Replikë një “bashkëkombasi kosovar”

13 Nëntor 2015, 17:14Blog TEMA

Nga Roland Luçi*

Meqë një zotëri, që përzihet në të gjitha fushat, kishte dhënë mendime dhe sugjerime se si duhet të gëzojnë kosovarët, madje edhe se si mund ta prezantojnë ata sa më denjësisht krijesën hibride me emrin-shtet të Kosovës, po përmbledh vetëm shkurt nja dy mendime.

Ore zotëri, Kosova dhe i ashtuquajturi shtet i saj, i krijuar nga ca pazarllëqe alla-Ahtisari, nuk ka nevojë të sforcohet aq shumë me lobingje, shpenzime, ngjirje zëri ndër tribuna virtuale, thirrje gjoje patriotike deri në përfaqësim autentik në sport, si shtet dhe komb i veçantë, me një flamur, të cilin e ndiejnë të vetin edhe romët, serbët e turqit, po aq sa shqiptarët (a thua ka nevoje të shpjegoj domethënien e flamurit të Republikës së protektuar të Kosovës), duke tentuar kështu, tinëzisht, në nxitjen e idesë antikombëtare të “dy kombeve” shqiptare, ku një “matosh” më i mbrapshtë se ky mban flamurin në këtë orgji antishqiptare.

Shqiptarët e kanë kombëtaren e tyre dhe, madje, si një simbol të gjallë të ekzistencës së një Kombi të vetëm e të bashkuar. Jo vetëm që nuk ka nevojë për “kombëtare” të dytë, por është, sipas meje, një hap historikisht i gabuar në rrugën e ndarjes përfundimtare edhe etnikisht të popullsisë, që jeton në Kosovë, nga trungu i shtetit amë.

Nuk ka ndërkombetar e amerikan, i cili të ndalon që brenda muajit të mbahet një referendum, ku populli të shprehet pro apo kundër bashkimit me Shqipërinë, për sa kohë nuk është trullosur fare nga “matoshët e beratët”.

Nëse iu duket hap i rëndë ky i referendumit, le t’ia nisni së pari nga kthimi në identitet i trojeve shqiptare, që serbët i quajnë Kosovë, por për shqiptarët etnikë quhet Dardani.

Kurse, për trashëgiminë sportive, që “shqiptarët e Kosovës” paskan pasur, ku e ku më cilësorë se “shqiptarët e Shqipërisë”, me pika kulmore disa emra, si Prekazi e Fadil Vokrri, dua t’i kujtoj Buzhalës se talente të tillë, më tepër se për vendin e vet, performancën e tyre e vunë në dispozicion të reputacionit të Serbisë dhe sportit serb, në dispozicion të argëtimit të publikut serb në Beograd, në ndryshim nga ne, “shqiptarët e Shqipërisë”, që talentin dhe angazhimin tonë, që Berati nga Kosova e quan “balet”, e kishim të pastër, shqiptar, në shërbim të Shqipërisë e të popullit shqiptar.

E të mos harrojmë se këtej, ku luhej “baleti”, merreshin dhe medalje ari e argjendi, shpalleshin shqiptarët kampionë europianë e botërorë në sporte që serbët, të cilët argëtoheshin në arenat e tyre nga “shqiptarët kosovarë”, nuk lejonin as të ekzistonin si nocione.

*Ish-futbollist i Kombëtares

19 komente në “Replikë një “bashkëkombasi kosovar””

  1. Drenicak says:

    Berati njihet si nje djal i lazdrum !
    Mendoj qe politika ,akademija e shqioris duhet me ban me shume per ta shty perpara bashkimin sepse ne Kosove rreziku me i madh eshte asimilimi i shqiptarve ne turkoarab…

    1. Dardan says:

      Krijes hibride dhe i ashtuquajturi shtet i kosoves i krijuar nga pazarlleqet alla-ahtisari.

      Keto jan disa nga frazat e urrejtjes ultra sllave qe ka qendis ne shkrimi e tije ky kpili i kral nikolles.

      Nga shkrimi qe ka ber ky kopili i kral nikolles ronaldi tregon urrejtjen patologjike qe ka ndaj shtetit te kosoves. Republikes se kosoves per te cilen jan derdhe lumej gjaku e kan luftua disa gjenerata.

      Ky sllavi hibrid ronaldi kopil i mbeturinave te kral nikolles ne veri te shqiperis tregon gjithe urrejtjen qe ka ndaj shtetit te kosoves duke perdore si pretekse shkrimin e nje sharlatani si Berat Buzhala.

      Roland luci he i biri shkins mos e kruje me djem te dardanis. Buzhala eshte sharllatan po ti je hibrid sllave.

      1. Gramozi says:

        I nderuar Dardan ( qe i tille s’mund te jesh ),
        gjaku qe eshte derdhur ne trojet e Dardanise u derdh nen flamurin tone kombtar, per te qene te sinqerte mos haroo se eshte derdhur edhe gjak nga djemte shqiptare.
        Ky gjak nuk u derdh per te krijuar nje flamur si ai i Kosoves, por ideali i ushtareve te U.C.K-se ishte dhe do te mbetet bashkimi i te gjitha trojeve nen flamurin e kombit tone.
        Sa per bashkim ne si popull duhet te organizohemi qe bajme nje referendum mbare kombtar per bashkim.
        Duhet te gjithe te ndergjegjsohemi se me politikanet qe ne kemi nga te dy krahet e shqipse gjysma jane te shitur ca te serbi dhe ca te greku dhe atyre nuk i intereson ky bashkim, sepse kane interesa tregtare te pa imagjnueshme mes tyre.
        Kjo ndarje dhe ky mosbashkim sic duket i intereson se shumti atyre dhe ata kane emisaret e tyre si matoshet dhe buzhalet stj te shitun.
        Une dhe femijte e mij kurre Kombin dhe Atdheun tone nuk do t’a nderronim me asnje komb apo vend sado i mirqene qofte.
        Ne kemi nje Atdhe , nje Komb,nje Flamur.
        Lavdi deshmoreve te kombit shqiptar te te gjitha kohrave.

      2. Epiriíiiiiiii says:

        Dikur….. Pas lufte mendoja se Bashkimi i Kombit do te ishte i afert, por sot, me kalumin e kohes eshte 1????? e madhe. Mendoj se dalngadale presioni dhe propaganda SerboRuse po ja del te krijoj 1 shtet Hibrid. Bjonda Bardhosh Shtatlarte por me Kultur e FeArabike Qe flasin Shqip, u kane dhene ne dor edhe 1 cop HartëFlamur me 1 himn kombetar qe i ngjan opere funerali. Mendoj se keshtu nuk shkohet askund…..

  2. nice shkoder locja
    Like e ki nga Berati ( jo nga Buzhala )

  3. enter''" says:

    Nuk mund te kete bashkim me nje popull qe keto vitet e fundit ka kultivuar kulturen e islamit ekstrem, nje popull qe ben feste kur fiton Erdogani ne zgjedhje, nje MBI TE GJITHA ME NJE POPULL QE CON NE SIRI DJEMTE E SAJ PER TJU BASHKUAR ISIS.

    1. Urimi says:

      Per ty “enter”!
      Urojme qe te kemi sa me pak njerez si ti “enter” e si berati qe jo vetem se nuk dini se ç’thoni por as qe e kuptoni veten tuaj vetem se e deshmoni se jeni fundrrina,sa per dijenine tende “enter” ne siri ka mjerisht edhe disa djem nga shqiperia bilez bashke me familje te gjoret shkuan prandaj as ata nga kosova as ata nga shqiperia nuk e perbejne kombin,por ajo qe eshte me e dhimbshme eshte se mjerisht kemi akoma njerez si ti qe enderrojne ne greqi me shume se per shqiperine e bashkuar ashtu siq kemi edhe ne kosove disa qe enderrojne serbine me shume se shqiperine e bashkuar,e epr kliken tuaj duhet te kemi vetem nje urim:kurre mos u gzofshi.

    2. Ilir Kaduku says:

      Z. Roland Luci ka qene nje futbollist i nivelit te larte ne Shqiperi. Pavaresisht se me origjine nuk eshte nga Shkodra, per mua dhe shume tjere shkodrane mbetet nje shkodran tipik dhe frymezimi i rinise shkodrane sidomos ne elementet perendimore te futbollit te asaj kohe ( shpejtesia, agresiveti dhe grinta e paster, loja ne ajer, shikimi periferik, shtatlartesia dhe fiziku i mrekullueshem ). Te mos harrojme se ka qene dhe nje student i shkelqyer. Fjalet qe i kam thene ketij Berat, Korca,Saranda Buzhala me kane dale nga shpirti. Ky provokator nuk mundet kurre t’i kuptoj sakrificat e Boricit, Mirashit, Jukes, Bizit, Zheges, Rragamit te madh e te vogel, Zmijanit,Ndojes, Krajes, Canges, Hafizit, Pukes, Lucit, Arres, Vates, Durres,Sukaj, Rakiqit,etj,etj,etj. Fola per keto emra te medhenj te ” Vllaznise “, fidanishtes dhe djepit te futbollit ne Shqiperi, shume i nostalgjuar dhe i deshperuar per gjendjen ku ndodhet sot ” Vllaznia “. ” Vllaznia “( qe une kam 50 vjet qe ndjek ), me ngjan sot me shume si nje skuader lagje. Keshtu ndodh kur politika futet dhe ne sport.

    3. albaniafirst says:

      enter, ne s’na plas trapi as per islam e as per Erdoganin. Feja jone eshte Shqiptaria. Te gjithe shqiptaret e vertete mblidhen nen flamurin kuq e zi te Skenderbeut pamvaresisht nga feja qe mund te kene. Eshte ai flamur qe eshte simboli jone i bashkimit dhe ky eshte qellimi i artikullshkruesit, qe per mendimin tim, ka thene nje te vertete te madhe. E kujt i duhet ai palo flamur qe i kane dhene Kosoves? Se cilit flamur i falen kosovaret e treguan ne ndeshjen e fundit te futbollit.
      Ne se kushtet politike dhe ekonomike nuk jane per bashkimin politik te Kosoves me vendin ame, Shqiperine, atehere le te bashkojme institucionet duke filluar nga ato te shportit. E perse na duhen 2 kombetare, kur jemi vec nje komb i vogel 3-4 miljonesh?
      Le te unifikojme tekstet shkollore, ligjet, kodet, sistemin energjitik dhe shume gjera te tjera qe do ti paraprijne nje bashkimi politik. Le te hiqen barrierat doganale, bile edhe kufiri te zhduket. Nuk na duhen kufij midis krahinave shqiptare dhe Kosova nuk eshte tjeter vetem thjeshte nje krahine e Shqiperise. Artikullshkruesi ka goditur ne shenje kur thote se eshte e panevojshme harxhimi i kote i energjive per te promovuar nje shtet te dyte shqiptar, kur energjite tona duhen fokusuar ne perpjekjet per te cilat dhane jeten djemte e Kosoves dhe Shqiperise, ate te bashkimit kombetar.
      Naturisht qe keto gjera ty nuk te interesojne qekur vendose te ndryshosh kombin tend per nje tjeter. Rrenegate ka patur, ka dhe do kete cdo komb, ne kuk bejme perjashtim nga ky rregull. Ju jeni nje nga ata qe mendoni se duke futur “pyken” e fese, do te ndani shqiptaret. E ke kot qe sforcohesh te arrish nje objektiv qe njerez dhe fuqi shume me te medha se ty se arriten dot ne shekuj. U perpoqen, romaket, turqit, greket, serbet qe te zhdukin kombin shqiptar, por kurre nuk e arriten sepse ne jemi nga kombet me vitale te planetit. Kemi qene, jemi dhe do vazhdojme te jemi ne ate cope toke qe na ka mbetur; do apo nuk do zoteria jote apo te tjere si puna jote.

  4. nje ish myslyman says:

    Eshte ashtu Enter”’, shume e drejte . Dhe jam i sigurt qe , neqoftese behet nje referendum ne Shqiperi per bashkim me Kosoven , fiton “JO” .

  5. ku jane 4 pucistat e 21 janarit ?! says:

    DY FJALE PER ZOTIN ROLAND !

    JAM SHUME DAKORT ME CFARE SHKRUANI

    E LEXOVA BUZALEN DHE NDJEVA KEQARDHJE

    TIPA TE TILLE JANE SI LUBONJA,NGJELA…ROLAND QAFOKU ..ETJ QE DUAN TE DUKEN..TE KRIJOJNE ZHURME…THJESHT DEBILA E KANE PAK…

    ME FJALEN “BALET” E KA ,,,JERE FARE

    TE KISHA VESHET E BUZHALES NUK DO DILJA NE FOTOGRAFI AQ ME SHUME TA NXIRRJA NE SHTYP…

  6. dfg says:

    Buzhalla ka bere te njejten gje kur duhej te FESTONIM ne te dy anet e kufirit,si ajo qe beri ANTISHQIPTARI Duka me disa rrog-care te tij ,qe pa u shuar jehona e KUALIFIKIMIT ulurinin se MERITEN PER KETE NUK E KA DE BIASI,por DUKA!!!
    Se De Biasi para se te vinte ne Shqiperi ishtre NJERI PA IDENTITET etj!!!
    Per cfare duheshin thene keto fjale te POSHTRA,kur te FGJITHE SHQIPTARET neper bote dhe SHTYPI BOTEROR lavderonin ne kulm FITOREN HISTORIKE dhe MERITEN KRYESORE TE DE BIASIT!!!
    Duka aty ishte edhe me pare!
    Lojtaret,qe zgjodhi vetem De Biasi,aty ishin edhe me pare,por pse Shqiperia dilte e fundit apo e pareafundit ne cdo kompeticion???
    De Biasi mblodhi mbi 50 lojtare te mrekullueshem,ndersa me pare,AS KUR U ZHVILLUA MIQESORJA ME…..ARGJENTINEN…NUK U GRUMBULLUAN TE GJITHE LOJTARET!
    Ja pra ku eshte dallimi i madh midis HAJDUTERISE SE DUKES dhe NDERSHMERISE SE DE BIASIT!!!
    NUK E DESHEN FITOREN Duka me shoke se NUK FITOHET PARE E MADHE ME FITORE,POR ME….HUMBJE!!!
    Sikur t’ia jepnin 3 piket Danimarkes,llogaria e Dukes do mbushej aq PLOT sa do derdhej,ndersa tani…..TE HEQIM DE BIASIN se nuk e perballojme dot rrogen e tij!!!
    TURPI JU MBULOFTE O NDYRESIRA ANTISHQIPTARE!!!

  7. evgjitngrenesi says:

    ha ha, ”enter”-i, fuks i eip-it, ben si shqiptar! kaq ta besh dhembin ti, lubinja, ”beograd” buzhala, dhe ”evgjit” matoshi, kosova do ti bashkohet shqiperise ,sepse aty e ka vendin e saj. te gjithe ata qe nuk jane me kete mendim, ose jane turko-evgjite, ose vegla te serbise , si puna e isa mustafes.

  8. riti says:

    Roland Luci pikes i ke rene , dy kombetare demton Shqiperine e kryesisht Kosoven ,sot situata nderkombetare kerkon nje shtet Shqiptar [edhe me te metat qe kemi ne si Shqiptar],kerkon nje ekonomi te bashkuar ,nje kombetare qe eshte e do te jete ambasadorja e kombit tone ,e mbi te gjitha nje ushtri te popullit shqiptar ,buzhallat e matosht nuk po dihet se kush i ushqen ,por po punojne kunder kombit tone, Ne vitet 80 prishtina e fadil vokrit na kenaqte kur e ndigjonim ne radio prishtina ,por vitet e panos ,cecos ,bizit ,memave etj,etj,ishin vite te arta te fubollit tone,buzhalla e ka me te ndigjume se ky akoma nuk kishte lindur ,Sot me shume e me shpesh po flasin maskarenjte e tradhetaret se sa njerezit e ndershem e patriote , Cuditem se si njerezit atdhetare heshtin ndersa funderrinat vetem lehin ,e lehin ,e lehin ,Kur fadil vokri luante tek partizani i beogradit i famshmi kushta na nderoi me ate kualifikim historik ,apo ishte balet o baxhell, o injorant i kohes sone ,

  9. Dardani says:

    Po care suksesi ka arritur shqiperia kur ne 100 vet 1 medalje olimpike se ka

  10. Flora says:

    Mjafton te shikosh emrin e njerit dhe tjetrit: Roland(emer joshqiptar)dhe BERAT. Kaq s’ke cka komenton me shume. Kur une dhe kosovaret luftonin per flamur, ne Shqiperi na quanin budallenj qe po luftojme per nje lecke! “Pse nuk shkoni te shkolloheni ne Beograd?” keshtu thoshin “patriotet” nga Shqiperia. Per nje nene nga Shqiperia eshte fat qe vajza t’i martohet me nje te huaj ndersa denim me nje kosovar, fatkeqesisht! Uhhaaaa sa shume do thosha per keta pseudopatriotet. Per Kosoven shtet te forte!

  11. Barak obama says:

    O Luc kari po hajt beni nje referndum ne Shqiperi per bashkim me Kosove dhe ta shofim se sa perqind e popullit te shtetit shqiptare do e deshironin nje gje te tille!??

    1. albaniafirst says:

      provoje dhe do e shohesh se 99% e shqiptareve do ti thone “PO” bashkimit

  12. Behari says:

    Tendeca për ekzistimin e “kombit kosovar” me hir ose me pahir, është antishqiptare dhe prosllave, arsyet janë këto (kush ka nervat me lexu):
    1. Shqiptarët gjatë tërë historisë si grup kolektiv kanë pasur një emër, porse ka ndryshu si emër duke përfaqësu prapë të njejtin grup kolektiv, do të thotë ilir (ndoshta edhe pellazg), arbër, dhe shqiptar. I njejti popull vazhdon të ekzistojë në territoret e njejta anipse edhe të t’kurrne. Pra, etnia ja ka japë emrin popullit, derisa sot ka tendenca që të jepet emri në bazë krahines, bie fjala, kosovar, shqiptar vetëm për ata të Shqipërisë, maqedon, çam apo malazias, e kjo do të thotë ndryshim identiteti dhe zvogëlim të faktorit shqiptar, e gjithë kjo në favor të sllavëve. Dua të themë se ka pas raste kur shqiptarët nga etnia, por të integrun në malazias, ose serb, ose maqedon, ose aravanitas shpesh herë kanë luftu kundër vetë shqiptarëve!!!
    2. Shtetësia e Kosovës e forcon kombin shqiptar, si hap pararendës drejt Shqipërisë Natyrale. Që këtej, citoj Kushtetuten e Kosovës: Neni 3 “Republika e Kosovës është shoqëri shumëetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera…”. Pra, çartas tregon për shtetin e shqiptarëve.
    3. Duke e ruajtur kombësinë shqiptare, e ruajmë gjuhën, kulturën afatëgjate, duke u ndarë ligështojmë vetveten, ashtu siq kërkonin serbet që shqiptarët e Kosovës dallojnë nga ata të Shqipërisë. Në fakt, dallimet janë gjatë 100 viteve, kurse të përbashkëtat i kemi më shumë se 2000 vite. E kushdo nuk ndjihet shqiptar, e ka mundësinë të ndjehet si deshirojë, por mos tentoni ti mohoni ndjesinë shqiptare në Ballkan!
    Që këtej, duhet jo vetëm të flasim shqip, por edhe të frymojmë shqip, që të mbrojmë vetvetën nga falangat kërcënuese!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje