Kuajt dhe devet e mediave shqipe

17 Nëntor 2015, 21:20Blog TEMA
Kuajt dhe devet e mediave shqipe

Xhon Leka

Konspiratorë, alarmantë, «analistë» shkollë e gjuhëkëputur, zyrtarë e akrobatë fjalësh boshe na sjellin mediat si shpjegues të krizës pas Parisit e ISIS-it në gërmadhë. Aty ndonjë Olsi Jazexhi që me vite paguhet nga shërbimet e lindjes për të helmuar me portale e aksione kundër perëndimit, ai pra që me vite përgatiti trutë e shqiptarëve të rinj për luftën e Shamit; këtu ndonjë Kastriot që ka zbuluar qëmoti se Obama është alien dhe ka ardhur ta shpartalloj Tokën në favor të planetit të Hyrës: atje një detashment tjetër kumtarësh bedelë të histerishëm qënuk qetësohen derisa sigurohen se opinioni i tyre nisi udhën si parafinë mbi ujin e ndotur të mendësisë shqiptare dhe gjithandej, patjetëraltoparlantët postraumatikë si Lubonja i Tiranës, ai i Prishtinës, ai Shkupit, janë figurat që këmbë, sy e llapëhapur shesin pseudoversionet e tyre se si ndodhi dhe se çka duhet të ndodhë jo vetëm në tokat e gjuhës ku kanë nderin të shëmtojnë infosferat por edhe më gjerë, edhe më larg ngase globi del i vogël për ta.

Kjo ndodhë rregullisht e saherë të plas ndonjë krizë diku, brenda gardhit apo jashtë – nuk ka rëndësi, «ajkës» së plisave nuk i duhet kohë analize racionale, objektive, ngase të gjitha paraprakisht i di, më fortë se hyjnorët, më kristaltë se profetët, ajo i dinë të gjitha se beson e kalkulon me sy demiurgjësh, të tillësh që sajonin katastrofa imagjinare natën për t’i paralajmëruar ditën.

Kjo është gjendja e mediave të ditëve të fundit. Jo ajo e rrjeteve sociale ku çdo trushkretë mund të bëjë krahasimet më debile të mundshme, por aty ku redaktorë mendjemëdhenj pozojnë sikur të punojnë. Po çka te bëjnë ato të shkretat tjetër? Kështu pyesin dhe përgjigjen vetë: këta jemi ne! Ndonjë shikues me dy gram tru formënjëjtë pyet e ulërinë: këta jeni ju? Mos qofshi kurrë! Dhe sa po zbrazet racionali vazhdon të pyes:

Si ka mundësi… Eh si ka mundësi? Kështu është. Mediat shqipe sidomos atëherë kur duhet, gjatë krizës humbin rrugën qoftë edhe në sheshin më të ndriçuar të botës. E bëjnë me qëllim? Nisur nga përmbajtja, autorët dhe figurat që ofrojnë nuk besojmë. Thjeshtë nuk ua kap rradakja se ç ‘përgjegjësie kanë. Nuk janë në gjendje të mësojnë se janë shkaktare për mbizotërimin e opinionit konstruktiv apo injorant, se mundet të zgjedhin ndërmjet informimit objektiv apo dezinformimit për qëllime propagandash, paktesh e shtetesh të ndryshme.

Jemi vërtet këta e s’kemi ç‘bëjmë, siç na tha një redaktore që e konfrontuam me këtë mizerie? Jo. Plotë ka që nuk janë si mediat dhe figurat e tyre. Nuk qëndron problemi te mospasja e kuadrove analizuese edhe të problemeve kaq të komplikuara por thjeshtë sigurimi i ekspertëve sipas temës dhe problemit është punë e mundimshme dhe kushton. E këta që i shohim saherë hapim kanalet televizive dhe gazetat s’kanë punë tjetër, ngase gjithë ditën e lume presin ndonjë telefonatë redaksie për t’ia mësy për të llomotitur kot fare, kot mirëpo çorientueshëm, qëllimisht rrejshëm e duke nxitur opinionin dhe duke krijuar imazhe konform frymës apo kuletës së tyre.

4 komente në “Kuajt dhe devet e mediave shqipe”

  1. fllad says:

    o çun bej nja tre ore gjume dhe mbasi te qetesohesh ec e shkruaj artikullin.
    Mbase ke ide te mira por, je konfuz, dhe ke probleme me te shkruarit shqip

    1. Toni KS says:

      Keshille e mire. Mirepo ate bir qeni Jazexhiu,qe me ate surrat dhe me ato mendime, vetem shqiptar nuk mund te jete, cfare e doni qe e nxjerrni ne TV? Ai njeri ishte vete ISISi, nje propagandist i terrorizmit islamofashist.

  2. Jeronim de Rada says:

    Emri i opinionistit eshte Jon Leka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje