Michel Houellebecq ma tha atë që do të ndodhte në Paris. Por ma tha me një ton shumë normal, madje me zë aq të ulët, sa mund edhe të mos e kisha dëgjuar. Ose mund ta kisha dëgjuar, por pa e kuptuar. Unë e intervistova atë në maj 2015 dhe e pyeta gjatë për Charlie Hebdo. Ai më tregoi, pa hequr asnjë çast cigaren nga goja, se pas Charlie, në Francë, bota e kuptoi se kishte luftë. Por asgjë nuk ka ndryshuar, i thashë. Njerëzit duket, sikur nuk duan ta pranojnë. Është e vërtetë, tha me atë zërin si murmurimë; asgjë nuk ka ndryshuar dhe gjithçka ka ndryshuar. Gjërat do të bëhen gjithnjë e më keq. Do të plasë lufta, një luftë civile. Këtë askush nuk do ta pranojë, por të gjithë e dinë. Nuk ka më kthim pas. Atë ditë që do të bëja intervistën më Houellebecq, pak çaste para se të hyja në ndërtesën, ku më kishin lënë dy orë takim me shkrimtarin që bota e kishte nëmur si profeti ogurzi, mua m’u prish kamera. Bashkë me Elinin, vendosëm të hynim me një aparat fotografik, të bëhej ç’të bëhej. E dija mirë se nuk mund të kishte një takim tjetër. Gjëja që nuk dija, ishte pse më zgjodhi mua, ndër ato mijëra kërkesa për intervistë. E kuptova rrugës, kur nisi të pyeste shumë për Shqipërinë, për komunizmin, për harmoninë fetare, për faktin se nuk kishte dëgjuar kurrë të flitej shqip, nuk kishte parë kurrë një shqiptar. Madje kishte pasur idenë që Shqipëria ishte zhdukur si vend, por nuk kishte dëgjuar për zhdukjen. Kishte shumë pyetje sidomos për harmoninë fetare, sepse i dukej e çuditshme, që unë bashkë me Luan Ramën, i shpjegonim që në Shqipëri nuk ka pasur kurrë luftëra për fenë. Atëherë, pse nuk është një vend i lulëzuar, pyeste. Ndërsa shikoja fytyrën e vrenjtur me të cilën përcillte bisedën Elini, (operatori) , mendoja se kishte probleme, dhe aty për aty vendosa, ta shijoja atë bisede, pavarësisht, edhe sikur të mos regjistrohej asgjë. Luani më nxiste ta pyesja për librat, unë doja ta pyesja për shenjat. Çfarë shenjash i vinin, nga kush? Çfarë sinjalesh, si i zbardhte? Shenjat shkojnë te të gjithë, tregonte ai, por jo të gjithë i dekriptojnë. S’di pse mundem, por, ja që mua më ra në hise. Kur nisa këtë libër, kisha idenë të shkruaja për katolicizmin, pastaj eca rrugëve dhe kuptova se kishat tani janë bosh. Kjo ishte një shenjë, ndaj unë nisa të shkruaj për islamin. Ndërkohë kisha lexuar Kuranin. Më ishte dukur shumë e mundur, ndërsa e lexoja, që të gjendej gjuha e përbashkët, gjuha e bisedës, mes atyre që besonin ose jo, te Kurani. Rrugës, e ndryshova fundin e librit. Erdhi vetë, ishte si rrufe. Nuk do të ketë pajtim, bashkim, bashkëpunim! Pajtimi do të dështojë në një mënyrë mizore. Ju, keni frikë e pyeta, ndërsa vetë e shikoja luftën, që ai tregonte. E shikoja në tymin e cigares që ndizte, sa fikte një tjetër.
Kam përshtypjen që është nga ato pyetjet pa përgjigje logjike, më tha. S’e di. Për shembull, dikur, s’kisha frikë në provim, jo se isha i sigurt se do i merrja provimet, por thjesht s’ishte në natyrën time të kisha frikë. Por e di që do të ketë luftë, përsëriste; mes myslimanëve dhe anti-myslimanëve. Do të ndodhë në Francë dhe në të gjithë Evropën Perëndimore. Këtë e shohin të gjithë, por nuk duan ta pranojnë, mbyllin sytë. Unë vetë, nuk jam i detyruar të ruaj paqen, nuk ma kërkon njeri, por jam e detyruar ta pranoj se bashkëjetesa mes myslimanëve dhe jo myslimanëve po bëhet gjithnjë e më e vështirë në Francë.
E pyeta gjatë atë ditë edhe për mikun e tij bankieri Bernard, që punonte në kohën e lirë për Charlie Hebdo. Ditën kur ndodhi tragjedia, Houellebecq e mori në telefon shumë herë, për ta pyetur, por nuk mori asnjëherë përgjigje. Sepse rastësisht atë ditë, kishtë shkuar në redaksi. Nuk kishte bërë kurrë karikatura për Muhamedin, madje as e kishte zënë ndonjëherë në gojë, në bisedat e tij për islamin. S’i interesonte fare ajo temë. Por qëlloi në redaksi dhe e vranë.
Ata nuk të përzgjedhin, por vrasin aty ku sigurojnë një mbulim të shkëlqyer mediatik. Siç ndodhi mbrëmjen e së premtes. Nuk pati asnjë kanal, rrjet, apo radio, që nuk ishte live me Parisin. Një natë e gjatë që të mbante para ekranit, qoftë edhe për të numëruar viktimat, 40, 60. Ja, u hap dera e Teatrit Bataclan dhe brenda u gjetën edhe 100 të vdekur të tjerë.
Atë natë, kur s’mund të flija, iu ktheva sërish intervistës me Houellebecq. Ai i kishte thënë të gjitha. Vetëm vendin nuk kishte treguar. Vendin ku do të ndodhte masakra e radhës që nuk ishte e fundit.
Në fund të asaj interviste, atë ditë në Paris, kisha lëshuar, pa kontroll, frymëmarrjen. Tani kam një peshë shumë të madhe, i thashë.
Pse?- pyeti ai. Sepse e ndjeva që më përcollët diçka, iu përgjigja. Nuk pyeti çfarë. Ai e dinte! Kur dola, nuk ishte fundi tipik i atyre intervistave, kur ti je e lumtur. E para, se teknikisht nuk e dija ç’kishim katranosur. Dhe pesha e gjësë, më merrte me vete.
Ndalova përballë disa muzikantëve të rrugës, afër Les Deux Mago. Atë çast, aty mes publikut dhe muzikantëve hyri një fëmijë. Një arab i vogël, që nisi të kërcente me tingujt francezë, aq bukur sa të merrte mendjen. Gratë dhe burrat nisën të duartrokisnin fort, madje edhe të kërcenin më të. Pasi muzika mbaroi, ai i pa në sy të gjithë dhe të gjithë i shkuan afër, duke i përkëdhelur kokën. Pastaj panë të ëmën, diku, fshehur mes turmës dhe shkuan ta urojnë. Kur djali me gruan po largoheshin, unë kontrollova portofolin dhe i dhashë diçka. Ai e futi në xhep dhe filloi të hidhej përpjetë. Ajo pasdite në Paris ishte si një film, dhe djali i vogël që priste pará nga publiku, ndërsa publiku i dhuronte duartrokitje, ishte mbyllja ideale. U ktheva në Tiranë dhe e shfaqa intervistën. Elini dhe Nada realizuan një film të shkëlqyer, me atë material. Ai emision, që, në njëfarë mënyre ishte më i miri i karrierës sime, si intervistuese e ndjeshmërisë së kësaj kohe, ishte dhe i fundit në televizionin ku punova 13 vjet. Jo shumë njerëz e përcollën atë që tha Houellebecq. Shqiptaret i kanë të mëdha problemet me injorancën dhe arrogancën. Nuk njoh shumë njerëz që dinë dhe duan të dëgjojnë. Por, këtë të premte ndodhi parashikimi i tij. Tani nuk bëhet më fjalë, a ka nisur apo jo lufta. Tani pyetja është; me kë je ti, në këtë luftë?
Uaaa mami sa me fame qenka kjo Rudina!!!
Me fame, pa fame, nuk ka rendesi….
Ngelet pyetja qe ka shtruar ne fund…..aty eshte thelbi…
Po ti ku hyn moj Rudine?????Tek shqiptaret injorante???aroogante????,apo tek te dy.Po kush je ti qe fyen???Meriton nje pergjigje…..e pacipe!!!!(per fyerjet qe ben).
Lokali quhet ” Le deux magot”, jo mago.me francen jemi, me ke, me arabet?
Shqiptaret i kane te medha ( te medhaja o e mencmja gazetare ) problemet me arrogancen e injorancen , shkruan e perkedhelura Rudin..
Pyetja esht , po kjo vet ku hyn , ne kete grup ???
Per mua me siguri ne kte grup hyn dhe rudinka jon, e para
e dyta, gazetarucja shtron pyetjen, me ke je ti ne kete luft, kurse un shtroj pyetjen per te..
Po ti gazetaruce , me ke je, ne anen e kujt je , ne kete luft ???
Une i thashe.Ai me tha. Dhe pyetja bombe e mendjes se ndritur te Rudines.
-Po ti me ke je ne kete lufte??
Sigurisht jo me Charlie Hebdo
Sigurisht jo me Njerez qe bombardojne njerez
Sigurisht jo me Francezet as me Italianet e as me Anglezet
Une jam me Njerezimin.
ti qenke jashtetokesor!
Unë, nuk jam “me asnjë” në luftë…thjesht, sepse jam kundër çdo lloj lufte…
Rudina. Te lutem shkruaje edhe nje here artikullin qe ta kuptojme edhe ne njerezit e thjeshte, sepse nuk te mora vesh fare. !! Po hajde me tako mua se te jap shume me teper shpjegime se ky HOUELLENBECQ.. Flm Rudina
O. rudina Xhumga, ty te beri me fame Top Chanel, Shqiperia vetem 2 Gazetare ka inteligjent e te pa varur: te madhin Mero Baze Dhe ate Minxhozin.pranoje
Padituria eshte nena e te gjitha te keqijave. Çdo njeri prej nesh mund te bej diçka te mire kundra te keqes. Asnjehre s’duhet te presim kur e keqja te vjen tek dera. Libri i ardhur ne shqip i Houellebecq duhet kuptuar e inerpretuar drejt. Ne fund te fundit lufta kunder varferise dhe injorances eshte sherbimi me i mire qe mund ti bejme vendit.
megjithëse zotëria është gjat gjithë kohës apokaliptik,këtë që ai ta paska thënë!?ta kemi thënë dhe ne komentuesit pa ja ditur emrin këtij tipit!!
që ky është vetëm fillimi i fillimit këtë e dinë të gjithë!!terrori nuk bën gjë tjetër veçse fillon e sjell kufizimin e të drejtave të njeriut!!kur them se i kufizon këto të drejta kam parasysh të të gjithve!!historia e ka treguar një gjë të tillë!!ashtu si ka treguar se sa më gjatë të vazhdojë terrorizmi aq më shumë kufizohen të drejtat e njeriut deri në diktaturë!!kufizimet pas LIIB kanë qënë shumë të fuqishme si në gjermani dhe në itali!!në të njëjtën kohë lindin forca kundërshtare të pavarura kundër terrorizmit fillestar!forca që nuk kanë asnjë ndryshim ndërmjet tyre!!bëjnë të njëjtën luftë por me kahe disi të kundërt!!dhe në fund të fundit e ha njeriu i thjeshtë!!
ndryshe nga vëndet e tjera franca është më e dobët në sigurinë e brëndëshme!!në paris dhe ë qytete të mëdha ka lagje në të cilat nuk hyn policia!!ato janë të kapura nga krimi ordiner,mafioz,i cili i lë të livadhisin terroristët islamik!përfiton shuma monetare prej tyre!!ata janë disi të mbrojtur brënda këtyre kështjellave të krimit!!e kanë më të lehtë të organizohen e të veprojnë!!
sulmi ngaj sharli hebdo u morr pak a shumë si një rast i veçantë dhe me lehtësi të madhe!!por ky lloj sulmi i bërë në paris,deri në një farë mënyre, të organizuar, megjithëse në mënyrë amatore,mirë bëri që të vendoset gjëndje e jashtzakonshme dhe të nxirret në rrugë ushtria!!sado e ashpër të jetë policia,ajo nuk i afrohet ushtrisë dhe veprimeve të saj!!si po duken faktet shteti francez do të marrë kontrollin mbi këto rezidenca të krimit!!po nuk e bëri një gjë të tillë atëherë duhet të presë shumë më shumë!!
e them këtë se vala e refugjatëve arabo aziatik nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të shtojë rradhët e kundërshtarëve të shtetit francez!!
në gjermani dhe në vëndet e tjera të europës është më e vështirë për terrorin!!ato janë më të kontrolluara dhe mund ta shkatërrojnë shumë shpejt me vendosjen e gjëndjeve të jashtëzakonëshme!!
kështu mi rudi!!
ti dhe analistët e tjerë keni vetëm një qëllim!!të bëheni të njohur dhe të mbushni xhepin me pare!!ti megjithëse ke pasur një”burim kaq të besueshëm informacioni”!?nuk ke nxjerrë asnjë mësim!!nuk ke bërë asnjë lloj analize para se të ndodhin ngjarjet terroriste!!thjesht po na thu se unë e kam “ditur”por se kam luajtur bithën fare!!kështu dhe shumë të tjerë si ti!!
deri në një farë mënyre ke të drejtë!!dhe ti je pjellë e këtij populli që se rrun fare!!
pret deri sa i përvëlohen lesht nga zjarri që skanë dashur ta shohin asnjëherë!!
Jo moj Rudine ,pyetja se me ke jemi per ne shqiptaret eshte e zgjidhur, per mua pyetja eshte se ku e ka fundin kjo lufte, dhe sa ne do jemi teperfshire ne te.
Vetem nje gje te VERTET nuk ta paska thene, ndoshta nuk e ka ditur:
Qe lufta do te FILLOJ, por sipas Kissingerit ish sekretarit amerikan komentuar rreth 2- 3 muaj me pare.
Ajo qe do te filloj quhet lufta e TRET BOTERORE dhe do te filloje ne ishujt artificial te Kines ndermjet Amerikes dhe Kines, pra do ta fillojne idhtaret tuaj.
Kurse Papa eshte shprehur me shum se nje here se ka filluar lufta e TRET BOTERORE dhe jemi ne fazen e pare te saj, dhe keto i referohen mardhenieve te superfuqive me njera tjetren dhe nuk kane lidhje fare me Islamin.
Perfshirja e Islamit ne mes te ketyre historive eshte mashtrim dhe hutim per popujt dhe justifikim per pushtimet skllaveruse qe po bejne Amerika, Rusia dhe perendimi ne boten Arabe.
Por genjeshtra eshte shum e perkohshme dhe shum shpejt DRAMA dhe lufta NDERMJET SUPERFUQIVE DO TE FILLOJE DHE KJO ESHTE nje e keqe shum e madhe per gjith njerezimin.
Cfare te ka thene autori eshte nje skenar i mundshem por jo i vetmi. Keshtu qe calm down Rudina se keshtu impresionohemi ne shqipetaret kur takojme nje te huaj.
Ha ha ha…bota ka kohe qe po zjen, dhe cdo njeri parashikon akte terroriste nga keta mute-rit islamike qe dalin me emrin e Allahut dhe te fese te tyre.Rudina, si nje mendjelehte tipike fshatare shqiptare na qenka cuditur se cfare i ka thene ky shkrmtari, cfare deklarata boshe me fjale te pergjithshme te afta per tu perdorur nga cdo maturant, hajde nivel hajde!
Kembanat kane qe ne diten famekeqe te 19 Marsit 2003. Qe prej asaj dite shurdhet jane shtuar ose bejne sikur nuk duan ti degjojne.
Putini ua tha shkoqur e troc, por kryenecet nuk e pranuan.
Ju lutem, a ka mundesi ndokush t’i thote Rudines se, faktikisht, ne Shqiperi ka patur nje ‘lufte’ fetare.
Per Rudinen, qe merr 2 ne histori, me 1914, nisi lufta e shenjte islamike me ne krye Haxhi Qamilin, me 30 000boshnjake dhe shqipfoles kundra shtetit shqiptar, me synimin politik antikombetar per shperberjen finale te shtetit, copetimin e tij mes italianeve, serbeve, grekeve, dhe turqve osmane.
Me 1914, nisi nje lufte fetare islamike, pas se ciles shteti shqiptar u copetua. Po pra, shqipfolesit islamike u ngriten kundra shtetit!!
Ne Shqiperi ka patur nje rebelim fetar qe e copetoi vendin.