Jam me të vërtetë i alarmuar! Nuk jam i alarmuar nga perspektiva e të jetuarit në një vend ku mund të dënohesh me tre vjet burg për shpifje ndaj zyrtarëve të lartë! Jo! Koha kur mund të dënoheshe për diçka të tillë ka ikur në Shqipëri. Rënia e Murit të Berlinit ia ka vënë kapakun asaj pune.
Jam i alarmuar për faktin se qeveria ka hartuar një nismë të tillë ligjore pa pasur aftësinë e nevojshme për të kuptuar se çfarë po bën, për të arsyetuar mbi atë që po bën, për të parashikuar pasojat që krijon ajo që po bën. Për të kuptuar se Shqipëria, si pjesë e arenës ndërkombëtare, ka detyrime ndërkombëtare, nga të cilat nuk mund të fshihet dot; nuk ka bombat atomike të Rusisë për të injoruar detyrimet ndërkombëtare pa u ndëshkuar, nuk ka fuqinë gjeostrategjike të Erdoganit, nuk është ‘jashtë planetit’ si Koreja e Veriut.
Por, të pasurit të një qeverie të papërgjegjshme për çfarë bën është vetëm një pjesë e vockël e këtij alarmimi. Me këtë qeveri mund të merremi lehtë. Imagjino! Mjaftuan 12 orë, nga pasdreka e 11 nëntorit, kur u publikua fillimisht lajmi për propozimin, deri në mëngjesin e 12 nëntorit, kur qeveria u detyrua të kapërdijë turpin e paaftësisë së vet për të gjykuar dhe problemi u zgjidh. Mjaftuan, mes këtyre 12 orëve, disa statuse në Facebook, disa editoriale, një emision televiziv dhe disa informacione të shpërndara nëpër përfaqësitë diplomatike dhe organizma ndërkombëtare për të detyruar qeverinë të bëjë një tërheqje të pazakontë, në një vend ku reflektimi dhe pranimi i gabimit interpretohen si dobësi të padurueshme.
Jam i alarmuar për shumë gjëra të tjera përveç kësaj.
Jam i alarmuar për shkak se propozimi në fjalë u dërgua në parlament më 14 tetor 2015, pasi qe diskutuar në qeveri. Jam i alarmuar se, megjithëse Këshilli i Ministrave ka disa juristë, asnjëri prej tyre nuk qe i gatshëm të reflektonte mjaftueshëm për të sqaruar kryeministrin se propozime të tilla janë të papranueshme. Bën pak punë dokumenti i rrjedhur në media nga ish-ministri i drejtësisë për kundërshtimet e kësaj ministrie për projektligjin. Por ndoshta, këtë paaftësi të asaj dyzine burrash dhe grash që ulen në tryezën më të lartë të shtetit, duhet ta shqyrtojnë në kuadër të Kodit të Etikës kryeministrore, një dokument që arsyetohet se duhet të tregojë unitetin e qeverisë për vendimet që merr, por që ka gjasa që është kthyer në një instrument që ka dëmtuar rëndë aftësinë e këtij grupi burrash dhe grash për të gjykuar.
Dhe pasi ky propozim u miratua në qeveri, ma ha mendja se mes 140 deputetëve të parlamentit, ndokush prej tyre, do të duhej ta kishte hasur diku sa për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Dukshëm, mes të 140 deputetëve, kemi plot të paaftë! Kemi biznesmenë që kuptojnë vetëm interesin si sistem vlerash, kemi gangsterë që përdorin mjete të tjera komunikimi përpos gjuhës së folur dhe të shkruar. Por kemi dhe një numër të konsiderueshëm deputetësh që kanë njëfarë lidhje me gazetarinë dhe publicistikën apo propagandën. Ma hante mendja se ndonjëri prej tyre, përgjatë asaj periudhe të gjatë kohe nga 14 tetori deri më 11 nëntor, do të kishte pasur aftësinë për të gjykuar se çfarë po ndodhte. Ndoshta do të kishte pasur guximin që të informonte kryeministrin se propozimi nuk ishte i përshtatshëm. Do të mund t’i kishte kursyer atij turpin e damkës së një kryeministri që dëshiron të burgosë kritikët e tij. Do t’i kishte kursyer vendit reklamën negative të të pasurit të një problemi të rëndë me lirinë.
Jo! Në fakt, nga të 140 deputetët (minus atë që për shkaqe jokushtetuese nuk merr pjesë në procedurën ligjvënëse), nuk paskemi askënd të aftë të japë një gjykim në kohën e duhur për një problem kaq të qartë. Plot 27 ditë qarkulloi projektligji nëpër korridoret e parlamentit. Ndokush do të duhej ta kishte parë. Por jo. Dukshëm, deputetët tanë, përfshirë edhe ata që nxituan të distancohen nga propozimi, apo ta denoncojnë atë publikisht pas debatit të ngritur në media, nuk qenë të aftë të shihnin të pashmangshmen.
Jam i alarmuar për shkak se, pavarësisht se Shqipëria ka një numër të stërmadh televizionesh dhe gazetash, rrjedhimisht gazetarësh, projektligji qëndroi 27 ditë në kuvend pa u dalluar nga askush. Nuk jam i sigurtë nëse kjo ndodhi si pasojë e paaftësisë së gazetarëve dhe medias për të kuptuar se çfarë ndodhi, apo si pasojë e aftësisë së qeverisë për të kaluar gjëra të tilla kaq të rëndësishme në heshtje të plotë, larg vëmendjes së publikut. E megjithatë, pavarësisht akuzave të përsëritura të publikut dhe politikanëve ndaj gazetarëve si jo profesionistë, ishin pikërisht këta të fundit që dhe një herë treguan nevojën e shpalosjes së rolit të tyre si gardianë të interesit publik.
Në fund, jam i neveritur nga ata burra dhe gra, të cilët dhe pas njohjes me propozimin u përpoqën ta trajtonin temën dhe revoltën si frikë të gazetarëve dhe jo si shkelje të një prej të drejtave themelore të çdo qytetari, asaj të lirisë së shprehjes.
E gjithë kjo histori duhet të shërbejë si reflektim për qeverinë, (nëse ka mësuar ndonjë gjë nga kjo që i ndodhi) se opinioni publik dhe diskutimi paraprak i çështjeve, shoqëruar me nivelin e duhur të transparencës, janë faktorë pozitivë, jo vetëm për vendin dhe demokracinë, por edhe për vetë qeverinë. E kundërta, mungesa e transparencës, dëshira për të kontrolluar “lajmet” që transmetohen dhe fshehja e projektligjeve apo vendimeve që mund të shkaktojnë reklamë negative për qeverinë, është një bumerang që pengon para së gjithash vetë qeverinë të gjykojë siç duhet atë që po bën.
Ka shume njerez qe nuk ja duan te miren shqiptareve duje genjyer dhe disinformuar! Ky eshte llumi i gazetarise dhe poshtersia e medias!
Ore !mjaft me keto perralla sikur po shkelen te drejtat e shqiptarit ,,shpifja ngelet shpifje dhe duke dale nga goja e nje te rrituri ,,qe di se cfare thote !!!! ose ta mbaje gjuhen ose te pergjigjet per ato qe thone ,,por shqiperia nuk eshte as vendi dhe as kuvendi per te miratuar ligje te tilla,prandaj e varrosen kete ligj sapo nxorri koken
Per sa kohe qe gazetareve ju duket se jane “qendra e botes”. punet do te vene keq e me keq. Arsyet jane te thjeshta. Keta tipa flasin por edhe besojne se vendi zhvillohet vetem sipas ideve te gazetareve si Shkullaku,Bejtja,Fevziu,vangjeli etj. te cilet mendojne se te flasesh kodra mbas bregut duke perkrahur here njeren dhe here tjetren parti,e ke zgjidhur problemin e vendit dhe e ke bere detyren ndaj tij. Por harrojne keta tipa te analizojne njehere se si eshte e mundur qe ne 25 vjet demokraci nuk eshte hapur nje vend pune i perhershem .por vetem vende pune te perkohshem. Analistet e famshem te “Klan”,Top-it etj qe kapardisen si kokoshi maje plehut llomotitin gjithmone kot dhe nuk bejne asnje analize konkrete sepse nuk dine se si eshte realiteti dhe se si mund te ndryshoje ai. Per mendimin tim kjo vjen sepse per te analizuar ekonomine flasin “berbere” dhe per te analizur rruget e zhvillimit te vendit flasin “Filoqylsat” kompetente.
Allah allah, me kete Arebaren e “Birmiut”! Keq kur qeveria bani nje projektligj, keq kur edhe e terheq projektligjin! Flitni more nga nje here keq edhe per Serbi!
Ishim nje dite ne radhe, per te hyre ne nje institucion. Vjen dikush dhe thote. Mund te hapeni te kaloj. Jam gazetar dhe dua te takoj drejtorin per nje interviste.
-E kujt i plasi bytha, ja ktheu dikush.
-Or djalosh, je gazetar, eja mbas orarit te punes dhe meri interviste drejtorit. Mos nderhyr ne te drejten tone. Drejtori vetem sot ka takim, dhe ti kerkon te na e maresh kete kohe. Prandaj he ik.
-Jo, do te hyj se kam lene oren, nguli kembe gazetari.
-Rri ne radhe aty ose gric bythen ik, ja ktheu prap ai i pari.
Ja kta jane gazetaret, kujtojne se bota rrotullohet rreth tyre.
Une jam i revoltuar perse nuk u vendos ky ligj. Ai eshte ligj qe respecton fjalen e lire,. por ate te pergjegjeshme, ate qe e fut zyrtarin e shtetit ne burg, jo per shpifjet e ndyra qe helmojne opinionin dhe denigrojne personin. Eshter nje amoralitet i rralle ky qe ca mizerabel qe shpifien e kane profesion, ulerijne per te drejtat e lirite e tyre. Po lire jone per te jetuar te qete ku eshte? A e kuptoni sa te ndyre jeni saqe i keni kthyer gazetat tuaja ne letra higienice dhe justifikoheni se ka dale internet? Turp per gazetaret dhe uni-juaj, se qe opozita eshte ajo qe eshte kete e dime.
Drejte e ke ti Erebara,po a ka vares qe ta kundershtoje Edverin!?