Ene uhibbuke!

15 Nëntor 2015, 17:20Blog TEMA
Ene uhibbuke!

Nga Ahmet Dursun

“Për të luftuar terrorizmin, të gjithë shtetet duhet të kontribojnë!”…
Jo…Jo, sepse sot me mënyrën se si drejtohen shumica e shteteve është utopi të presësh një kontribut të tillë…Terrorizmi gjen hapësira të blerta të kullosë kur ai luftohet nga shtetet që kanë një regjim të ngjashëm me vetë atë dhe në kësi rastesh humbjen më të madhe e pësojnë të pafajshmit. Por lufta më e lehtë e më efikase ndaj çdo terrori ka qenë e mbetet ajo që bëhet individualisht…është i vetmi rast kur terrorizohet terrori…

* * *
Presidenti Hollande, ashtu si në rastin e vrasjeve makabre të punonjësve të Revistës Charlie Hebdo, edhe për masakrën e së premtes së zezë ka marrë mesazhe ngushëllimi prej çdo udhëheqësi nëpër botë, qoftë ky i një vendi të vogël e i panjohur, e deri nga liderët e fuqive të mëdha.Këto mesazhe me një përmbajtje standarte, shfaqin keqardhje, mbështetje, dënojnë me forcë këtë akt dhe çdo akt tjetër terrorist.Mes tyre ka edhe disa lider, që si për të treguar se kanë lexuar V.Hygo-in, i vjedhin disa fjalë mjerimi ”ndiejmë dhimbje, trishtim të thellë, me lot në sy, jemi të pikëlluar… etj”. Është më se e kuptueshme se asnjëri prej tyre nuk ka se si të ketë të njëjtin përjetim si Presidenti Hollande për qytetarët e Republikës së tij, ashtu sikurse edhe Presidenti Hollande nuk mendohet ta vuajë në ato përmasa humbjen e të rinjve të vrarë, ashtu si të afërmit e tyre…sepse zjarri përcëllon më shumë në vendin ku bie.
* * *
Sot, shumica e vendeve –në veçanti ato myslymane- udhëhiqen nga lider të cilët në rastin më të mirë në emër të demokracisë e deformojnë çdo ligj për t’i ushtruar trysni kundërshtarëve politikë, mendimtarëve si dhe mbi median. Janë shtypës të pamëshirshëm të dinjitetit njerëzor, madje duke i dhunuar qytetarët e tyre psikologjikisht, fizikisht si dhe materialisht vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet…

Në marshimin e njehsimit kundër terrorizmit, pas ngjarjes në Charlie Hebdo, prania e shumtë e liderve që ushtrojnë përditë terror ndaj qytetarëve të tyre, -që përveç ngjyrës së korbit të flamurit të ISIS i mbartin të gjitha tonalitetet e tjera të zezave- e zbehu shpresën e çdo njeriu për të luftuar terrorizmin. Lënia në rrjeshtat e fundit, apo aq më keq mospërfshirja e opozitave të vendeve që sundohen me autokraci, u perceptua si mbështetje e të këqinjve ndaj një të keqeje më të madhe siç është ISIS-i.
Ashtu si ne rastin e Charlie Hebdo edhe për makabritetin ç’njerëzor të ndodhur në 13 nëntor, sërish do të mblidhen miliona. Eshtë çasti më i volitshëm për të prishur lojën e ndyrë të terroristëve të ISIS, por po aq edhe atyre që i mbështesin dhe në heshtje i imitojnë ata.

Diten e homazheve, në krah të Presidentit Hollande duhet të qëndrojnë veçse mendimtarë me integritet të lartë moral të vendeve myslymane dhe jo vetëm. Atyre duhet ti jepet fjala dhe ata duhen përkrahur duke i lënë në një vetmi të frikshme gjithë ata udhëheqës autokratë që u kapën dorë për dore në 10 janar dhe në 13 nëntor që shkaktuan plot 129 viktima të pafajshme falë flirtimit të pandërprerë me ISIS-in.
Përfshirja e elitave të mendimit me ndikim në shoqëritë e tyre do ta izolojë të keqen më shumë se çdo bombardim! Do ti hapë rrugë çdo individi të guxojë të votojë për ata individë që të keqen e kanë luftuar po aq sa ai vetë!

E gjithë bota, por në mënyrë të veçantë perëndimi, çdo ditë po bie në grackën e ngritur nga ISIS, e jo vetëm. Ata po e emërtojnë luftën e tyre si të shenjtë, ndërsa për shumë të tjerë ky term po përkthehet si terrorizmi islamik. Për aq kohë sa ky term përgjithësues do të vazhdojë të përdoret, gjithnjë do të ketë grupe psikopatësh që luftojnë dhe shtete që i mbështesin këto grupe.

Një qytetërim për t’u quajtur vërtet i tillë, është i detyruar të ndihmojë në ri-ngritjen e një tjetër qytetërimi të rënë përtokë, pasi pa të, as vete nuk është më i plotë.

Sot, ISIS bashkë me mbështetësit pra udhëheqësit zyrtarë të vendeve te tyre nuk janë më shumë se 100 mijë, ndërsa bota që i beson islamit, mbi 1 miliard. Mos përsëritja e akteve të tilla është dëshira e vetme e tyre. Për ta mundur terrorizmin ditën e homazheve, çdo kush në Paris duhet ta ngrejë zërin sa më shumë me shprehjen “Ene uhibbuke!” që arabisht do të thotë “Të dua!”

Pavarësisht se…

2 komente në “Ene uhibbuke!”

  1. dfg says:

    Po fillon edhe ku Dursuni te na mesoje arabishten e ISIS-it qe ke komunikojme me ata!!!

  2. ***** says:

    Sulmet terroriste mbi boten perendimore qe kane patur si frymezim islamin radikal kane ndodhur edhe me perpara se sa te krijohej IS. (IS e deklaroi kalifatin ne 2014 ndersa sulmet terroriste kane filluar qe ne vitet e para te viteve 2000)

    Ajo cfare eshte konstante eshte qendrimi qe mbajne intelektualet muslimane te cilet denojne sulmet, por vazhdojne te mbrojne ideolojgine e islamit.

    Ajo cfare nuk ka ndryshuar qe ne gjenezen e ketyre sulmeve terroriste eshte se intelektualet muslimane e vazhdojne luften e tyre akademike perkundrejt te krishtereve, ateisteve, budisteve, apo paganeve dhe bejne te pamunduren per te mbrojtur vlerat e islamit.

    Nderkohe qe nga ana tjeter sulmet qe kryhen nga terroristet behen duke u bazuar ne ate lloj ideologjie (islamin) qe mbrohet prej intelektualeve.

    Une nuk jam njohes I mirefillte I asnje feje, por ajo cfare me ben pershtypje eshte se intelektualet muslimane ndalen thjesht tek denimi moral I ketyre lloj akteve dhe nuk bejne asnje gje per ta luftuar kete lloj dukurie.

    —————————————————————

    Konstandini I Madh perqafoi krishterimin si fe dhe e perdori ate si mjet per te dobesuar fiset pagane dhe gjithashtu per te unifikuar perandorine.

    Kur u ndane pushtetet midis perandorise u ndane edhe kishat (Konstandinopoje – Rome)

    Ashtu si Konstandini te njejten gje beri edhe Muhamedi me fiset Semite ne gadishullin Arabik, por ne vend te krishterimit perdori islamin.

    Vdiq Muhamedi, u ndane pushtet pushtet dhe me to u ndane edhe muslimanet ne shia edhe sunni.

    Kur ra Perandoria e shenjte Romake, u reformua edhe kisha katolike pastaj ne ate protestante.

    Ndaj qe fete, kishat dhe xhamiat reformohen ne baze te pushtetit politik.

    Pyetja ime eshte se sa te gatshem jane intelektualet muslimane te reformojne islamin dhe te distancohen nga keto sulme jo vetem moralisht por edhe sipas doktrines se fese te cilet ata mbrojne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje