Është një gjë e mirë që myslimanët shqiptarë nuk janë menduar dy herë para se të flasin përballë asaj që ndodhi në Paris. Ata i kanë dënuar qartë e prerazi terroristët që me bëmat e tyre provokuan dhjetëra të vrarë e ca më shumë të plagosur. Mund të ketë sa të duash myslimanë, të cilëve nuk u shkon mendja të bëjnë të njëjtën gjë; madje, një pjesë syresh duhet të kenë fërkuar duart me gëzim. Por është domethënës fakti që ata nuk kanë gjetur guximin e hapësirën për ta shprehur këtë qëndrim të tyrin. Ermir Gjinishi, Olsi Jazexhi e Ali Zaimi, njerëz të informuar mbi punët e myslimanëve këtyre anëve, me të cilët u ndodha parmbrëmë në studion e Dudushit, folën për një ndikim në rritje të rrymave ekstremiste e të xhamive jashtë kontrollit, ku predikohet një Islam radikal. Por fakti që ekstremistëve islamikë nuk para u shkon në mendje të dalin në shesh me idetë e tyre do të thotë se Shqipërinë nuk e shohin ende si një terren të tyrin. Në këtë kuptim, nuk janë ata që duhet të na shqetësojnë. Hëpërhë, të paktën.
Duhet të na shqetësojnë disa reagime prej pjesës “zyrtare” të myslimanëve. Këta të fundit, sa herë që ndodhen në rrethanat kur bëhen krime e masakra të emër të fesë së tyre, kapen sa hap e mbyll sytë prej një kompleksi faji, gjë që duket paradoksalisht te përpjekjet për të shfajësuar veten e fenë e tyre e për të bërë me faj të tjerët. “Kjo që po ndodh është faji i Perëndimit, Europës e SHBA-së”, thonë ata dhe me këtë kanë në mendje ose ndonjë sponsorizim e mbështetje që i është dhënë ndonjë grupi islamik terrorist ose aleancat me logjikën e një real-politike cinike të këtyre vende të Perëndimit me regjimet e vendeve arabe e myslimane, ose ndonjë luftë që ka mbjellë kaosin në atë zonë të botës (sidozot, lufta kundër Irakut të Sadam Hussain-it).
Tani, nuk duhet të kemi pikën e dyshimit që Perëndimi ka faje të rënda në gjithçka ndodh në botën arabe, por është disi trillane të bësh një lidhje mes këtyre fajeve nga njëra anë e masakrave që bëhen nën thirrjet “Allahu akbar” nga ana tjetër. Ishte për shkak të këtyre fajeve të Perëndimit, fjala vjen, që vëllezërit Kouachi u futën të armatosur deri në dhëmbë në redaksinë e gazetës satirike “Charlie Hebdo”, dhe aty shtinë mbi këdo që u doli përpara, duke lënë të vrarë 11 vetë? Jo, absolutisht jo. Këta të dy thjesht nuk kanë mundur të gëlltisin dot faktin që dikujt i shkon në mendje për të përqeshur apo karikaturizuar Profetin e tyre, dhe në këtë mes kemi të bëjmë me një fanatizëm fetar të skajshëm. E duhet thënë se fanatizmi fetar është faktori numër një që i shtyn këta njerëz të hedhin në erë veten apo të tjerë. Kush pretendon të kundërtën, ose nuk i kupton gjërat, ose i fsheh ato.
Dhe ja ku dolëm te një pretendim tjetër që është dëgjuar këto ditë. “Autorët e masakrave në Paris nuk janë myslimanë; ata nuk kanë lidhje me Islamin, ashtu si nuk kanë lidhje me Islamin as luftëtarët e IS-it”, kanë thënë njerëz të ndryshëm të besimit islam në përpjekje për të shpjeguar sjelljen e terroristëve. Mirëpo nuk është kështu. Ata kanë të drejtë të thonë që këta terroristë nuk përfaqësojnë të gjithë myslimanët, që shumica e myslimanëve të botës nuk kanë asnjë lidhje me këto mendje të prishura, që këta e njollosin fenë e tyre, por nuk ka asnjë kuptim të thonë se ata nuk janë myslimanë. Sepse në fakt, ata janë myslimanë, janë të tillë në kuptimin që kanë lexuar Kuranin (aq e ashtu si e kanë lexuar), që kanë shkuar në xhami, që kanë dëgjuar predikimet e një imami, që janë falur pesë herë në ditë, që japin zeqat, e që në fund vrasin veten e të tjerët nën thirrjet “Allahu akbar”. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ekstremistët që vijnë vërdallë e veprojnë në Shqipëri, të cilët janë myslimanë gjithë ditën e ditës.
Përgjigjja më e mirë e myslimanëve në këto rrethana pra nuk është të bëjnë “skomunikimin” e terroristëve, por të marrin në mbrojtje Islamin e tyre të paqes. Dhe ky Islam i paqes nuk duhet shpikur duke cherry pick-uar nga Kurani gjëra që bien mirë në veshët e të tjerëve, e duke fshehur faktin që në Librin e tyre të Shenjtë, ashtu si dhe në Libra të tjerë të Shenjtë, nuk ka veç mesazhe të lezetshme e paqësore, por ka edhe mesazhe luftarake, të dhunshme, mesazhe të intolerancës e të urrejtjes. Ata nuk duhet ta fshehin këtë pjesë të Librit të tyre, sepse kështu i bie që nuk guxojnë t’i dalin për zot fjalës së Zotit, dhe ky do ishte një mëkat i ububushëm për një mysliman, por duhet të adoptojnë leximet e interpretimet adeguate në përputhje me një traditë të pasur të Islamit, qysh në krye të herës, në këtë drejtim. Shkurt, imamët, scholarët e intelektualët myslimanë nuk ka pse të përsërisin si me droje, e deri në mërzi, refrenin se “Islami është një fe e paqes”, por duhet të gjejnë çelësa interpretativë të Kuranit e të Haditheve në mënyrë që të bindin veten (dhe të tjerët gjithashtu) se Islami mund të jetë një fe e paqes. Nuk është se Islami është fe e paqes. Janë njerëzit që mund ta shndërrojnë atë në fe të paqes apo në fe të dhunës. Forca e një feje, më shumë sesa doktrina, janë besimtarët e saj dhe mënyra se si këta e lexojnë këtë doktrinë (kryqtarët kanë bërë krime të përbindshme në fillim të mijëvjeçarit të shkuar; dhe gjithçka e kanë bërë në emër e në mbrojtje të fesë së tyre).
Prandaj, personalisht kam bindjen se problemi nuk janë as perëndimorët, as afetarët idiotë (ky është një përcaktor që ua vinte afetarëve myftiu i Shkodrës, Muhamet Sytari në një shkrim të vetin të publikuar te Mapo e djeshme; nuk u besoja syve teksa e lexoja këtë epitet që ai na e jepte gratis neve afetarëve), as Islami si fe, por janë – këtu po huazoj titullin e një libri të shkruar nga Irshad Manji, një grua kanadeze, myslimane – vetë myslimanët.
NJe njeri me konfuz se ky si analist nuk mund te gjesh ne media. Po si nuk ka lidhje Perendimi me ISIS o njeri. Kush i furnizoi me arme keta psikopeter, kush po i financon, kush ja u blen naften ??? Kush ka interes te fuse ne lufte te Krishteret me Muslimanet. Pastaj kush quhet musliman qe keta na qenkan musliman??? keta njerez nuk kane lidhje fare me fene, jane jashqitje njerezore.
Pastaj edhe ti musliman je edhe pse thua qe je ateist apo nuk beson ne fe, ne mos ti babai jot, nena jote, edhe emrin mysliman e ke. E cme duhet mua se care beson ti per mua mysliman je perderisa pasardhesit e tu jane myslimane.
Po si mundet qe keta analiste te na mbushin boshllekun e mendimit qe mungon ne shoqerine shqiptare, eshte per ta ardhur keq.,
C’eshte ky hajvan, qe here pas here e quajne analist???!!!
Z.Nano
eshte e kote edhe per ty qe ne nje fare menyre e shfajeson islamin, se gjoja mylsimanet e vertete nuk kane lidhje me keta te çmendur. Islami eshte gjakatar qe ne lindje, pike! Eshte vrastar qe ne gjenezen e tij, kur Muhamuti u priste kokat kundershtareve, qe perdhunonte foshnjat 9 vjeçare, etj. Islami nuk eshte fè, eshte politike vrasese, eshte doktrine gjakatare, fè mund te quhet budizmi psh, ose hinduizmi, qe kane lidhje me natyren, por jo islami. Ja edhe kjo zonja, filozofja siriane, qe e shpjegon qarte fare ça eshte islami;
https://www.youtube.com/watch?v=Q3cBUgdhE60
Islami eshte gjakatar, pike!
https://www.youtube.com/watch?v=Ftb6pA6OlJI
O Muco, je bere si ata ateistet (si Hako) te kohes se Enverit, qe donin t’i kunderviheshin fese me literature ruse ne dore, duke bere perkthime. Kap more zoteri Kuranin vete dhe lexoje, se do kuptosh se jo gjithcka cfare kalon ne Kuran i drejtohet njeriut te sotem, sepse ka ngjarje dhe situata qe jane te lidhura me kohen e atehershme, ka dialogje etj. te cilat s’do shume filozofi per t’i kuptuar sic jane vertet. Por, nqs nuk arrin dot ta kuptosh kete qe po them, lexoje Kuranin permes Leopar Weiss-it (The Message Of the Quran) dhe do kuptosh se vertet se jo vetem qe po tregohesh “afetar ahmak”, sic te ka thene Myftiu, por edhe “idiot” sic po veteprezantohesh.
Degjoni imamet e Kosoves,dhe nje pjese te imameve te Shqiperise.Mbajne ligjerata gjithe urrejtje,per Skenderbeun,Nane Terezen,Perendimin,mentalitetin peerndimor etj.Pse ndodh Muc?Kur mbjell urrejtje,cka prodhon?Edhe perendimi ka plot mekate,edhe ateistat,por islami historikisht nuk ka prodhu alternative konkurruese
islami i solli mjekesine europes studio o trap!
Je ok!
o mustafa trapi terrorizmi duhet denuar por kurani duhet ta kuptosh o injorant ne kuran nuk thuhet te besh terror, por te lejohet lufta atehere kur te vihet jeta jote ne rrezik dhe familjes tende dhe te kesh paqe duhet te kesh dhe drejtesi o muchi,o much injoranti ti ke te drejte per paqen, por me thuaj pak o zotrote si do te reagosh ti si ateist qe nqs se dikush te hyn ne shtepin tende dhe kerkon te vrasi ose te perdhunoje gruan cdo te besh ti te lutem te kerkoj paqe apo do ti japesh ndonje kafe?paqja eshte paqe drejtesia eshte drejtesi vetembrojtja eshte vetembbrotje!
Prandaj myslimaneve ju desht qe te shkonin deri ne Spanje per te mbrojtur shtepine, gruan,jeten, familjen… sepse ata edhe ne Spanje “vetmbroheshin”.
po krishteret pse i vrane hebrenjte ne spasnje?
Sigurisht qe gabuan kur vrane hebrenjte. Por mos nderro teme, komentuesi me siper tha qe Kurani lejon vetembrojtjen. Myslimanet do te vetembroheshin ne tokat e tyre ne Hexhaz e jo ne Spanje ku nuk e kishin as nje shtepi.
Amerikanët dhe Perëndimi në përgjithësi, kanë faj, sepse krijuan bazat që të zhvillohen këto monstra të përbindëshme islamike, duke sulmuar e shkatërruar shtetet më të konsoliduara dhe më funksionale në botën arabe, si Irakun, Libinë e së fundi Sirinë…! Këtë realitet, duhet “ta shikojmë në sy”, nëqoftëse duam të gjejmë një zgjidhje të drejtë e afatgjatë, të problemit…
Nga menyra se si ti Mustafe shkruan del e qarte qe mundohesh te impresionosh lexuesin me disa fjale te huazuara nga anglishtja. “Cherry pick-uar”, “scholaret”, “adeguate”…. boll o njeri se na e shpifet! Ka shqiptare qe e flasin anglishten sikur ta kishin gjuhen e nenes dhe nuk bejne ze, kurse ju keni mesuar nja dy-tri fjale dhe ju duket arritje. Kush dreqin ja u jep te drejten ta bastardhoni shqipen ne kete menyre?
Po ajo “skomunikuar” cfare dreqin eshte? Thjeshte pse ti nuk di cfare fjale te perdoresh nuk do te thote se duhet ta shpikesh vete nje te tille.
Mesazhi i artikullit del deri diku por shtjellimi eshte teper i dobet — varferi e te shprehurit dhe mendimeve inteligjente.
https://www.youtube.com/watch?v=PzusSqcotDw
Reza Aslan Slams Bill Maher for Facile Arguments’ About Muslim Violence
pune korrakesh,varu kkkkkkkk……..