çdo familje në vendin tonë.

Kompania e cila tregton lëngjet e frutave për të rritur fitimet e saj, pa e kuptuar dhe shpresoj në mënyrë të paqëllimtë godet pa rreshtur themelin mbi të cilin qëndron e ngritur familja; dashurinë dhe përkushtimin për pjesëtarët e saj!

Fëmijët të cilët sot dëgjojnë që më shumë se familjen mund të duan lëngun që i sjell fitime një kompanie, më e pakta… gjatë jetës së tyre do ta kenë të natyrshme që dashurinë ta lidhin me objektet dhe jo njerëzit; emocionin e momentit dhe jo përkushtimin që zgjat; interesat personale dhe jo parimet e pandryshueshme.

Mirëseerdhët në botën virtuale të reklamave dhe përfitimeve, e cila brutalisht dhunon botën reale, familjen të cilën me shumë mund, të gjithë ne po ndërtojmë.

Ja ku kemi sërish përballë, kultin e njeriut i cili ka veten në qëndër të universit.

Ai, përfitimet dhe asgjë tjetër…

Dhe një pykë tjetër e cila shqyen dhunshëm nyjen e fundit që mban të lidhur trungun e plagosur të familjes.

Nëse ju ndodh që në shtëpi të keni ndezur televizorin ndërsa fëmijët i keni pranë, bëjeni të paefektshëm zërin e kësaj reklame në jetën e tyre. Thjesht, ndërroni kanalin ose fikni televizorin.

Vogëlushët kanë nevojë të dëgjojnë zërin tuaj që i mëson se ekzistojnë disa gjëra në jetë që janë të pakëmbyeshme me para. Ato janë pak, por vlera e tyre është e pakrahasueshme me asgjë tjetër;

Prindërit, familja, integriteti dhe vlera e shpirtit!

Zot ndihmona!

*Pastor ungjillor

8 komente në ““E dua mamin, babin, por më shumë dua… lëngun!!!””

  1. Tironci says:

    Eshte thjesht nje reklame qesharake me te cilen tallen femijet, femijet e mi e kane barcalete sa here qe del ajo reklame, dhe as qe behet fjale ta duan ate fare lengu, me shume duan mamin dhe babin, kurse me lengun bejne barcaleta. Naten pastoro fli i qete se nuk ta ha njeri grigjen.

  2. toni says:

    e megjithate pastori “has a good point, very valid”!! Tironc, femijet e tu reagojne ashtu, bravo! Ne te njejten menyre sillet dhe im bir, lavdi Zotit! Ama ceshtja qe ngre pastori qendron dhe shume biles. Nuk eshte fjala vetem te lengu, por te Iphone, makina etc … pra konsumismi i pafre!! Dhe nuk eshte fenomen shqiptar, por eshte problem mbareboteror! Ne rruget tona, ne kafenete kemi plot shembuj te tille!

    Sdo ishte keq qe pastori, imami, prifti, qytetari i thjeshte ta ngrinin me shume zerin per keto fenomene!

  3. z says:

    Eshte formula me e ndyre e feudalizmit shqiptar te diteve tona:ti shkaterrohu,ne pasurohemi.Reklama me idiote qe kam pare ndonjehere.Femija im,jo vetem qe nuk ka shans te provoje keto qelbesira,por,thjesht me shton urrejtjen,ne vend qe te beje te kunderten.Marketingu…

  4. visi says:

    Je ne nje mendje me mua. Reklame qe ta shpif, si shume reklama te tjera qe jepen .

  5. endri says:

    Pastori do te thote qe ne si qenie njerezore te krijuara nga Perendia te veme proiritetet ne vendin e duhur,dashurine per Zotin te paren,pastaj per familjen dhe integritetin e vetes.

    1. refugjati says:

      nuk e kuptova se ku ky Pastori thote se para eshte Zoti dhe pastaj prinderit.

  6. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Kapitalizmi eshte i eger ,ka pas thene nje shqiptar i vertete.

  7. Xha Laze says:

    Kulti i Individit thote Paatori,
    po pse mo Pastor Akili çte bejne…???
    –te Reklamojne 10% si ju ne Kishen e Zotit ..?

    Keni zene karrigen e s’levizni
    Predikoni me shume Oferten se sa Fjalen

    Edhe jetoni si Amerikan
    sepse Fondet i vetemenaxhoni
    Ik ore Farise
    Keni bere shkolle Komunistash
    Edhe sundoni si i tille…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje